InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Kësaj çmendurie i duhet dhënë fund

1 Prill, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Përse bateritë e propagandës janë drejtuar kundër Berishës?

Nga Red VARAKU

Sot është data 1 Prill. Me qindra dhe mijëra shqiptarë nuk do të marrin dot rrogën. Me qindra dhe mijëra qytetarë nuk do të paguajnë dot qeratë.

Me dhjetëra mijëra biznese të vogla do të mbyllen, ashtu siç me qindra biznese të mëdha nuk do të kenë mundësi të paguajnë rrogat. Efekti do të zbresë në formë kaskade dhe do të përhapet si metastazë në çdo qelizë të shoqërisë tonë.

Nëse vazhdon më gjatë, mund ta rrëzojë atë përtokë , për t’iu dashur më pas edhe 50 vjet të tjera për tu ringritur. Kjo do të kishte një faturë shumë herë më të rëndë se Covid 19 mbi popullin tonë, sepse një Shqipëri më e varfër ekonomikisht do të thotë një Shqipëri më e pambrojtur dhe më e paaftë për të përballuar sëmundje të tjera.

Masat që janë marrë deri tani krahasuar me shifrat e publikuara, dëshmojnë se kanë qenë masa të ekzagjeruara dhe me dëme të rikuperueshme, por nëse këto masa vazhdojnë më tej, mund të sjellin një efekt fatal për ekonominë.

Gjithsesi, tani kemi një fotografi më të qartë të situatës, si dhe një njohje më të mirë të ecurisë së shpërndarjes së këtij virusi, edhe pse spekulimi me shifrat mbetet një problem më vete.

Arresti i shoqërisë ishte një masë radikale, por e mirëkuptueshme për shkak të ‘zhurmës’ mediatike që e bashkëshoqëronte këtë virus. Tani duhet menjëherë një strategji tjetër, si për ta mbajtur nën kotroll covid 19, ashtu edhe për të rikthyer ekonominë në normalitet.

Sepse, shëndeti dhe ekonomia janë dy anë të së njëjtës medalje. Përpjekja e qeverisë për t’i dhënë zgjidhje halleve të qytetarëve duke shpërndarë qese me ushqime dhe me telefon, jo vetëm nuk ka asnjë efekt real, përveç atij propagandistik, por është komike dhe qesharake.

Është e patolerueshme, që të vazhdojmë t’ia lejojmë qeverisë të vendosë këtej e tutje, se cili aspekt i jetës sonë është më i rëndësishëm për ne dhe cili jo. Kjo nuk mund të vazhdojë më.

Pas tre javëve kaos, duhet t’i jepet fund menjëherë bllokimit të ekonomisë dhe arrestit shoqëror. Jo vetëm sepse ky është një akt poshtërues, i denjë vetëm për regjimet diktatoriale, por sepse pa liri, jeta e njeriut nuk ka asnjë vlerë dhe asnjë kuptim.

Nëse qeveria mendon se duhet të vazhdojë me këtë çmenduri, atëherë burrat dhe gratë e këtij populli, duhet ta marrin vetë në dorë fatin e tyre dhe të vendosin vetë se si dhe kur duhet të rikthehen në jetën e tyre të përditshme.

Sepse, më mirë të pranosh vdekjen e sigurtë se sa të rrish me veshët nga Surreli dhe me sytë nga dera për një pjatë supë nga organizata bazë e partisë.

Tags: Red Varaku

Të Lidhura

Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore

30 Dhjetor, 2025
Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?
Opinione

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?

17 Dhjetor, 2025
Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale
Opinione

Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale

15 Dhjetor, 2025
PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri
Opinione

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri

14 Dhjetor, 2025
Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite

28 Nëntor, 2025
Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”
Opinione

Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”

26 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Kevin’ i “Home alone” rrëfen arsyen pse e braktisi Hollywood-in në kulmin e famës
Show Biz

Kevin’ i “Home alone” rrëfen arsyen pse e braktisi Hollywood-in në kulmin e famës

1 Janar, 2026

Horoskopi ditor, 1 Janar 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 1 Janar 2026

1 Janar, 2026

Ja cili qytet i Shqipërisë tërhoqi vëmendjen e turistëve këtë fundvit
Aktualitet

Ja cili qytet i Shqipërisë tërhoqi vëmendjen e turistëve këtë fundvit

31 Dhjetor, 2025

Qeveria i jep pensione speciale artistëve të njohur, nga Agim Bajko tek Kosta Kamberi. Vendimet e tjera…
Aktualitet

Qeveria i jep pensione speciale artistëve të njohur, nga Agim Bajko tek Kosta Kamberi. Vendimet e tjera…

31 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com