Nga Agron PREBIBAJ
Lugina jonë, pasoi Gjergj Kastriotin me tufën e thuprave së bashku.
Zgjedhjet e djeshme në Serbi sollën risinë e bashkimit shqiptarë pas dhuratës së ardhur nga Tuzi, pikrisht tani kur ajo është e demosdoshme për identitetin tonë kombëtarë, me frymëzimin e nacionalizmit të shëndoshë e bashkëpunimin institucional.
Shqiptarët që i përkasin Republikës së Serbisë u frymëzuan nga heroi ynë kombëtarë Gjergj Kastroti (Skënderbun), me mesazhin e tufës së thuprave së bashku, ato nuk mund të thyhen.
Ishte unifikimi politik shqiptarë në trojet e veta por nën Serbi, i cili mundësoj përfaqësimin denjitoz në parlamentin e ardhëshem të Serbisë.
Presheva, shëmbulli më i mirë i bashkimit mes shqiptarëve, tashmë krenaria jonë kombëtare dhe referëncë përbashkimi për shqiptarët e Maqedonisë Veriut, e pse jo lekson politik për demokracinë e shteteve shqiptare Kosovë e Shqipri.
Krenar me Luginen tonë, e cila zgjoi ndjenjën kombëtare, e cila sot është e demosdoshme për secilin komb, krenaria vjen kur ata sot marrin përfaqësimin e drejtë kur janë vetëm të bashkuar.
Urime, e Zoti i bekoftë bashkëkombasit tanë!