Cfarë po presim?!!
Çdo ditë presim, ditët nuk presin
E jeta na ikën në keto ditë të burgosur…(karantine e quajnë)
Jeta tkurret ose zgjerohet, në përpjesëtim me kurajën tonë…..
Shumica nuk kanë qellime në jetë….
Shumica bëjnë të njëjtën gjë cdo ditë….
Shumica nuk jetojnë jetën që duan….
Mjerë kush bën pjesë tek kjo shumicë….
Heshtja vetëm heshtë, tjetri nuk mund të kuptojë heshtjen tënde, formën dhe mesazhin e saj. Ndaj heshtja heshtë, nuk flet, dhe si rrjedhojë nuk mund të thuash që heshtja ka kuptim. Për mua nuk ka…
Heshtja mbi të gjitha është një ndrydhje e shpirtit brenda një trupi të ligështuar. Në disa raste shfrytëzim i një lirie mendimi të brëndshëm në masa të kufizuara…..
Dështimi i vetëm i vërtetë në jetë është, mosveprimi kur cdo shpresë ka humbur….
Duhet të bësh diçka më shumë sesa thjesht të ekzistosh….
Thua se e don jetën? Atëherë mos e humb kohën, sepse është substanca nga e cila është krijuar jeta….
Nëse sot sa nuk është vonë nuk vendos për jetën tënde, dikush tjetër po përpiqet ne mënyrën më anormale të vendosë për ty….
Sot po instalohet një regjim i ri komunist, që cdo ditë ka si refren fjalën burgg….
Përsëriii mbizotëron heshtja dhe nënshtrimi…..
Ndërkohë çakejtë po bëjnë kërdinë…..