Nga Elona CASLLI
Kam besuar gjithnjë, se fjala, që përzgjedhim për të veshur mendimin, apo qëndrimin tonë, kundrejt një ngjarjeje, apo individi të caktuar na diagnostikon.
Fjala jep diagnozën për nivelin tonë kulturor, sikundër edhe për karakterin.
Kohët e fundit, është dhënë një diagnozë për mua. Jam diagnostikuar, si njeri në shërbim të Veliajt ( Gjallesës) dhe i paguar prej tij.
Diagnoza mot a mot është- Fakti, që pacientja Elona Caslli e ka pagëzuar “Gjallesë” dhe shkruan kundër tij, nuk e bën këtë të fundit, armike të Gjallesës.
Përkundrazi, ajo përpiqet t’i bëjë reklamë, qoftë Kryebashkiakut dhe qoftë Kryeministrit, pasi paguhet rregullisht prej tyre.
Duke qenë se kjo diagnozë është ngritur duke u bazuar, tek ajo çka unë kam shkruar dhe jo duke u bazuar në një fakt konkret, do të dëshiroja të kisha diagnozën tuaj mbi shkrimet e mia…..
A mund të diagnostikohen shkrimet e mia në funksion të Erion Veliajt dhe të Edi Ramës?!
Post Scriptum- Ju që më njihni veçse përmes fjalës së shkruar, besoni se unë shkruaj për ta dhe paguhem prej tyre?!