InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Kush janë mercenarët e Moskës në Ballkan?

11 Shkurt, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Kush janë mercenarët e Moskës në Ballkan?

Nga Red VARAKU

Deklaratat e SHBA-ve sa vijnë edhe po bëhen më agresive ndaj prezencës së shtuar ruse në Ballkan dhe përpjekjeve të Moskës për tu kthyer në faktor destabiliteti.

Së fundmi , i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, deklaroi se SHBA-ja është e shqetësuar për qëllimet dhe aktivitetet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Ai shtoi se Rusia dëshiron që ky rajon të jetë “i përçarë, kundër vetes dhe me një element kaosi në të”.

Si prova të kësaj të vërtete ai veçoi përpjekjet e Rusisë për të zvogëluar mbështetjen për Marrëveshjen e Prespës midis Shkupit dhe Athinës dhe atentatin e dështuar kundër presidentit të Malit të Zi z. Milo Gjukanoviç.

Sipas tij ato janë shembull i aktivitetit malinj të shtetit rus. Rusët duan që Ballkani Perëndimor të jetë një zonë, ku ata “mund të çojnë poshtë-lart nivelin e tensioneve”.

Pra, zyrtari i DASH pranon që ky aktivitet malinj i Rusisë tashmë nuk është thjesht një supozim, por është një fakt i padiskutueshëm .

Sigurisht pas tij fshihet një listë me emra dhe shërbime konkrete për të cilat DASH ka informacion të sigurtë dhe nuk i takon një diplomati t’i artikulojë.

Por, në deklaratë ka mjaftueshëm të dhëna që tregojnë se cila është dora e Rusisë në Ballkan që po zbaton planin rus për destabilizimin e tij.

Në fakt nuk ka nevojë për fakte, sepse duhet të jesh shumë naiv ose krejtësisht i paaftë, nëse akoma nuk e ke kuptuar se nëpërmjet kujt e ushtron historikisht Rusia aktivitetin e saj destabilizues në Ballkan.

Serbia ka qenë, është dhe do të mbetet ‘dobermani’ i Rusisë. Jo rastësisht rritja e influencës ruse lidhet pikërisht me rritjen dhe zhvillimin e fuqishëm ekonomik të Beogradit, zhvillim që ka si burim lumin e parave që vjen nga aksi ruso-kinez. Një Beograd i fortë ekonomikisht në rajon, do të thotë një Rusi e fortë në rajon.

Ndërsa, historikisht e vetmja pengesë për realizimin e projektit rus ka qenë deri dje vetëm faktori shqiptar, për fuqizimin e të cilit, Perëndimi u angazhua jo vetëm ekonomikisht, por edhe ushtarakisht.

Them deri dje, sepse me ardhjen e Ramës në pushtet, jo vetëm që nuk pati asnjë rezistencë ndaj projektit rus, por përkundrazi qeveria shqiptare u kthye në një vasale të shëmtuar të Beogradit, duke qenë dakort për trafikimin e interesave të kombit shqiptar, në një përpjekje për të asgjësuar të gjitha arritjet e deritanishme të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndaj, përmes kësaj deklarate është e qartë për këdo se kushdo që mbështet idenë e ndryshimit të kufinjve dhe projektin e Jugosllavisë së re, është thjesht një mercenar i Moskës në Ballkan, ndërsa për kë bien këmbanat nga përtej Atlantikut tashmë nuk ka më asnjë mëdyshje.

Gjithsesi, demontimi i strukturës që po tenton destabilizimin në Ballkan ka filluar. Tranzicioni politik që ndodhi në Kosovë dhe tranzicioni politik që pritet të ndodhë në Shqipëri dhe më pas integrimi europian, do ta varrosë përfundimisht ëndrrën e Moskës dhe Beogradit për të kolonizuar Ballkanin.

Të Lidhura

Doktor Arjan Hamiti, një emër që frymëzon besim dhe shpresë!
Opinione

Doktor Arjan Hamiti, një emër që frymëzon besim dhe shpresë!

26 Janar, 2026
Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore

30 Dhjetor, 2025
Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?
Opinione

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?

17 Dhjetor, 2025
Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale
Opinione

Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale

15 Dhjetor, 2025
PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri
Opinione

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri

14 Dhjetor, 2025
Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite

28 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Parashikimi i motit 4 Shkurt 2026/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu
Aktualitet

Parashikimi i motit 4 Shkurt 2026/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

4 Shkurt, 2026

“Ty të ka dënuar Zoti, njeri i dhunshëm”/ Debat i ashpër mes Rogertit dhe Stenaldos
Show Biz

“Ty të ka dënuar Zoti, njeri i dhunshëm”/ Debat i ashpër mes Rogertit dhe Stenaldos

4 Shkurt, 2026

Alarm për prindërit/ Braçe shpërthen ndaj Big Brother VIP: Po shkelni ligjin
Aktualitet

Alarm për prindërit/ Braçe shpërthen ndaj Big Brother VIP: Po shkelni ligjin

3 Shkurt, 2026

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?
Show Biz

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

3 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com