InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

HISTORIA E DHIMBSHME E OSMAN TAKËS, SI LINDI VALLJA QË SOT KËRCEHET NË ÇDO AHENG

17 Gusht, 2020
in Artikuj, Histori, Kulturë
A A
HISTORIA E DHIMBSHME E OSMAN TAKËS, SI LINDI VALLJA QË SOT KËRCEHET NË ÇDO AHENG

Tradita jonë është e mbrojtur në shekuj me gjak dhe askush nuk ka guxuar që ta prek. Sot e kësaj dite na vijnë këngë, valle e melodi që duken sikur kanë jetuar brenda nesh gjatë gjithë kohës, e kur i dëgjojmë çlirohet gjithë energjia që kemi mbajtur brenda vetes. Një nga vallet epike-lirike është edhe ajo e Osman Takës, burrit të rrallë konispolit, jeta e të cilit ndryshoi falë atyre tingujve.

Legjendat janë të shumta që flasin për vallen e famshme, për prejardhjen e për emrin e saj. Në Çamëri edhe sot e kësaj dite vazhdon që të tregohet një legjendë, legjenda e Valles së Burrave Konispolitë që u quajt më vonë Vallja e Osman Takës.

Fisi i Takajve ishte me origjinë nga Skrapari, por pas rënies së murtajës në zonën e Konispolit dhe fashitjes së njerëzve në krahinë, fisi u shpërngul aty, duke marrë parasysh edhe ndjenjën e thellë të atdhedashurisë që ata kishin. Aty edhe ka lindur Osman Taka, një djalë me trup elegant, i pashëm dhe burrëror, përfaqësues tipik i familjes aristokrate.

Historia zhvillohet gjatë kohës së pushtimit të Perandorisë Osmane. Konispoli në atë kohë ka qenë qendër administrative e cila kontrollohej nga ana ushtarake nga “Karakolli i Qafë Botës” që ndodhej në kufi me Sajdën, ose e thënë më mirë posta kufitare turke e cila ruante rendin si në Konispol edhe në Filat. Kjo trupë komandohej nga komanda ushtarake turke në Janinë. Trupa e karakollit turk, një oficer dhe 5 ushtarë, falte të “xhumane” (falej në xhami ditën e premte), njëherë në xhaminë e Konispolit dhe herën tjetër në xhaminë e Filatit. Këtu nis rrugë edhe tregimi i mrekullueshëm i Osman Takës.
Një oficer osman i shoqëruar nga pesë ushtarë sapo kishte falë xhumanë (falja e ditës së premte) dhe tek po kthehej ndeshë në rrugë dy femra. Atë të premte gratë ishin të veshura mirë e me fytyrë të mbuluar sipas traditës, këto dy vasha ishin gruaja dhe motra e Osman Takës, të cilat kishin marrë rrugën nga Shehati për në Cucat për një vizitë të parashikuar. I pari komandanti turk, u zuri rrugën grave dhe u çoj shaminë dhe u pa fytyrën, duke thënë sa të bukura ishin, “ifrret jalem” marshallah. Si të zëna në faj gratë largohen që aty, sakaq mbaruan sebepin në Mullenj dhe u kthyen në shtëpi. Të turpëruara nga ngjarja, se sipas zakonit quhej turp që të shikohej fytyra e femrës nga burra të huaj që nuk janë të familjes së saj, ose nuk është bashkëshorti. Motra menjëherë i thotë Osmanit, që trupa ushtarake turke, që fal të xhumanë, iu kishte zbuluar fytyrën.

Për këtë turp Osmani do të merrte hak. Mblodhi burrat tek Oda e Madhe e Takajve dhe u mor vendimi, që komandanti me gjithë ushtarët, do të ruhet me kujdes dhe kur të kanë radhën për t’u falur në xhaminë e Konispolit dhe do të vriten. U tha dhe u bë, u ruajt radha, trupa u fal në Filat, dhe i erdhi radha për në Konispol. Osman Taka me 4 djem trima konispolatë, i zunë pusinë në udhë të re trupës që vinte nga Karakolli turk.

Komandanti dhe katër ushtarët e tij u vranë, kurse një nga ushtarët u la i gjallë nga Osmani për t’i çuar porosi komandantit në Janinë. Trimi i tha: Po të lë gjallë, t’i tregosh komandantit tënd në Janinë se kush jam unë dhe se nuk ka ushtar e oficer të prekë femrën konispolite, çoji selam nga Osman Taka i Konispolit.

Pasi u morr porosia në Janinë, Osman Taka u shpall në kërkim.

Për kapjen e Osmanit, Veliu i Janinës, me ferman nga Porta e Lartë, jepte 5 mijë napolona floriri. Osman Taka u arratis dhe për disa muaj qëndroi nëpër fshatra e vende të ndryshme të Çamërisë, deri sa ra në derën e një miku tradhtar. Nasho Gërxhua ishte një çoban i njohur, i cili kishte tre djem.

Nashua, pasi mirëpriti në konak Osmanin me shokë, u dha mish e raki, i dehu dhe pasi u sigurua se janë në gjumë, u nis për te karakolli osman i Qafëbotës që të spiunonte dhe të fitonte 5 mijë napolonët.
Ushtarët e pritën: “Lepe Nasho efendi – i thanë, – ç’e mirë të solli. Atëhere – u tha – unë kam Osman Takën dhe trimat e tij në stanin tim!” Je i sigurt i tha komandanti i Karakollit. “Po – u tha Nashua – edhe i kam dehur!” Menjëherë u lajmërua Janina dhe u nisën taborrët me ushtarë. Nashua i thotë komandantit turk “Dua paret, 5 mijë napolonat flori, që i keni taksur, për kokën e Osmanit”, ndërsa komandanti i tha “Nasho do t’i marrësh, por pasi të zemë të gjallë Osman Takën”. Pasi i lidhen duar e këmbë e mbajtën sa erdhën trupat ushtarake nga Janina. Trupat ushtarake me Nashon të lidhur, ecën me shpejtësi dhe e rrethuan stanin, u folën djemve të Nashos që të dorëzonin vrasësit të gjallë, në të kundërt do digjeshin të gjithë brenda në kalive. Osmani me trimat, filluan menjëherë të qëllojnë kundër turqve.

Gjatë luftimeve ndërmjet taborrëve turq dhe Osman Takës e trimave të tij, u vranë dy djem të Nasho Gërxhos, një nga shokët e Osman Takës. Në fund pasi u mbaruan fishekët, Osman Taka dhe tre trimat e tjerë i kapën të gjallë dhe i çuan në burgun e Janinës, ku pas një muaji Gjykata e Janinës i dënon me vdekje, varje në litar.

Lajmi u përhap në gjithë qytetin e më gjerë. Ekzekutimin do ta ndiqte vetë Veliu i Janinës, Hasan Beu me të shoqen. Kryerjen e ekzekutimit do ta bënte Kadiu Mexhit Bej, i cili më parë i pyeti të dënuarit se cila ishte kërkesa e tyre e fundit për këtë botë? Osman Taka i tha: Kërkesa ime e fundit në këtë botë është e çuditshme. Dua një sufra (tepsi shumë e madhe në të cilat bëhej bakllavaja) dhe sazet e Filatit të Konispolit për të kërcyer një valle që ne e quajmë “Vallja e Burrave të Konispolit”. Dua orkestrën e Braho Salametit. Kërkesa u plotësua! Melodia e sazeve filloi! E rrallë dhe e bukur!

“Çish të shikoje Osmanin një valltar elegant, me pamje të rrallë, burrë që kërcente aq bukur, sa që Hasan Bej, me gruan e tij Xhemile Hanëmin u çuan në këmbë, e cila tha: Po ky është rrap, nuk kam parë burrë si ki, i hjeshëm, trim, elegant, nuk kam lënë vend të perandorisë pa shkelur dhe nuk kam parë të tillë div, të tillë artist, ky është lindur për të jetuar, për të argëtuar veten dhe ne!” Xhemile Hanemi ju drejtua, Mexhit beut: “Gjynah të varet ky njeri dhe këta burra. Unë do të ndryshoj fermanin në Portën e Lartë dhe u ngjit në podiumin e varjes dhe kërkoj vallen të luhej përsëri, ku Osmani e kërceu më me krenari dhe me virtuozitet, Vallen e Burrave të Konispolit.

Kështu, një valle që dikur quhej Vallja e Burrave të Konspolit, i shpëtoi jetën një njeriu, emrin e të cilit mban edhe sot Vallja e Osman Takës.

* Pjesë të shkëputura nga kujtimet e Petrit Ali Mullës

Të Lidhura

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?
Artikuj

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?

6 Korrik, 2025
Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt
Kulturë

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt

25 Qershor, 2025
U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat
Kulturë

U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat

25 Qershor, 2025
Agron Polovina – A Life Dedicated to Art, Heritage, and the New Generation
Kulturë

Agron Polovina – A Life Dedicated to Art, Heritage, and the New Generation

25 Qershor, 2025
EKSKLUZIVE/ Agron Polovina – Një jetë në shërbim të artit, trashëgimisë dhe brezit të ri (INTERVISTA)
Kulturë

EKSKLUZIVE/ Agron Polovina – Një jetë në shërbim të artit, trashëgimisë dhe brezit të ri (INTERVISTA)

25 Qershor, 2025
Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë
Kulturë

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

23 Maj, 2025

TË FUNDIT

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi i të riut, akuzon të dashurën: Më rrahu në makinë
Aktualitet

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi i të riut, akuzon të dashurën: Më rrahu në makinë

8 Korrik, 2025

Kristjan Asllani drejt largimit nga Interi, Betis Sevilla në garë për firmën e tij
Sport

Kristjan Asllani drejt largimit nga Interi, Betis Sevilla në garë për firmën e tij

8 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 8 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 8 Korrik 2025

8 Korrik, 2025

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë
Aktualitet

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë

7 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com