InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Domethënia e numrave: çfarë kuptimi ka numri 666?

3 Dhjetor, 2018
in Artikuj, InfoPress, Kulturë, Kuriozitete, Lifestyle
A A
Domethënia e numrave: çfarë kuptimi ka numri 666?

Pitagora mblodhi një grup dishepujsh përreth vetes, duke i detyruar të ruanin fshehtësinë mbi mësimet dhe dijet e komunitetit të tyre. Dënim me vdekje. Fshehtësia ishte e justifikuar nga fakti që pitagorianët ia vishnin numrave, çdo ngjarje të jetës së përditshme.

Ashtu si dhe studiuesit hebrenj që, prej mijëvjeçarësh, kërkonin, dhe kërkojnë edhe sot, domethëniet më të thella të numrave në mësimet e fshehtë të Kabalasë. Po cilat janë numrat më të njohur që lidhen me një kuptim? 

Numri i Djallit

Në botën hebraike nuk ekzistojnë simbole ad hoc për shifrat. Vetëm gërma që, sipas rastit, mund edhe të shërbejnë si numra. Në alfabet nëntë gërmat e para janë për shifrat nga 1 në 9, 9 të tjerat përdoren për dhjetëshet nga 10 në 90, dhe katër të fundit janë qindëshet, nga 100 në 400.

“Fjalët kanë një domethënie preçize. Por kanë edhe një vlerë numerike, sepse përbëhen nga një seri shifrash”, thotë shkrimtari Xhejms Uaserman.

Kështu, gërmat e fjalës “elhoim” që në gjuhën hebraike domethënë “Zot”, korrespondojnë me numrat 1, 30, 5, 10 dhe 40 që, po t’i mbledhësh formojnë 86. Pra, sipas mistikëve, cilado fjalë tjetër me këtë numër përmbledh domethënien e zotit…

Edhe në Bibël ka mesazhe të kodifikuar numerikisht. Në Apokalipsin e Shën Gjonit thuhet: “Kush ka kuptim të numërojë numrin e Bishës sepse është numri i njeriut. Dhe ky numër është gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë”.

Prej pothuaj 2000 vitesh njerëzit përpiqen të deshifrojnë numrin me të cilin Gjoni bënte thirrje të bëhej kujdes nga djalli. Ky kod misterioz, 666 mund të asociohet me emra të ndryshme, sipas kyçit që zgjidhet për të kodifikuar alfabetin.

Në bazë të llojit të kodit, secila gërmë i korespondon një numri të caktuar: për shembull, A është 1, B është 2, C është 3 e kështu me radhë. Janë të mundura kombinime të pafundme dhe rezultati mund të jetë vërtetë i çuditshëm: nëse A është 100 dhe B është 101 e kështu me radhë, mbiemri i Adolf Hitlerit, fyhrerit të Gjermanisë naziste, jep si rezultat pikërisht numrin 666. Por nuk ka siguri mbi faktin që numri i Bishës është pikërisht ky.

Teknikat më të fundit të dekriptimit të papiruseve të Biblës kanë zbuluar edhe një gabim në përkthim: numri satanik, në të vërtetë, duhet të jetë 616. Në këtë rast, gjithë derivimet – përfshirë atë të Hitlerit – do të duheshin bërë nga fillimi. 

Të Lidhura

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026
“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026
Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com