InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Berisha: Po më pëlqen kultura e Kadri Veselit, s’po mund ta mundni PDK’në as si fitues

26 Dhjetor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Berisha: Po më pëlqen kultura e Kadri Veselit, s’po mund ta mundni PDK’në as si fitues

Opinionistja, Kimete Berisha ka shkruar për zhvillimet e fundit rreth seancës konstituive të Kuvendit, ku kryetar u zgjodh Glauk Kojnufca i Vetëvendosjes, shkruan Periskopi.

Sipas saj VV nuk po mund ta mund PDK’në as si fituese e zgjedhjeve.

“Nuk mund ta mundni PDK-në as si FITUES ?! Pa Marrëveshje sa mirë po merren vesh, lëre më kur ta bëjnë Marrëveshjen”, ka shkruar ajo.

Tutje ajo thotë se po i pëlqen kultura e Kadri Veselit dhe partisë së tij dhe nëse kështu vepron atëherë mund të ndryshojë qëndrimin e shumë shqiparëve.

“Po më pëlqen edhe kultura e lartë që po e tregon Kadri Veseli dhe partia e tij. S’ka lidhje a e ka të sinqertë a jo sjelljen e mirë. Atij më mirë i bjen me aktru të mirën sesa me qenë përnjëmend i mirë. Nuk po akuzon, s’po provokon, nuk po bën ironi.
Nëse vazhdon kështu, shpejt ka me ndryshu mendimin e shumë shqiptarëve për PDK-në”, shkruan ajo.

Shkrimi i saj i plotë:

Nuk mund ta mundni PDK-në as si FITUES ?!

Pa Marrëveshje sa mirë po merren vesh, lëre më kur ta bëjnë Marrëveshjen.

Albini s’kishte tjetër zgjedhje përveçse të na befasonte.

Populli nuk i do befasitë, prandaj shpresoj se Glauku është befasia e parë dhe e fundit e Vetëvendosjes.

LDK u tregua edhe më e mençur se Vetëvendosje, shkoi një hap më tej dhe e votoi Glaukun.
U tregua përgjegjëse, e urtë dhe me plot stil.

Isa Mustafa edhe i fiton votat me emrin e pakorruptuar dhe të respektuar të Vjosës, edhe e sakrifikon bash ‘pozitën’ që vashdimisht u fol për të.

Është maestro. Duhet me ja pranu.

Besomëni, më ka frymëzuar vullneti dhe dashuria e tij për jetën dhe pikë së pari për veten.

E kanë ofendu, e kanë sha shumë, jo politikisht, si gazetarët dhe kundërshtarët politikë që bëjnë, sepse s’kanë ditur, por veç janë kapur për bastunin e tij, që tek e fundit është edhe aksesor mode.

Edhe Churchili tanë jetën s’e ka lshu nga dora bastunin, ka thënë për të ‘unë eci bashkë me fatin në dorë’, por anglezët kanë etikë, nuk janë tranu me sha njeriun për një shkop.

(E kam hetu se komentuesit e portaleve i urrejnë njerëzit e sëmurë dhe pleqtë. Kjo prirje e errët duhet të studiohet).

Por, Isa Mustafa po tregohet edhe lojtar i madh, edhe i kujdesshëm.

Dhe mund ta humb lojën veç nëse tani për tani e çon LDK-në në zgjedhje.

Është rasti i tij i vetëm që mund ta bëjë President. Kjo i tregon të gjitha.

Po më pëlqen edhe kultura e lartë që po e tregon Kadri Veseli dhe partia e tij. S’ka lidhje a e ka të sinqertë a jo sjelljen e mirë. Atij më mirë i bjen me aktru të mirën sesa me qenë përnjëmend i mirë.

Nuk po akuzon, s’po provokon, nuk po bën ironi.
Nëse vazhdon kështu, shpejt ka me ndryshu mendimin e shumë shqiptarëve për PDK-në.

Përveç Ganja sot me atë gjestin me flamur, që s’ka gjë të keqe aty, i shkon asaj ky ‘stil’.

Prandaj, shfrytëzone rastin ta mundni PDK-në sa jeni FITUES.

Është e dhimbshme nëse Albin Kurti as si FITUES nuk arrin ta mundë Hashim Thaçin dhe PDK-në.

Është e tmerrshme nëse nuk mund ta mundni PDK-në as si FITUES.

Shfrytëzojeni rastin sa janë PDK në ‘sy për të keq’, sepse njeriu më shumë i ka mërzi njerëzit e paaftë për të vendosur e për të zgjidhur problemet e popullit sesa njerëzit e këqij, sepse njerëzit e këqij mund të marrin edhe vendime të mira, kurse njerëzit e paaftë për të vendosur, tutën edhe prej hijes së vetë.

Nuk mjafton të jesh i mirë dhe i drejtë Albin, duhet të jesh FITUES.

Kur je Fitues, edhe pak i keq me qenë s’ka gajle.

Është e pafalshme që për një ‘president’ ‘të huaj’ (që ty s’të hyn në punë), ta humbësh FITOREN tënde si Kryeministër.

Mos i dëgjo ata që të thonë se në zgjedhjet e ardhme Vetëvendosja do të rritet nga dështimi.
Asgjë e mirë nuk rritet nga dështimi. ‘Nuk mund të hysh dy herë në të njëjtin ujë’.

Faji nuk do ti mbetet veç LDK-së. Përkundrazi. Fituesi nuk guxon ta humb fitoren në tavolinë. S’bën me ndodh.

P.S. ‘Jepja’ LDK-së Presidentin tani (nëse deri tani nuk keni pështjell ndonjë gjë tinëz), e mos i jep Hashim Thaçit afat, se masandej hyn parja e shantazhi, të humbin para syve njerëzit.

Të Lidhura

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025
Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025
Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, premte, 22 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, premte, 22 gusht 2025

22 Gusht, 2025

Pamja e jashtme e presidentit të SHBA-së, ja pse Trump është gjithmonë kaq portokalli
Bota

Pamja e jashtme e presidentit të SHBA-së, ja pse Trump është gjithmonë kaq portokalli

21 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 21 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 21 gusht 2025

21 Gusht, 2025

Meriton Mjekiqi lirohet nga arresti, reagon për herë të parë pas skandalit
Show Biz

Meriton Mjekiqi lirohet nga arresti, reagon për herë të parë pas skandalit

20 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com