InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Lamtumirë, Tan Voshtina!

24 Shkurt, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Lamtumirë, Tan Voshtina!

Nga Albert AVDULI

Vdekja e Artan Voshtinës.

Shprehja e ngushëllimeve nuk mjafton.

Unë e njihja Tanin dhe dhimbem për të e familjen e tij.

Duke qënë, pranë në moshë, por edhe fqinj në Ballsh, sigurisht, që vdekja e tij më ka tronditur.

Tani vdiq duke pritur të paguhej për punën e një viti. Familja priste pagën e tij për të shlyer detyrimet e muajit.

Kjo është më tragjikja në këtë vdekje.

Nuk kam qëllim, që vdekjen e kujtdo, ta shndërroj në mesazh kundër qeverisë apo politikës. Reflektim ka mbas çdo vdekje, e natyrshme qoftë, aksidentale, e qëllimshme.

Njeriu kur takohet me këtë finale, vëren se jeta duhet jetuar e plotë dhe me mirësi ndaj vetes e të tjerëve.

Po e trajtoj në një rrafsh më të prekshëm.

Vdekja dhe jeta ecin mbi ne.

Bashkëudhëtare bri emrit, fatit, orës, brënda secilit prej nesh.

Nuk di nëse quhet simbiozë e plotë kjo apo jo, por simbiotikë ka.

Jeta na është dhënë për ta kryer. Vdekja, kaq fatalisht pranë, për t’na kujtuar se jeta është e shtrenjtë.

Nga ana tjetër, jeta na kujton se vdekja është e pashmangshme dhe të bëjmë mirë detyrat e të gjallit. Ja, kaq është bashkëjetesa jetë – vdekje.

Një raport kujtese pra midis dy gjëndjeve.

Shteti, shoqëria, mjedisi, familja, janë (si rregull) aleatë të jetës.

Nëse, një nga këto elementë, nuk i shërben jetës, atëhere këta janë shkaku i përshpejtimit të kalimit në amëshim.

Vdekja nuk gjykohet. Ajo kryen funksionet e saj ligjore.

Përgjegjësi e shoqërisë ku qëndron këtu ?

Në rastin konkret, stresi akumuluar, indiferentizmi i të gjithëve ndaj faktit se çfarë po ndodhte në atë qytet, ishin pa e ditur, katalizator në përshpejtimin e ngarkesave emocionale dhe fizike te ai punëtor, te ata punëtorë. Kur shkruaj shoqëria, i përfshijë të gjithë, sepse qytetet, fshatrat, nuk janë të socialistit apo demokratit. Qytetet janë tonat dhe ne jetën e kemi së bashku.

Ne heshtëm të gjithë.

I vdekuri nuk vajton, as kërkon dot shkaqet e vdekjes së tij.

Trashgimtarët, kolegët, të gjallët pra, duhet të sqarojnë rrethanat dhe kur duhet, të kërkojnë e të vënë drejtësi.

U zgjata pak, për të kujtuar se kaq të brishtë jemi. Sot me fjalë e grindje, nesër me lamtumirë.

Tanin nuk e vdiq qeveria. Shteti ka përgjegjësinë e tij sigurisht. Për heshtjen, aferat, korrupsionin, shfrytëzimin dhe mos shpërblimin, etjer, etjer. Pra duket se dha një shtysë në atë fatalitet. Fati i tij ishte aq.

Tanin, X, Y, Zh e këdo, më së pari i vrasim e na vrasin të gjithë nga pak.

Jemi shndërruar në një shoqëri, që vetëvritemi çdo ditë e pastaj si Ponc Pilati, zgjatim duart e themi: Këmbëzën s’e tërhoqa unë, gjurmë baroti nuk ka në gishtat e mi.

Lamtumirë Tan Voshtina!

Të Lidhura

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…
Show Biz

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…

1 Prill, 2026

Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare
Kulturë

Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare

1 Prill, 2026

Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama
Aktualitet

Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama

1 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com