Nga Enada CIKO
Përhapja e frikës së koronavirusit do të kujtohet në histori si një nga mashtrimet më të mëdha për të manipuluar ekonomitë, shtypur mendimin ndryshe dhe për të detyruar ilaçet e mandatuara.
Sistemi mjekësor drejt të cilit po shkojmë është një sistem mjekësor vertikal, nga lart poshtë, i kontrolluar totalisht nga industritë e mëdha farmaceutike, agrare dhe prodhuesit e mëdhenj te vaksines duke shtuar se objektivat e zhvillimit të përkrahura e nënshkruara nga OKB e nga të gjitha vendet anëtare janë modeli i një utopie, të cilit i është shtuar një tjetër dokument që thotë se ‘mënyra për të arritur tek utopia është imunizimi i të gjithëve, pra vaksinimi i të gjithë personave të planetit’.
Firmat farmaceutike hasin shumë vështirësi për miratimin dhe prodhimin e ilaçeve, duhet kohë dhe miliarda dollarë që të marrin miratimin, ndaj janë kthyer nga vaksinat.Kur pashë programin e vaksinimit, ishin edhe aktivistë të tjerë në këtë fushë, persona si Bob Kennedy që nga njëra anë thotë se është kundër vaksinave, por nga ana tjetër mbështet Hillary Clinton.
Deep State i një grushti personash, nga Fondacioni Gates e Zuckerberg, te Hillary Clinton, komplotojnë me Kombet e Bashkuara dhe elitat e Deep State për të promovuar frikën nga koronavirusi për shkak të injorancës në fushën e mjekësisë. Bazuar te kjo injorancë trembin njerëzit me koronavirusin dhe u thonë që duhet bërë kjo gjë për të mirën e përbashkët”.
A mendoni se vaksinat për koronavirusin do të shpiket dhe do të jetë e detyrueshme për të gjithë?Po thonë se është ky gogoli, koronavirusi, dhe duhet të bësh vaksinën për ta ndaluar. Gogoli është armiku, ndërsa shpëtimtarët janë Bill Gates, Clinton Global Initiative, Edi Rama etj. Kjo është qesharake. Sistemi ynë imunitar është krijuar për miliarda vjet, jemi rritur me viruse e baktere, dhe duhet të luajmë atje jashtë, ashtu aktivizohet sistemi imunitar.
Në fakt po të merrim shembullin e Afrikës, të vendeve si Çad e Xhibuti, ku ka pasur vetëm nga një rast me koronavirus e thotë se ndoshta duhet ndjekur shembulli i jetesës së atyre njerëzve të botës së tretë që jetojnë në diell e hanë atë që rritin në natyrë,e keqja është që nuk po merren më vitamina C e D.
Vetëm kështu mund të forcohet sistemi imunitar. Njerëzit fshihen në shtëpi, përgatiten të pranojnë fashizmin pa u përballur me problemin thelbësor, sistemin imunitar”.
Janë emra të fuqishëm që po imponojnë frikë rreth kësaj pandemie dhe që duan ta shfrytëzojnë në favor të tyre.Politikanët Bill dhe Hillary Clinton,filantropi dhe themeluesi i Micrisoft, Bill Gates, Big Pharma dhe Anthony Fauci, imunologu i këshilluar nga Shtëpia e Bardhë. Që të gjithë duan të përfitojnë nga një vaksinë për të vënë botën nën kontroll. Janë këta emra që po e fshehin të vërtetën rreth koronavirusit,dhe bashkë me këto dhe “Baba Rama”.