InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

KONTRIBUTI I SHQIPTARËVE NË TË KALUARËN HISTORIKE TË MAQEDONISË-NGA HAMDI NDRECA (PANTERI)

30 Janar, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
KONTRIBUTI I SHQIPTARËVE NË TË KALUARËN HISTORIKE TË MAQEDONISË-NGA HAMDI NDRECA (PANTERI)

Koncepti i shtetit maqedon nuk korrespondon me realitetin multietnik të IRJM. Kushtetuta u proklamua si “qytetare”, por në praktikë ushtron funksionin e kushtetutës nacionale, duke ngritur shtetin nacional maqedonas. Koncepti i shtetit i skicuar në Preambulë të kushtetutës, falsifikon të kaluarën historike.

Bashkësitë e konfrontuara etnike, shqiptarët dhe maqedonasit kanë të kaluarën e vet historike, politike, trashëgiminë kulturore, fetare, etj. Gjatë luftërave çlirimtare shqiptarët e Maqedonisë gjithmonë i janë përgjigjur thirrjes për luftëra kundër pushtuesve të huaj. Mirëpo, pas përfundimit të luftërave të përbashkëta, shqiptarët mbeteshin të zhgënjyer, sepse frytet e fitoreve i shfrytëzonin vetëm sllavët. Me kalimin e kohës, shpikeshin forma të llojllojshme për shtypjen e shqiptarëve. Qëllimi i fundit ishte dëbimi i tyre nga trojet etnike.

Ndërkaq, qarqe të ndryshme shkencore nacionaliste përpiqeshin të dëshmojnë se shqiptarët në IRJM nuk janë autoktonë, por të ardhur nga viset e ndryshme të Shqipërisë dhe të Kosovës. Prej momentit të shpalljes së pavarësisë dhe zhvillimit të procesit pluralist, në adresë të IRJM u bënë shumë vërejtje për proceset demokratike dhe shkeljen e rëndë të të drejtave të shqiptarëve. Vërejtje serioze arritën edhe nga selia e OKB. Por, të gjitha vërejtjet binin në vesh të shurdhër dhe nuk kuptoheshin seriozisht nga faktori politik maqedonas. Shkaqet kryesore të pakënaqësisë së shqiptarëve të IRJM janë të lidhura me konceptin e shtetit të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe në diskriminimin e shqiptarëve në institucionet e sistemit shtetëror.

Kushtetuta e vitit 1974, shqiptarët i përkufizonte si element shtetformues, ndërsa Kushtetuta e re “demokratike”, e vitit 1991, shqiptarët i vendos si qytetarë të “rendit të dytë”. Këtij “rikthimi pas”, të statusit politik dhe juridik të popullit shqiptar i paraprinë ndryshimet kushtetuese që u aprovuan në vitin 1989 dhe që u inkorporuan në kushtetutë. Me këto ndryshime shqiptarët u “fshinë” nga Kushtetuta si element konstituiv i shtetit. Ky ishte terreni i përgatitur për fazën e demokracisë parlamentare. Kështu, “shumica” etnike maqedonase në Parlamentin e shtetit të pavarur arriti që të ndrydh të drejat historike dhe ato të trashëguara të shqiptarëve, përmes procesit të majorizimit.

Mënyra e zgjidhjes së problemit ndëretnik, pa koncenzus, përmes procesit të mbivotimit, solli kundërthënie permanente politike, të cilat pak nga pak shpërthyen në konflikt të armatosur. Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, në fakt, ishte një “kopje” e variantit serb të shtetit. Ideologët e konceptit të shtetit kombëtar maqedonas, shqiptarët i llogaritnin në pozitën e pakicës baraz me pakicat tjera irelevante në IRJM. Për të qenë ironia edhe më e madhe, protagonistët kryesorë të asaj politike të viteve ’91 e ’92 …të shekullit XX, lansuan tezën për IRJM si “oazë të paqes”, prapa së cilës zhvillohej projekti nacional i shtetit policor maqedonas.

Qarqet ish-komuniste, që në fakt përbënin bërthamën e nacionalistëve maqedonas, të lidhura ngusht me qarqet ish-komuniste dhe nacionaliste serbe, nën ndikimin e forcës ushtarake, imponuan zgjidhje politike në IRJM, e cila ishte në kundërshtim me proceset e demokracisë parlamentare. Aprovimi i Kushtetutës së 17 nëntorit, 1991, de jure, shënoi fundin e të drejtave të trashëguara formale për shqiptarët. Me kalimin e kohës, projektuesit e “shtetit nacional maqedonas” përkatësinë dhe sovranitetin shtetëror e konsideronin të mbyllur.

Mirëpo, faktori politik shqiptar përpiqej t’i kundërshtojë këto procese antidemokratike, duke u përpjekur që të hap çështjet kontestuese ndëretnike. Këto tendenca të kundërta çonin kah acarimi i marrëdhënieve ndëretnike në IRJM. Karakteri nacional maqedonas prek rëndë interesin kombëtar shqiptar dhe nuk i merr parasysh premisat kryesore historike për formimin e IRJM si shtet, kontributin e shqiptarëve në të kaluarën historike: – pjesëmarrjen në Kryengritjen e Ilindenit; – pjesëmarrjen në organet shtetërore të Republikës së Krushevës, si dhe; – luftën e përbashkët të shqiptarëve të IRJM kundër fashizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Duhet theksuar gjithashtu se qarqet nacionaliste që imponuan Kushtetutën e v. 1991, injoronin tërësisht faktorin shqiptar në ish-Jugosllavi, ku shqiptarët sipas analistëve ushtarakë maqedonas konsideroheshin të humbur. Andaj, shkaktarët historik të krizës ndëretnike, që shpërtheu në vitin 2001, ishin projektuesit e Kushtetutës së vitit 1991 dhe ideologët e shtetit nacional të IRJM. Qeveritarët maqedonas, në takimet me Monitoringun ndërkombëtar, kur flitnin për të drejtat e shqiptarëve të IRJM, përpiqeshin që këto t’i paraqisnin si pakicë nacionale.

Çështja e diskriminimit të shqiptarëve, si etnikum dhe përfshirja shumë e ulët e tyre në institucione të sistemit, ishte rezultat i mosbesimit ndaj shqiptarëve, që si pasojë kishte diskriminimin që i bëhej një populli të tërë. Mosbesimi ndaj shqiptarëve për t’u dhënë detyra me përgjegjësi të madhe shtetërore ishte rrjedhojë e propagandës sllave, e cila këtë e arsyetonte me kinse drojen se shqiptarët mund të punojnë, prapa shpinës së shtetit të pavarur, për “Shqipërinë e Madhe”. Diskriminimi është vërejtur edhe nga Organizatat ndërkombëtare. Edhepse faktori politik shqiptar ka bërë përpjekje të mëdha për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në sistem dhe zbutjen e diskriminimit, përsëri kjo dukuri në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë është shumë larg eliminimit të plotë. Rrënjët e diskriminimit etnik shqiptar janë shumë të thella. Sae e vetmja zgjidhje.mundee te jete .Qe shteti .

Artificila Sllavo maqedonaso Verior.ta ndryshoje preambullen kushtetuese .dike i vene Shqipetaret aurtokton .ne pozit te barabart me Maqedonaset .duke e mundesuar.ndarjen e maqedonise ne dy etnitete .dhe si faze kalimtare .tMaqedonia .veriore te Federalizohe.Konform rrevullave nderkombetare .Per ti anuluar .perplasjet nder tnike .qe nunde ti sjele .Rendi i ri boteror .duke filluar nga kuy fillim .vit ky duhet gte jete nje hap.urgjent qe duhet ta merre .

Republika .S maqedonaseo Veriore .edhe pse diqka e tille eshte vetem njera nga kerkesat minimale te shqipetareve Autokton ne ate shtet.Kur kemi para sysh qe popullata Shqipetare e kalon .gjysme e poullates totale te shtetit Maqedonaso Verior.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën
Aktualitet

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën

6 Prill, 2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

6 Prill, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 6 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 6 prill 2026

6 Prill, 2026

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com