Nga Edmondton KURTI
Marr shkas nga nisma e fundit e ashtuquajtures qeveri por qe vetem qeveri nuk eshte po nejse ceshtje tjeter kjo. Le ti kthehemi nismes per te cilen po flasim, forca e ligjit apo paketa anti kck e cila startoi sot. Se pari s’eshte hera e pare qe e ashtuquajturaqeveri qe e quaj Lukuni e te babeziturve trumbeton me te madhe a thua qe po bejne xhirimet per noj spot publicitar dhe jo se jane aty per te kryer funksionet kushtetuese te cilat ua jep ligji dhe kushtetura.
Nuk eshte hera e pare qe lukunia e te babeziturve turret te beje punen ne formen e aksioneve. A thua kjo qeveri apo Lukuni punen e saj e kryen ne formen e aksioneve si qeveria e qoftlargut qe beri veprat publike me aksione vullnetare. Me te drejte shtrohen pyetjet ku kane qene deri me tani keta? Pse u dashka te punojn ne formen e aksioneve si puna e draperit apo kombajnes qe del vetem nje her ne vit kur behet gruri per tu korr? Pse ligji vetem me periudha te caktuara te vitit veproka sa here qe i teket Padishahut?
A mos vall ky eshte presioni i radhes qe ju beher te pabindurve apo eshte dogma e radhes propogandistike per te fryre tullumbacen e puneve te Lukunise? Nese i hedhim nje sy punes 7 vjecare te Lukunise se te babeziturve do shohim disa tipare dallyese te vecanta qe e bejne kete Lukuni tipike Gangsteristike. Se pari: punohet me fushata ne formen e aksioneve kam parasysh ketu aksjonet e tatimoreve, kontrollet antiduhan etj. A paten objektiva keto aksione apo fushata? A i realizuan keto objektiva nese paten apo thjesht mblodhen disa para ne xhepat e tyre, vune disa gjoba disa subjekteve per te justifikuar punen e tyre dhe mbyllen disa te tjera biznese tashme te falimentuara nga politikat e mbrapshta te te ashtuquajtures Qeveri.
Sjell ndermend thenien e nje miku tim Socialist i ndershem biznesmen i cili thoshte: Keq te jesh problematik dhe i krahut tjeter se vijn te fusin gjoba dhe te masakrojne por me keq te jesh i ndershem dhe i krahut tend se thone burri i mire filani te mban mire filani dhe java shtat e ata tete ne deret te biznesit dhe te marrin noj 500 qindeshe dhe ikin si pa te keq e fundit kjo se mund te te marrin dhe 1 miljon si pa te keq. Se dyti nese i shohim me hollesi te gjitha nismat e kesaj te ashtuquajture qeveri jane shume dogmatike dhe te koduara qe ne emertim, shum bombastike dhe te fryra pertej realitetit dhe asaj qe ndodh faktikisht ne realitet. Tipike mafioze pasi mafia komunikon me kode. Se treti nese nisemi nga komunikimi i cili eshte paresor per nje intelektual apo punonjes administrate por si e kane keta komunikumin…?
Tipik komunikim prej Gangsteri. Sa me i larte te jete ne detyre aq me arrogant. Nivelet e arrogances percaktohen nga hiearkia e detyres qe mban ku punonjesi me i thjeshte i administrates por qe gezon mbrojtjen e ketyre apo ka ardh ne detyre nga bekimi i ketyre eshte arrogant me qytetaret e thjesht me pas shkalla me larte ne detyre ja shpreh arrogancen shkalkes me te ulet duke e mbyll hiearkine e arrogances me kryearrogantin i cili eshte simboli tipik i arrogantit dhe i kultivimit te arrogances si vlere. Se fundmi nese i kthehemi nismes se fundit te te ashtuquajtures Qeveri: Forca e ligjit apo Ligji i forces.
Une do ta quaja me teper si ligji i forces qe do te thote kujt te doje Padishahu do ti sekuestrohet pasuria pasi e ka vene ne menyre te pandershme por nese i hyjm ne themel kesaj une mendoj qe se pari kjo duhet te filloje tek pasurite e politikaneve, te filloje se pari nga bunkeret e surrelit e te shtrihet deri tek sarajet me te thjeshte te nje x funsksionari apo ish funksionari te thjeshte pasi dihet qe potikanet jane te krimbur ne pasuri dhe qe si justifikojne dot. Pasi te jete mbaruar me politiken te shtrihej ne hallkat e tjera te shoqerise. Vetem ne kete menyre do ishte i drejte ky aksion operacion apo ku di une se si mund ta quash. Te njejten logjike duhet ndiqte dhe vetingu subjekt i tij duhet te ishte fillimisht poltika me pas hallkat e tjera te shoqerise.
Menyra se si po kerkon te zbatohet kjo nisme le shume per te deshiruar. Shkel rende te drejtat e njeriut pasi po te njejten pasuri te pajustifikushme mund ta ket dhe dikush nga politika por qe i cili hiqet dhe si burre i mire dhe model i shoqerise. Crendesi ka, ka apo ska indicie? A jane te dyja pasuri te pa justifikueshme? Qe te dyja duhet te jene subjekt i ligjit. Pra si perfundim qofte nje nisme qofte nje reforme se pari duhet te kete disa objektiva aoo qellime rreth te cilave behen. Se dyti duhet te kene infrastrukturen e zbatimit dhe kohorencen e tyre. Se treti ligji eshte vizore dhe jo kamxhik dhe si e tille duhet te vendose standarte dhe jo preferenca apo te diskriminoje.
Edhe kete here si te gjithe heret e tjera kjo nisme rezulton te jete nje tullumbace e qeverise rreth se ciles te fokusohet shoqeria ne kete periudhe postzgjedhore. Emri me i mire i kesaj nisme sdo te ishte Forca e ligjit por Liigji i forces. Them keshtu pasi e ashtuquajtura qeveri qe tashme eshte ne ikje po tregon dhembet nepermjet forces ajo kerkon akoma te influencoje opinionin publik per te mbajtur pushtetin.
Pra si perfundim kjo e ashtuquajtura qeveri qe une e qujata dhe e quaj Lukunia e te babeziturve ne gjith qenien, punen, sjelljen dhe veprimet e saj te le shijen e punes, sjelljes dhe veprimeve te nje Gansteri ne pushtet.












