Australia është një ndër vendet që Krishtlindjet i feston në temperatura shumë të larta sepse praktikisht në këtë periudhë të vitit në Australi është verë.
Nëse në vendet e Europës festohet me ushqime paksa të rënda, të pjekura apo ëmbëlsira, në austarli festohet me pije freskuese dhe frutat e detit, për shkak të temperaturave të larta.
Korriku është përgjithësisht muaji më i ftohtë i dimrit, kështu që festimet imitojnë atmosferën e dimrit të hemisferës veriore. Pra, kjo do të thotë ushqime të pjekura dhe pije të ngrohta para zjarrit . Krishtlindjet në korrik nuk zëvendësojnë Krishtlindjet e vërteta në Dhjetor, dhe shijohen si një festë shtesë. Nuk është një festë zyrtare dhe nuk festohet nga të gjithë, por popullariteti i saj po rritet.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al



















