InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Një kryeministër me heshtje kirurgu…

30 Prill, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Një kryeministër me heshtje kirurgu…

Nga Elona CASLLI

Kirurgjia e çon domosdoshmërinë themelore të profesionit mjekësor deri në kufirin më të skajshëm, ku njerëzorja prek hyjnoren- do të shprehej Kundera

Teksa po lexoja romanin e Kunderës të titulluar” Lehtësia e padurueshme e qënies” përballem me një përshkrim analitik të ndjesive të një kirurgu.

Ma tërhoqi aq shumë vëmendjen ky përshkrim, sa në pamundësi për të pyetur Kunderën se si kish arritur të ngjitej deri në lartësi të tilla, vendosa të pyesja një kirurg shqiptar.

Ia dërgova përshkrimin dhe e pyeta nëse ky përshkrim përkonte me përjetimin e vërtetë të një kirurgu.

“Ka momente, po! Sidomos kur shpëton ndonjë që duket pa shpresë! Më ka ndodhur para disa muajsh me një vajze 26 vjeçe shtatzanë, që u operua 3 herë për 5 ditë dhe shpëtoi! Ke ndjesi që nuk përshkruhen dot! ‘ u përgjigj kirurgu.

Vallë, kush e di këtë histori?!

Sigurisht që çdo histori ka publikun përkatës, sepse përfshin personazhe. Dhe nga historia në histori ndryshon veçse numri i spektatorëve në publik.

Hamendësojmë që kirurgu pas një dite të lodhshme pune do ta ketë ndarë me familjarët e tij, ndonëse mendoj se ngjarje të tilla pas një përvoje të gjatë, kthehen në rutinë dhe njeriu e përjeton në vetmi, rutinën e profesionit të tij.

Nga ana tjetër shtrihet publiku i pacientes. Në kësi rastesh emri i kirurgut do të jetë përmendur në mbledhjet familjare teksa rrëfehet historia.

Historia rrëfehet nga një i afërm tek një tjetër me frazën hyrëse : “Ishte duke vdekur, por ai e shpëtoi.

Dhe kirurgu do të ketë gjithmonë vendin e tij në këtë familje. Dhe nëse ndonjë spektator nga publiku fisnor, do të ketë të njëjtin problem, do të drejtohet me siguri tek i njëjti kirug që i shpëtoi jetën të afërmes së tij.

Dhe historia mbyllet këtu.

Sigurisht që tek lexuesi lind natyrshëm pohimi- Kirurgu vetë e ka zgjedhur atë profesion. Kjo është detyra e tij.

E drejtë. Kjo është detyra e një kirurgu.

Por, lind pyetja: Kryeministri që kemi zgjedhur ne, ç’detyrë ka?
Kirurgu e ka zgjedhur vetë profesionin e tij dhe e ka për detyrë.

Po Kryeministri që kemi zgjedhur ne, ç’detyra ka?

Po ne si taksapagues, në raport me
Kryeministrin çfarë të drejtash kemi?

Këtu na kyçet goja të gjithëve.

Shpesh ndaj mjekut nuk ka asnjë akt mirënjohjeje, sepse themi e ka për detyrë, sikundër ndaj kryeministrit nuk ka asnjë akt revolte, sepse e kemi ne për detyrë, nënshtrimin.

Pra, jemi llogaridhënës ndaj atij që kemi zgjedhur. Ndërkohë duhet të ishte e kundërta. Nuk duhet t’i japim llogari kryemimistrit, por duhet t’i kërkojmë llogari.

Sikundër nënvizojmë detyrën e kirurgut, duhet të të nënvizojmë edhe detyrën e kryeministrit.

Dhe teksa në krye të artikullit shprehem se do të doja një kryeministër me heshtjen e një kirurgu, nënkuptoj faktin se do të doja një kryeministër pa facebook.

Një kryeministër, që detyrën e tij për të cilën paguhet me taksat e mia, mos të ma servirë si favor.

Një kryeministër, që ndërtimin e një rruge me taksat e mia, mos ta shndërrojë në telenovelë me seri në facebook.

Një kryeministër, që të mos bëjë porno me varfërinë në çdo cep të Shqipërisë.

Një kryeministër, që të mos shfaqet në premierë filmi në kohë tërmeti.

Një kryeministër, që të ma kurseje shfaqjen e fëlliqur të një propagande të dalë boje.

Një kryeministër me heshtjen e një kirurgu.

Post Scriptum- Kush nuk di të heshtë, nuk di as të punojë.

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com