InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Minishengen apo Jugosllavia e tretë?!

20 Dhjetor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A

Nga Çlirim GJATA

Jugosllavia është krijuar dy herë. Kjo është e treta, nëse. Në të dy herët e para është shkatërruar me luftë, megjithse ishte krijuar nga fuqitë e mëdha të kohës.
Herën e parë Jugosllavia u krijua ne vitin 1919 nga Rusi, Angli, Francë, etj., në kuadrin e bashkimit të sllavëve të jugut dhe u quajt monarkia Serbo-Kroato-Sllovene nën familjen e Karagjorgjeviç. Kjo ndodhi në kuadër të mbarimit të LPB dhe shpërbërjes së dy përandorive të kohës, asaj Turke dhe Austro-Hungareze. Nuk po ndalem se çfarë ndodhi me trojet shqiptare pikërisht në favor të kësaj krijese me bashkim artificial e të dhunshëm kombesh e kombësish, gjuhësh e kulturash e që nuk ishte gjë tjetër veqse, një sundim i kamufluar i Serbisë mbi të tjerët, si dhe privilegj i Rusisë në ballkan, pasi dihen nga historia.

Kjo Jugosllavi u shëmb nga LDB, me pushtimin e saj nga Italia fashiste pjesërisht dhe Gjermania naziste plotësisht.

Herën e dytë, Jugosllavia u krijua mbi gërmadhat e së parës, tashmë nga komunistët jugosllavë me në krye J.B.Titon drejtues jetëgjatë i tyre dhe u quajt Republikë Federative ose Jugosllavia e Avnoit me 6 republika dhe dy krahina, një prej të cilave ishte Kosova e Shqiptarëve.

Kuptohet që edhe kjo, jo pa miratimin e pothuajse të të njëjtave fuqi të mëdha si herën e parë dhe siç tregoi koha me përkrahje tepër bujare të Britanisë dhe USA, në kushte tjera tashmë, ato të Luftës së Ftohtë. Edhe kjo Jugosllavi u shemb me luftë e madje me një ndër luftrat më të përgjakshme të historisë së Ballkanit ku mund të veqohen maskrat në Bosnje dhe Kosovë. Dhe u desh edhe nderhyrja e trupave të NATO-s për këtë.

Pra në të dy rastet u krijua artificialisht dhe dhunshëm nga fuqitë e mëdha dhe u shpërbë si imperativ i kohës, por përsëri dhunshëm dhe nga fuqitë e mëdha.

Si në krijimin e parë, ashtu edhe në atë të dytë të këtij shteti absurd, tragjedinë më të madhe e pësoi kombi shqiptar dhe shqiptarët nga genocidi serbomadh dhe coptim të territorit tonë kombëtar.

Papritur nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vjen idea e një të ashtuquajturi bashkim kufitar i vëndeve të Ballkanit Perëndimor(Serbi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Bosnje). Pra ish Jugosllavia, pa Kroaci dhe Slloveni si anëtarë të BE, por me Shqipërinë plus. Që të jemi të ndershëm, kjo jo thjeshtë si ide por si projekt, ka ardhur nga Vuçiç i Serbisë madje me koordinim Rus, por i është lënë si meritë Edi Ramës për ta justifikuar më lehtë:“ja vetë Shqiptarët me krm.e tyre po e kërkojnë”; lojë e vjetër dhe e stërparë kjo në historinë e Ballkanit.

Dhe kjo u quajt Minishengeni Ballkanik, një imitacion surrogat të Shengenit të BE.
Por që nuk është gjë tjetër veqse, krijimi i Jugosllavisë së tretë, një projekt ky i nxjerrë edhe nga arkivat e mykura të marrdhënjeve komuniste Shqiptaro Jugosllave të viteve 45-48 të shekullit të kaluar.

Dhe tashmë këtë nuk po e bëjnë më fuqitë e mëdha(ata mezi po mbajnë BE, jo më të bashkojnë prapë Jugosllavinë), por dy “liderët global” të Ballkanit, Rama-Vuçiç. Dhe kur mendon se ishin fuqitë e mëdha që krijuan Jugosllavinë dy herë dhe nuk i qëndroi kohës, jo më do krijojnë një të tretë dy donkishotë ballkanikë.

Sikur të realizohet kjo, fillimisht nuk do të jetë gjë tjetër veqse, sundim ekonomik i Serbisë mbi vëndet e Ballkanit e sidomos mbi Shqiptarët, si më të varfërit në rajon dhe një shtrirje e rehatshme e Rusisë në këtë shtrat. Dhe disnivelet ekonomike do të sjellin me patjetër edhe përplasje politike e deri në luftë, njësoj si në vitet 80-90 në ish Jugosllavi. Afërmendsh, ky “minishengen”, as nuk do ti afrohej për nga performanca atij të BE.

Pastaj, që kur u bëmë ne ti besojmë Serbëve? Apo pse i beson Rama, që nuk i beson hiç, por kështu i leverdis për pushtetin e tijë. Mos vallë Serbët u bënë papritur të “mirë” dhe Shqiptaro dashës?? Uroj të mos ndodhë kurrë realisht, por mundohuni të fantazoni pak, sikur u larguan trupat e NATO-s nga Kosova, u larguan UNMIK, EULEX e s`di se kush tjetër dhe Kosova të lihet si në fillim vitet `90. A e beson kush se Serbet nuk do të lëshohen përsëri mbi Kosovën dhe shqiptarët me të njëjtin genocid, mos më keq, me të njëjtat masakra e krime si jo pak herë në histori? Unë nuk e besoj të kundërtën, kush e beson le të ma argumentojë.

Serbët dhe Vuçiçi i tyre(pjesmarrës si ministër në genocidin e Millosheviçit kundër Shqiptarëve), po të ishin seriozë dhe të kërkonin realisht bashkjetesë paqsore e fqinjësi të mirë me Shqiptarët, do të bënin “mea culpan” historike për atë që na kanë bërë. Do të pranonin fajsinë e tyre në shkaktimin e genocidit, do të kërkonin falje dhe tregonin pendim, si dhe do të pranonin të gjitha pasojat, që ju takojnë në raste të tilla sipas precedentëve perëndimorë.

Por jo vetëm që këto nuk kanë ndodhur por ata arrijnë deri aty sa në bashkëpunim dhe me shërbëtorë të tyrë Shqiptarë(njëri prej të cilëve është, jo kush tjetër, por vetë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama) të ndërrmarin projektin për ndarjen e Kosovës.

Kemi edhe ne Shqiptarë

Të Lidhura

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Jurgen Gjoni, një zë i ri që sjell emocion dhe shpresë në poezi
Të ndryshme

Jurgen Gjoni, një zë i ri që sjell emocion dhe shpresë në poezi

31 Mars, 2026

Xhuma Xhixha, një zë i ri që afirmohet përmes kujtesës dhe ndjeshmërisë poetike
Kulturë

Xhuma Xhixha, një zë i ri që afirmohet përmes kujtesës dhe ndjeshmërisë poetike

31 Mars, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë
Të ndryshme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

31 Mars, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e martë 31 mars 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 31 mars 2026

31 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com