InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Virusi që ka futur në reanimacion demokracinë shqiptare

3 Prill, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Përse bateritë e propagandës janë drejtuar kundër Berishës?

Nga Red VARAKU

Shqetësimi më i madh i këtyre ditëve është fakti që Rama, në vend që të angazhohet në një reagim të përgjegjshëm ndaj pandemisë, po e sheh edhe këtë fatkeqësi si një mundësi për të realizuar projektin e tij për konsolidimin e pushtetit personal dhe asgjësimin e demokracisë.


Këto shtatë vjet, ai ia ka dalë që nëpërmjet propagandës dhe disinformacionit, kapjes dhe përdorimit politik të të gjitha institucioneve, rritjes në mënyrë të frikshme të pushtetit personal, sulmit dhe delegjitimimit i kundërshtarit dhe vjedhjes së zgjedhjeve, të vazhdojë të plaçkisë dhe sundojë popullin shqiptar.


Me të njëjtën strategji, ku interesi parësor është konsolidimi i pushtetit personal dhe asgjësimi i demokracisë, ai po tenton të manipulojë edhe këtë fatkeqësi në dëm të qytetarëve dhe në interes të tij. Për këtë ai sërish po ndjek një strategji të hollë dhe të mirëmenduar.


Së pari, ai është angazhuar personalisht në përhapjen e frikës dhe panikut. Si ai mjeku i keq që fillimisht të alarmon duke të futur frikën për shëndetin, në mënyrë që të të zhvasë sa më shumë. Frikêsimi i shoqërisë është një taktikë e njohur e përdorur gjerësisht nga autokratët, për të justifikuar masat e tyre anti-demokratike. Dihet që për shkak të frikës dhe në emër të sigurisë, njerëzit janë gati të heqin dorë nga liritë dhe të drejtat themelore të tyre.

Së dyti, për sa i përket përballimit ekonomik të kësaj krize ai po ecën qorrazi, me vendime të aty-për-atyshme dhe të paharmonizuara ,pa asnjë plan, ose me një plan pa plan, ku prioritet nuk është mbrojtja e pasurisë së qytetarëve, por vazhdimi me rrjepjen e çdo qindarke të pasurisë publike, nëpërmjet tenderave dhe PPP-ve korruptive.


Së treti, ai po manipulon dhe izolon informacionin në mënyrë kriminale duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Duke deklaruar një numër qesharak vdekjesh dhe të infektuarish, ai ia ka dalë të manipulojë deri tani opinionin publik duke e shitur këtë si sukses të qeverisë.


Së katërti, në vazhdën e strategjisë së një njeriu që kërkon të kontrollojë gjithçka, ai nuk lë rast pa sulmuar poshtërsisht këdo, që e sfidon linjën zyrtare të propagandës së qeverisë, duke u justifikuar me togfjalëshin që “ kjo është luftë”, a thua se në luftë nuk ka asnjë kontroll dhe lejohet gjithçka. Ndërkohë, që dihet që luftërat krijojnë kushte ideale për lindjen e regjimeve autokrate.


Së pesti, ai jo pa qëllim ka degjeneruar normat informale të sjelljes, duke përdorur një gjuhë banale dhe vulgare kundër opozitës, me qëllim linçimin e saj si ‘tradhtare’ në këtë luftë. Në fakt, e majta kriminale shqiptare nuk është hera e parë që mban këtë qëndrim asgjësues ndaj opozitës.


Pra, jemi akoma në fillimet e kësaj krize dhe abuzimi me pushtetin, nën justifikimin e shpëtimit të jetës së qytetarëve i këtij njeriu, ka kapur përmasa të frikshme. Është e qartë që halli i tij nuk është jeta dhe shëndeti i qytetarëve, por realizimi i axhendës së tij, për konsolidimin e pushtetit personal, asgjësimin e demokracisë dhe goditjen e kundërshtarëve.

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com