InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

EMCDDA: Droga po na mbyt, drejtësia po dremit

26 Korrik, 2020
in Artikuj, InfoPress
A A
EMCDDA: Droga po na mbyt, drejtësia po dremit

Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA), disa ditë më parë, përmes një raporti ka ngritur alarmin se organizatat e drogës në Shqipëri po u shërbejnë politikanëve duke: zhvatur bizneset përmes gjobave, mbështetje të kandidatëve në zgjedhje ose frikësimin e kundërshtarëve politikë, shkatërrimin e opozitës, prishjen e tubimeve partiake, manipulime të rezultateve të zgjedhjeve dhe financimin e fushatave elektorale në shkëmbim të imunitetit nga ndjekja penale.

Filli i reformës zgjedhore dhe numri i të infektuarve nga pandemia e COVID-19. Mazhoranca nuk foli as fare, ndërsa PD e LSI komentuan përmes daljeve publike të Luan Ramës dhe Enkelejd Alibeaj. Të dy nga selitë respektive, për të dalë më pas në qëndrime politike. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj që s’mbahet mend se kur ka dal të flas për publikun për gjëra vërtetë serioze dhe të rëndësishme për të, të paktën këtë herë duhet të tregonte një qasje. Por heshtja e institucioneve të ligjit, dhe jo vetëm atyre është bërë kthyer në një rutinë demode por që të vret po njësoj sa droga e krimi që ka kapur pushtetin.

Vendi po zien nga afshet e drogës, kultivimi dhe tregtimi i hashashit vendas. Gazeta “Si” ka treguar herë pas herë me dëshmi nga dosjet e hetimit të policisë apo prokurorisë se hashashi i mbjellë ka zbritur deri në rrethinat e kryeqytetit, se tregu i drograve po lulëzon në mes të Tiranës. Aq shumë është zhvilluar ky fenomen sa po fut në një krizë sociale të fortë gjithë shoqërinë. Kemi treguar raste sesi të rinj bien pre e trafikut dhe përfundojnë burgjeve, sesi të tjerë lënë peng çfarë të kenë pasuri për të marrë dozën e dëshiruar, kemi treguar sesi bare, restorante, markete, bilardo dhe klube nate janë kthyer si tezgat ambulante të drogës dhe familjet janë shkatërruar.

Dhe megjithëse gjithë ky trafik është kaq i dukshëm dhe po bëhet sërish kaq dominues edhe pse kufijtë janë mbyllur për shkak të pandemisë, nuk ka asnjë rezultat konkret. Gazeta ka treguar plot raste si në vend të padronëve janë kapur shpërndarësit e vegjël dhe barinjtë. Janë futur në burg kryepleqtë, por jo pronarët e parcelave me hashash. Kemi treguar se si në mënyrë të çuditshme edhe kur ka pasur prova ato nuk kanë çuar tek padronët e trafikut. Sigurisht ata janë lidhur me pushtetin sicc edhe vëren raporti i EMCDDA.

Policia vetëm nuk i jep drejtim zgjidhjes së kësaj situatë të rëndë. Ca me keq edhe ministri aktual që edhe pse ndihet i lodhur është shumë efektiv kur përdor vartësit për të kërcënuar të prekurit nga Covid-i të mos dalin nga izolimi, por pa mundur të izolojë një virus edhe më të madh që është krimi, i cili ka hyrë tani aq thellë në trup të shoqërisë sa i ka prekur jo vetëm institucionet, por edhe i ka rrënuar imunitetin. Por edhe reforma në drejtësi, institucionet e reja të saj dhe as vettingu me sa duket ende nuk po fuksinojnë. Shoqëria shqiptare po bërtet për ndihmë se krimi e droga po e mbysin sa nuk po shikojnë dot më të ardhmen.

Të Lidhura

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026
Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026
Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026
Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.
Artikuj

Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.

16 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti

21 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami ngre alarmin për shpopullimin: “Shqipëria po tkurret, kjo krizë demografike nuk mund të injorohet”

20 Gusht, 2026

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com