Nga Agron PREBIBAJ
Se vagabondi shqiptar Edi Rama është i frymëzuar me gegofobi, kjo më e vertetuara në realpolitikën shqiptare, por edhe akoma me keq kur përcakton parcala për hakmarrje primitive edhe kjo frymëzim nga etërit e tij komunist.
Zuzari shqiptar Edi Rama, e din mirë historinë identitetit kombëtarë, e din mire se veriorët katolikë me vellezërit e tyre muslimanë mudësuan qënësinë e kombit shqiptarë, e nisuir nga Gjergj Kastrioti, Gjon Buzuku, Bardhi, Budi e Bogdani, e pasuar me kuvendin e Arbnit, me rilindasin Pashko Vasa, me mendimtarët Luigj Gurakuqi, dom Nikoll Kaçorri, e pasuar nga Gjergj Fishta e deri te shënjëtorja Nëne Tereza.
I pabesi shqiptarë Rama, e din fare mirë rezistencën e veriorëve ndaj eterve të tij komunist, e din fare mirë rezistencën e fundit të botës katolike ndaj pushtuesit shqiptarë i “pagzuar” me emrin, djalli komunist.
Mora shkas nga disa komunikime me disa qytetarë të zonës prej a adej nga vij edhe unë, pa mëkatuar në vëçimin e emrit Lekbibaj, apo edhe pse jo katolikë, pasi ata janë pasuria e identitetit tonë kombëtarë, janë ura më e pashembur e kombit.
Në Tropojë asnjëherë nuk ka patur shqetësime fetare, por gjthçka mes vllezërish duke u konsideruar katolikët si qershia mbi i tortë, asnjëhërë pezmatim.Por zona Lekbibaj(NikajMerturi) ka padyshim veçantinë e saj, me tradita e zakone, me një elitë më e pasura në Shqipri, fort besnik e qëndrestarë, fort të dashur e të pa dorëzuar, fort të zgjuar e punëtor, fort liridashës e luftetarë, të vendosur deri me jetën e tyre kunder pushtuesit shqiptar, atij komunist.
Nikaj-Merturi, i ka fituar të gjitha betejat e luftës e të mendjes i vetëm, gjithnjë në përjetësi me frymëzim të mirë për brezat, duke ushqyer vetëm dashurinë e vllazerinë, asnjeherë të imponuar nga shumica por vetëm njerzorë e shumë të dashur.
Nuk do merrem me shkollën e mrekulleshme të mëndjes, atë të jetës së ashper, por do veçoj vetëm një moment historik të Malsisë së Gakoves: Pas reziztencës se fundit ne Shqipri në Qafën e Kolqit nga NikajMerurasit, më pas me 29 shtator 1946(ditën e Shën Mhillit) agresioni komunist në prezencën e 2000 burrave (14-80 vjeç), bëri masakrën më anti-njerëzore duke pushkatuar Fetë Sadikun e Ukë Çunin.Represioni komunist që mbylli gojën të gjithë shqiptarëve në Nikaj-Mertur, duke parakaluar edhe Postribën apo qëndresën Mirditore.
PËR REXH BYBERAJ, KRYEBASHKIAKU I EDI RAMËS
I nderuar, zoti Rexh!
Ju e dini fare mirë se nuk jeni kryebashkiaku i votuar i Tropojes time dhe të tuajën të dashur, por edhe Ju si 60 tjerë, por dorzohu plotësisht para bashkëqytetarëve tu, pasi ata të kanë respektuar gjithmonë, atëherë kur ishit pjesë e PD, ndaj dhe ke detyrim.Ju, në disa mandate, keni qënë pjesë e familjes tonë te djathtë, ne ju kemi sherbyer(PD), por ju sot keni detyrë të sherbeni secilit qytetarë të Malsisë tonë të mirë, pa u ndikuar asjëherë nga fobia Rama, e asnjëherë nga ambicja juaj e tepruar.Shko menjëherë ë Lekbibaj, e puno siç duhet, zhblloko rruget trase të dëmtuara nga reshjet në Tetaj, Palç, Salcë etj.Zoti kryetar!
Po të kujtoj rrugen e Curraj Eper, e cila është shëmbulli më i mirë shqiptarë, rruga e varapimit, e atëletëve të qytetarisë katolike e cila u mundësua nga financat e qytetarëve me pak pasuri, por më të pasurit në shpirt në kombin tonë e më gjerë.
Nuk ta di për nderë, se e ke detyrim për krenarinë tënde.Mos ju merr fytyren njerëzve të varfër për një thes miell e dy kg vaj ti postosh ne fb, mos u hargjo me foto me projektet e kryebashkiakut real Besnik Dushaj, i cili me pa mëdyshje është krenaria e Malsisë së Gjakovës.Puno kudo në Tropojë, aty ku është më importate.
Vrapo shpejt e me këmbë të lehta në mrekullinë ku Zoti pikturoj me mirë, atje në prehrin e bjeshkëve të namuna në Curraj Epër! Leviz e bëhu burre, pa fobinë Rama me vete!Unë, të konsideroj elitë të tonën ne qeverisjen lokale.(ne foto, Curraj Eper).
