Nga, Bujar Vreto, Kryetar i Partisë Demokratike, Dega Librazhd
Demokratët, socialistët e ndershëm, njerëzit e lirë nga Librazhdi dhe mbare Shqipëria u dyndën në Bulevardin Dëshmorët e Lirisĕ në Tiranĕ me motivin e panegociueshëm për mbrojtjen e Kushtetutës e cila po dhunohet nga mafiozët e pushtetit të vjedhur.
Madhështore, kur shikon forcën numerike të popullit që tregon se me cdo çmim do mbrojë Kushtetutën dhe demostrimin e vlerave qytetare në raport me godinat e institucioneve. Rilindasit, të vdekur politikisht por të gjallë për të grabitur gjithcka që ju del përpara nuk kanë as vetë me me cfar të justifikohen as të nxjerrin alibi se popullin e sjellin bashkitë me detyrim, se tashmë çdo pushtet është në dorë të mafies. Populli e ka kuptuar se mafia duhet ndalur me çdo çmim qoftë dhe me revolucion.
Demokratët dhe liridashësit, janë të qart dhe të bindur se liria mbrohet duke shporrur autokratin me shpurën e tij, duke u bashkuar dhe larguar hajdutët e votave dhe taksave, duke u kthjelluar se e keqja largohet ne çdo mjet kur liria e votës nuk funksionon.
Pushteti ilegjitim lokal dhe qëndror do ju kthehet qytetarëve vetëm kur të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe njëra palë merr udhëheqësinë dhe tjetra opozitën.
Librazhdas në emer të Kryetarit Basha ju falenderoj nga zemra që u bëtë pjesë e manifestimit të madh që drithëroj mafien.
Zoti ju bekoftë ..

















