InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

E Djathta nuk mund të jetë anestezi për të Majtën!

1 Prill, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Kur diktatorët dënojnë diktaturën!

Nga Elona CASLLI

Në qëndrimet e ndryshme mbi ngjarje të mbrapshta nën firmën e Rilindjes, përballesh shpesh me qëndrime të llojit-Edhe në kohën e Berishës, janë bërë këto.

Duket se ky qëndrim është një lloj anestezie, e cila e vë në gjumë ngjarjen dhe revoltën që mund të ngjallë kjo e fundit.

Duket si pjesa e një teatri absurd, ku përligjet paradoksalisht fakti, se meqënëse ngjarje të mbrapshta kanë ndodhur në të shkuarën, ato nuk duhet të na revoltojnë në të tashmen.

Nuk është aspak synimi im të bëj avokatinë e të djathës. Faturat për veprimin apo mosveprimin e saj, i paguan vetë çdo forcë politike.Ajo çka është shqetësuese në këtë mes, është se çështja në fjalë trajtohet si ndeshje futbolli.

Dhe ndeshja del gjithmonë barazim.Janë bërë faje në të shkuarën dhe nuk kemi pse të çuditemi në të tashmen.

Madje do ish mirë, as mos të reagonim hiç. Ky mentalitet përmban frikshëm dy kategori njerëzish:

1. Partiakët. Ata që të vërtetën e shohin veçse me sytë e partisë.

2. Të njesuarit me të mbrapshtën. Ata që janë mësuar me të keqen dhe nuk u bën më përshtypje.

Të dyja kategoritë si kundërargument përdorin të djathtën.Do të doja shumë t’i gjeja një rrafsh logjik, ku ta mbështesja këtë mentalitet, por sipas mendimit tim, nuk ekziston një rrafsh i tillë.

Reagimi ndaj një ngjarjeje të mbrapshtë nuk duhet të vijë si thirrje partiake.Duhet të vijë si thirrje qytetarie.Nëse si argument kundër përdoret Berisha, atëherë dëshmojmë se kemi mbetur peng i partisë dhe debatojmë vetëm me argumente partiakë.

Papërgjegjshmëria e një kryeministri në të tashmen, nuk duhet përligjur me faktin se kjo e fundit ka ndodhur në të shkuarën.Me këtë ritëm, në një ardhje hipotetike të Bashës në pushtet, rezulton se nuk duhet të revoltohemi kurrë.

Sipas kësaj logjike, Basha duhet të bëjë fillimisht skandalet e Rames dhe pastaj ne mund të revoltohemi.Pa arritur barazimin,nuk ka revoltë.

Nëse do të përdorim argumentet partiakë në diskutime, do të lëmë jetën peng brenda tyre.Nëse 30 vite post- diktaturë, nuk na kanë mësuar dallimin mes një qëndrimi qytetar dhe qëndrimi partiak, atëherë do ta kemi të vështirë të mbajmë një qëndrim të pavarur gjithmonë e më shumë.

E shkuara e së Djathës nuk mund të shërbejë si anestezi për të tashmen e së Majtës.

Post Scriptum- Revolta qytetare është thelbi i lirisë.

Të Lidhura

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Shenjat që tregojnë se marrëdhënia është drejt fundit
Lifestyle

Shenjat që tregojnë se marrëdhënia është drejt fundit

24 Tetor, 2025

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë
Të ndryshme

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë

23 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 23 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 23 Tetor 2025

23 Tetor, 2025

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com