InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

ANTISHPIFJA QË JUA SHPIFI TË GJITHËVE

24 Janar, 2020
in InfoPress, Opinione, Politikë
A A
Paralajmërimi i Luçiano Boçit për shtatorin: ‘Zemërimi do të shpërthejë si vullkan’

Nga Luçiano BOÇI


Paketa anti-shpifje vazhdon të prodhojë reagime mosaprovuese në shumë nivele.
Zërat e ndryshëm që e kundërshtojnë për herë të parë duket se u bënë bashkë.
Tanimë nuk janë vetëm shoqatat e pro e antiqeveritare që e kundërshtojnë paketën, nuk është vetëm politika, nuk janë vetëm gazetarët, pedagogët, specialistët e fushës, por dhe institucionet evropiane e më gjërë.


Gjysëm-kundërshtimit të OSBE, për shkak të gishtit përpjetë të mbetur ende aty, i është shtuar reagimi i thekshëm i KiE.
Arsyeja e gjithë këtij përbashkimi është fare e thjeshtë. Anti-shpifja dhe qeveria me qëllimet e saj të shpifura jua kanë shpifur të gjithëve.
Dhe në këtë përjetim dërgimi i saj në “Venecia” nga KiE, ngjan të jetë këmbana e fundit paralajmëruese për qeverinë.
Asaj i kërkohet dhe njëherë “butë” që ajo të reagojë “fort” dhe të heqë dorë nga kryqëzata e ndërmarrë ndaj fjalës së lirë dhe medias online.


Në vend të mea culpa-s mazhoranca hodhi dorezën e duelit në shesh me një actio bellica, duke rrëzuar, siç ka bërë rëndom, dekretin e presidentit për kthimin mbrapsht të paketës.
Përgjigja nervozuese e qeverisë ndaj aktit të KiE, i hedh kështu benzinë zjarrit të ndezur dhe përplasjeve të vazhdueshme midis tyre. Përplasje që janë prodhuar pikërisht për ndryshimet e herë pas hershme dhe arnimet e ndërhyrjet arbitrare që qeveria Rama i ka bërë ligjit për mediat audiovizive.


Ligji në fjalë u konsultua dhe u hartua me mbikqyrjen e vazhdueshme të specialistëve të BE dhe KiE. Qëllimi ishte siguria e lirisë së medias nga kapja politike dhe interesave të ditës dhe rregullimi i tregut mediatik.
Mospërfshirja e atëhershme e medias online nuk kishte të bënte me peshën e vogël që këto media zinin në hapësirën mediatike shqiptare, sesa me bindjen e qasjen evropiane që këto media i nështrohen vetërregullimit.


Por pushteti i ri nën delirin e shkëlqimit dhe të madhështisë, nisi hap pas hapi të godasë një nga ligjet më të reja dhe më të mira të miratuara me konsensus politik e ndërkombëtar.
Në terren bëri të njëjtin veprim, duke sulmuar zërat kundër, gjë që çoi dhe në mbylljen e Agon chanel.
Pas ndryshimeve në nene të veçanta, që i hapën rrugë kontrollit politik të AMA-s, ligji i medias u deformua në thelbin e tij dhe u zhvesh nga neni themelor, ai i pronësisë, i cili përcaktonte raportet e aksionmbajtësve. Raportet e vendosura, synonin prishjen e hegjemonisë së interesave të pronarëve.


Ndonëse vendimi u stimulua në rrugë gjyqësore, propozuesi i tij në komision ishte Balla, kryetari i grupit socialist dhe aprovues ishte vetë AMA, tashmë e drejtuar politikisht nga grupet mediatike dominante.
Reagimi i atëhershëm i KiE ishte i ashpër dhe në letërkëmbimin me kuvendin, u kërkua mosndryshimi i ligjit.
Qeveria nuk i konsideroi këshillat e BE dhe KiE, përkundrazi, me ndryshimet e mëtejshme për ndarjen e rrjeteve frekuencore, që vulosën kontrollin e saj mbi mediat kombëtare, e përkeqësoi akoma më shumë situatën.


Por teoria e kompesimit veproi dhe kontrolli politik absolut qeveritar, stimuloi një mini revolucion të medias online opozitare që përfshiu jo vetëm thjesht media të tilla, por dhe blogje e faqe të tëra në rrjetet sociale.
Shpërfilljes së parë qeveritare, ia zuri vendin shqetësimi, i cili u shndërrua shpejt në alarm për shkak të efektit në rritje të influencës opinion-formuese të këtyre mediave.


Metoda e realizuar nga zyra e propagandës, për ta balancuar tregun online me stimulimin e mbajtjen me para të shumë të tillave proqeveritare, nuk funksionoi.
Të vërtetat për krimin, korrupsionin keqqeverisjen, arbitraritetin, mashtrimin, të dala nga dritaret e medias online, u shndërruan me vrull në pamflete antiqeveritare.
Nervozizmi i Ramës, prodhoi inisiativën e 2016 për ndryshimet në Ligjin për tregëtinë elektronike, ndryshime që kishin në mirino median online.


Atëhere Rama shmangu ndërhyrjet në Ligjin e Medias, pasi nuk donte një pëplasje tjetër me KiE-në për këtë ligj.
Paketa e 2016 u kundërshtua fort nga BE dhe KiE, sikurse nga gazetarët dhe u la në heshtje.
Rimarrja e 2018, ishte thjesht ndryshim rruge nga Rama, për të arritur qëllimin e mbrapshtë.
Nën efektin e rrënimit të vazhdueshëm tij dhe qeverisjes dhe të situatës së mjerë politike, ai kërkoi të mbyllë dhe burimin e fundit të zërit e së vërtetës opozitare.


I verbuar nga nervozizmi i pikiatës së situatës dhe figurës së tij, Rama ndërmori që nga 2018 sulmin final, duke mos marrë parasysh asnjë reagim të brendshëm dhe ndërkombëtar dhe iu vërsul ligjit delikat të medias.
Në mënyrën më të shpifur paraqiti një paketë antishpifje të shpifur antikushtetuese dhe censuruese ndaj medias.


Tani vazhdon ta mbrojë me ngulm, duke ngjallur një shpifje galopante ndaj tij dhe qeverisjes së tij, e cila po përhapet me shpejtësi dhe në arenën mbarëevropiane dhe që ka për t’i dhuruar atij një fund të hidhur.
Reagimi i KiE-së është paralajmërim i fortë ndaj regjimit të Ramës.
Venecia rrezikon mbytjen finale të aventurës së tij anti-media online dhe ndërtimit të regjimit demokratik.

Të Lidhura

Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”
Politikë

Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”

31 Tetor, 2025
Berisha: Rama na rrëzoi kërkesat për hetim për McGonigalin dhe zgjedhjet, tani protesta
Politikë

Berisha: Rama na rrëzoi kërkesat për hetim për McGonigalin dhe zgjedhjet, tani protesta

31 Tetor, 2025
A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese
Politikë

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

16 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Hermes Nikaj sërish në ekran! Mbrëmjet me Dajana Shabanin do të sjellin shumë batuta.
Show Biz

Hermes Nikaj sërish në ekran! Mbrëmjet me Dajana Shabanin do të sjellin shumë batuta.

3 Nëntor, 2025

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!
Aktualitet

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

3 Nëntor, 2025

FOTOT para se të futej në Portokalli, Luizi i nxjerr “të palarat” Kiarës
Show Biz

FOTOT para se të futej në Portokalli, Luizi i nxjerr “të palarat” Kiarës

3 Nëntor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 3 nëntor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 3 nëntor 2025

3 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com