InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Studiuesja Rovena Vata: Nuk e njohim siç duhet Gjergj Fishtën, të ndërtohet muzeu për të

20 Dhjetor, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A
Studiuesja Rovena Vata: Nuk e njohim siç duhet Gjergj Fishtën, të ndërtohet muzeu për të

Studiuesja Rovena Vata paraqiti disa propozime mbrëmjen e sotme për promovimin e figurës së At Gjergj Fishtës. E ftuar në emisionin “Oda”, kritikja ngriti si fillim shqetësimin se figura e Fishtë nuk njihet shumë.

“Ne nuk e njohim siç duhet Fishtën, nuk e kemi studiuar. Ka dëshmi shumë të orta që lidhin faktorin e jashtëm me faktorin e brendshëm. Është promovuar Fishta dhe librat e tij sepse nipi i Kol Pacit, Mark Paci ka mbajtur lidhje gjaku. Familja Paci është familja e origjinës së Fishtës. Faktori i jashtëm ka qenë faktor vendimtar për të nxjerrë në pah të gjithë figurën dhe imazhin e Gjergj Fishtës sepse figura e tij u denigrua. Të njëjtin ndikim diaspora shqiptare po e jep edhe sot e kësaj dite.

Në 1998 Maksimilian Lamberci ka përkthyer në gjermanisht “Lahutën e Malcisë”. Janë botuar artikuj për Fishtën në Nju Jork, në Milano, në Boston, në Mynih, në Stamboll. Është simbolike mbajtja e një simpoziumi shkencor për Gjergj Fishtën në datat 2 dhe 3 nëntor të këtij viti. Gjergj Fishta ka bërë lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të njohur Shqipërinë”, tha Rovena Vata.

Ajo bëri disa propozime për ta njohur edhe më shumë At Gjergj Fishtën. Midis të tjerash, studiuesja kërkoi që të restaurohet shtëpia ku ka jetuar për pak kohë Fishta, të ndërtohet një muze për të në Fishtë të Zadrimës, të krijohet një revistë me kontributet e tij apo edhe që dita e lindjes së Fishtës të jetë festë kombëtare. Sa i takon ngritjes së muzeut, kritikja deklaroi se do të ngrihet Shoqata e Gjergj Fishtës për të mbledhur kontrbitute financiare. Rovena Vata ju bëri thirrje institucioneve shtetërore që këto thirrje të mos bien në vesh të shurdhët, por të bëhet diçka për promovimin e At Gjergj Fishtës.

“Për të prpomocuar figurën e Gjergj Fishtës kam dhënë disa propozime. Do t’iu drejtohem me letër të gjitha autoriteteve përkatëse që të ketë edhe një motivim për çdo pikë që unë kam kërkuar. Ditëlindja e Fishtës të jetë festë kombëtare, shoqëruar edhe me një çmim ndërkombëtar që jep Shqipëria, një çmim Nobel. Të shpallet muaji fishtian ku të mbahen simpoziume, etj. Këtë propozim e kam konsultuar edhe me ekspertë sesi mund të përpilohen këto shkresa.

Do të krijohet edhe një revistë shkencore me emrin e Gjergj Fishtës, ku të pasqyrohen të gjitha kontributet që ka dhënë ai dhe për çështjet fetare. Këto kërkojnë edhe një fond të caktuar financiar, kështu që ne do të krijojmë Shoqatën e Gjergj Fishtës dhe do të ketë të anëtarësuar të gjithë anëtarët e gjalkut të familjes së Gjergj Fishtës. Programet arsimore nuk janë të pasura me veprat e Gjergj Fishtës dhe i bëjmë thirrje Ministrisë së Arsimit që të jetë më e promovuar. Edhe në Kosovë dhe Maqedoni mungon jashtëzakonisht shumë figura e tij, e kam gjetur vetëm me një poezi.

Fishta ka qenë edhe një paqedashës i madh, kujtoj vrasjen e vëllait të tij dhe ai e fali gjakun. Kështu që kërkoj që t’i jepet ambasadori i paqes në botë. Universitetet, Biblioteka Kombëtare, Teatri Kombëtar, rrugë, institucionet e rëndësishme, të kenë emrin e Gjergj Fishtës. Muzeu Historik Kombëtar të ketë një pavion për Gjergj Fishtën. Kam kërkuar edhe rikthimin e çmimit Nobel për At Gjergj Fishtën”, u shpreh pedagogia.

Ajo ndau edhe një problem që po pengon ngritjen e muzeut për At Gjergj Fishtën. Sipas saj, toka ku është planifikuar të ndërtohet ka probleme pronësie.

“Shtëpia-muze është shtëpia ku ka jetuar pak vite Fishta. Kemi një lajm të mirë nga muzeu, është marrë vendimi për restaurimin e kësaj shtëpie. Muzeu është propozuar të ndërtohet në trojet ku ka lindur Fishta, në Fishtë të Zadrimës. Ka konflikt pronësie për ndërtimin e muzeut dhe deri në ndërtimin e tij, ne do t’iu shkojmë deri në fund kërkesave dhe do të zgjidhet ky ngërç.

Nismëtarë për promovimin e Gjergj Fishtës janë edhe familjarët, ata janë të vendosur në këtë rrugë. Tani kanë ngelur vetëm institucionet që të përgjigjen. Kemi shpresë që të gjitha këto propozime nuk do të bien në vesh të shurdhët. Diaspora shqiptare është shumë optimiste dhe kontribuese. Familjarët e Fishtës nuk po kërkojnë një fond të veçantë për Fishtën, është një nismë e ndërmarrë nga familjarët e Fishtës. Nuk mungojnë fondet për ndërtimin e muezut të Fishtës.

Nuk po kërkohet fond, por po kërkohet vetëm zgjidhja e këtij ngërçi për truallin ku duhet të ndërtohet muzeu. Me zgjidhjen e konfliktit besoj se do të ketë një dritë jeshile”, u shpreh studiuesja Rovena Vata në emisionin “Oda”.

Të Lidhura

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik
Artikuj

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik

8 Qershor, 2026
Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmeti
Artikuj

Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmetin

4 Qershor, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026

TË FUNDIT

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

35 pilula në ditë për shëndetin: rutina e Kim Kardashian që po alarmon mjekët!
Show Biz

35 pilula në ditë për shëndetin: rutina e Kim Kardashian që po alarmon mjekët!

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com