InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

NGA ALFONS ZENELI/ ÇFARË FSHIHET POSHTË FUSTANIT TË NUSËRISË SË FILMIT ”I LOVE TROPOJA”

4 Shkurt, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
NGA ALFONS ZENELI/ ÇFARË FSHIHET POSHTË FUSTANIT TË NUSËRISË SË FILMIT ”I LOVE TROPOJA”

Gjatë periudhës së qeverisjes së parë të Berishës e deri më tash po të shohësh me kujdes shtypin dhe propagandën e majtë politike vëren se tendenca për ta quajtur të keqen ”Tropojë”, është strategji. Tabelë qitjeje ka qEnë i gjithë Veriu, por pikturimi i Tropojës si ajo pika me nr.10 në tabelën e qitjes ka ardhur si rezultat i faktit që prej asaj treve e ka origjinën ai ”diktatori çeçen e malok që nuk di shqip”, Sali Berisha. Patologjia antiveri është ngjizur në mitrën e së majtës që në kohën e pllenimit të PKSH nga emisarët serbosllavë në vitin 1941. Por le të mos sjhkojmë deri në atë kohë. Në segmentin kohor 1996-2000 kemi një ofensivë të përgjithshme propagandistike me këtë qëllim.

Në një nga gazetat e kohës janë publikuar sistematikisht lajme, shkrime, komente e analiza denigruese ndaj Veriut dhe Tropojës në veçanti. Ja një lajm i botuar në një gazetë asokohësh : ” Arrestohen shtetasit D.M, V. B, Z. L, O. P dhe një tropojan”. Lajme të kësaj kategorie diskriminuese të ulët dhe aprofesionale kanë qënë lënda bazë e suksesit politik dhe tirazhit. Por më pas, një ish gazetar i kësaj gazete, shkroi një libër me historitë e përdhunimeve në Shqipëri. Sipas autorit, emrin e të cilit nuk po e përmend për arsye etike (pasi ai, prej vitesh është vetëizoluar nga jeta sociale), për shkrimin e librit kishte shfrytëzuar të dhëna nga dosjet e policisë. Deri këtu, në rregull. E bukura vjen më pas.

Librin e kishte titulluar ” Përbindëshi i Tropojës”. Logjika na thotë se çdo rast përdhunimi është i përbindhshëm. Por gjithashtu, po e njëjta logjikë na thotë se rasti i Tropojës i ekspozuar në libër duhej të ishte dhe më ekstremi ndër të gjithë përderisa dhe ishtë zgjedhur si titull. Sepse titulli është simbolika përfaqsuese. Por po ta lexoje librin konstatoje se të gjithë rastet e përdhunimeve të ndodhur nëpër qytetet e tjerë të Shqipërisë ishin shumë më makabër se sa ai i Tropojës. Psh, në libër bëhej fjalë edhe për një rast të ndodhur në Korçë prej nga është dhe autori ilibrit.

Rasti i Korçës ishte aq ekstrem, aq barbar dhe aq çnjerëzor sa nuk do të pranohej nga asnjë skenarist horrori. Atëhere përse nuk e titulloi librin ”Përbindëshi i Korçës”? Sepse me këtë titull as nuk do të bënte sensacion dhe as nuk do t’i përshtatej trendit të klimës politike dhe nevojave të veta psikokulturore. E bëra këtë parantezë për të ardhur tek filmi i Ermal Mamaqit aq shumë i përfolur e komentuar ditëve të fundit. Çdo akt e vepër artistike, qoftë dhe ajo e niveleve më të pabesueshme të fantashkencës, gjithmonë ngrihet mbi një bazë logjike të caktuar, mbi një taban psikologjik të cilin mund ta mbajë logjika njerëzore. Ermali sigurisht që duhet ta ketë dëgjuar diku këtë gjë. Por megjithatë ai nuk është menduar dy herë kur ka nisur të shkruajë skenarin e filmit ”I Love Tropoja”.

Ai vetë e pranoi që e ka shkruar brenda natës. Një vepër voluminoze për nga pikëpamja teknike siç është skenari i një filmi, nuk mund të shkruhet ashtu thjesht për një natë, me një frymë, thjesh fare i frymëzuar nga një thashethem kafenesh. Vetëm një gjeni mund të shkruajë për një natë skenar filmi. Në një rast serioz, skenaristi normalisht që konsultohet me specialistë, sociologë, etnologë, historianë e studiues gjë që Ermali nuk ka patur mundësi ta bëjë gjatë një nate të vetme. Nëse e ka shkruar në kushte shtëpiake, teknikisht ai ka patur mundësi të konsultohej vetëm me një person. Nëse atë natë nuk e ka patur aty personin me të cilin ndan netët zyrtarisht, atëhere mbase është konsultuar vetëm me Edi Ramën. Në shpi të vet apo në Surrel, ky është një detaj i parëndësishëm. Në të gjitha variantet, kuptohet qartë se përse skenari i filmit është pjellë perverse dhe tralala e mosdijes dhe urrejtjes.

Normalisht, Veriu dhe Tropoja janë përgojuar për fanatizëm ekstrem, për izolimin e grave nga ambientet ku rrinë burra etj.. Madje këto shfaqje ”jocivilizuese”, janë kritikuar nga liberalët e tashëm progay dhe nga aktivistët e dikurshëm të agjitpropit kur ndërtohej ”njeriu i ri”. Tropoja dhe veriu janë simbole të së kundërtës së pretenduar nga Ermali. Ndaj, besoj se filmi ” I love Tropoja”, është karagjozllëk klasik, budallallëk me dashje me qëllimin për të ”kap noj lek” e për t’ua shtuar të ardhurave që vijnë nga fustanet e nusërisë. Por thellë në vetvete, poshtë fustaneve, me apo pa dijeninë e Ermalit, kjo është një shfaqje intuitive, një shpërthim i nënndërgjegjes ku atje në errësirë përvijon ende ideja se i vetmi vend ku mund të ngjajnë skandale, dhunë, vjedhje, përdhunime, krime, perversitete dhe injorancë është vendi i ”shpellarëve” : ”Veriu i reaksionar”

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

TË FUNDIT

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com