InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Një fitore e shkëlqyer e Opozitës

14 Janar, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Përse bateritë e propagandës janë drejtuar kundër Berishës?

Nga Red VARAKU

Ai që është ndjekës i vëmendshëm i politikës e mban mend që kërkesa për reformën zgjedhore ka qenë kërkesa e parë e faktorit ndërkombëtar menjëherë pas 30 qershorit.

Fillimisht ka qenë Mathew Palmer, i cili e ka artikuluar qartë që SHBA mbështesin një reformë zgjedhore të dakortësuar nga të gjitha palët , pastaj ka qenë Johannes Hahn , i cili në emër të Bashkimit Europian ka kërkuar të njëjtën gjë, duke e konsideruar edhe si kusht për hapjen e negociatave tetorin e shkuar.

Ky ishte një mesazh i qartë që vinte nga Perëndimi që dëshmonte se pranonte kauzën e Opozitës shqiptare. Gjithashtu, dëshmonte se zgjidhja e krizës shqiptare tashmë ishte futur në axhendën e Perëndimit. Kjo ishte një arritje jove vogël e Opozitës shqiptare.

Opozita e bashkuar, pranoi menjëherë ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar dhe në shtator pranoi të niste punën për reformën zgjedhore, akt që u përshëndet menjëherë nga ambasada amerikane në Shqipëri, e cila e konsideroi asokohe Bashën , një lider që ‘po dëshmon udhëheqësi të vërtetë’.

Por, ishte Rama ai që e bllokoi këtë proces me qëllim zvarritjen dhe shtyrjen e tij. Pas kësaj zvarritje, Perëndimi e kuptoi mungesën e vullnetit nga ana e kryeministrit, kështu që ata vendosën të bllokojnë integrimin si presion që ai të pranojë realitetin.

Njëkohësisht, për të treguar rëndësinë që ajo ka për zgjidhjen e krizës, ata vendosën që reformën zgjedhore ta institucionalizojnë duke e kthyer atë edhe ndër kushtet kryesore të Bundestagut gjerman, i cili kërkonte jo vetëm realizimin e reformës zgjedhore, por edhe implementimin e saj , që do të thotë realizimin e saj jo vetëm në letër, por edhe zbatimin e saj, pra zgjedhje të parakohshme .

Kështu, duke parë qëndrimin zvarritës të mazhorancës, reforma nga kërkesë u shndërrua në kusht të panegociueshëm për zgjedhje të parakohshme.

Në gjuhën diplomatike nuk ka presion më të hapur se ky për realizimin e saj. E vërteta është që nuk ka asnjë surprizë. Kjo do të ndodhte në fillim të janarit e paralajmëruar kjo nga Z. Basha dhe aktorë të tjerë të Opozitës. Ata ishin shprehur vazhdimisht që në janar do të niste puna për reformën dhe në mars do të kemi produktin final. Pra, deri në këtë pikë çdo gjë po ecën sipas planit.

Përshëndetja që ambasada amerikane dhe ambasadori i BE i bëri fillimit të punës së përbashkët për reformën dëshmon, që ajo po kryhet nën mbikqyrjen e rreptë të SHBA-ve dhe partnerëve.

Të dy deklaratat mbështesin midis rreshtave kauzën e Opozitës se procesi zgjedhor kishte deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptar dhe se qytetarët shqiptarë meritojnë një proces të drejtë , ‘zgjedhje të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni’.

Lajmi i mirë është se presioni i ndërkombëtarëve e ka detyruar të tërhiqet z.Rama nga pozicioni i tij , i cili tentonte të mohonte krizën dhe të zvarriste procesin.

Më në fund ai u detyrua të njohë Opozitën e vërtetë, të cilën deri e mohonte dhe të pranojë krizën e rëndë ku ndodhet vendi. Këshilli politik i propozuar nuk është gjë tjetër vetëm se prova kryesore e një mekanizmi, që në fakt jo vetëm anashkalon, por nuk e njeh fare parlamentin .

Sigurisht, kriza do të zgjidhet vetëm kur të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë, por Opozita ka arsye për të qenë entuziaste , sepse tashmë faktori ndërkombëtar është tërësisht në anën e saj dhe ajo po dikton sot defacto axhendën politike të vendit.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës
Aktualitet

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës

15 Prill, 2026

Çmeduria me rritjen e çmimeve, kumbulla shitet 22 mijë lekë/kg
Aktualitet

Çmeduria me rritjen e çmimeve, kumbulla shitet 22 mijë lekë/kg

15 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 15 prill 2026

15 Prill, 2026

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt
Aktualitet

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt

14 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com