Nga Sheradin Berisha, botuar më 2009
ASKUSH S’I NDJEK KRIMINELËT!
Pas përfundimit të luftës, kur popullata e shpërngulur kthehet në Kosovë, ka gjetur dokumente ushtarake e madje edhe fotografi, në të cilat shihen qartë militarët e paramilitarët serbë në aksione, duke buzëqeshur mistershëm me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapluar zjarri.
Edhe pse emrat e kriminelëve që kryen mijëra masakra, janë identifikuar nga njerëzit që mbijetuan krimin, deri më sot askush nga përgjegjësit e sigurisë në Kosovë, as policia apo prokuroria e EULEX’it, as policia e Kosovës apo prokuroria vendore, por as institucionet tjera ndërkombëtare dhe as ato vendore (Qeveria, presidenca, Kuvendi apo shoqëria civile), nuk kanë treguar as më të voglin interesim, për t´i ndjekur e arrestuar këtë mori kriminelësh.
Ndërkohë që EULEX’i po i ndjek e arreston luftëtarët e lirisë, të cilët me armë në dorë e mbrojtën popullatën nga gjenocidi dhe etnocidi serbë!
Kur kihen parasysh të gjitha këto fakte dhe mijëra të tjera si këto, natyrshëm bëhen përgjegjës, gjithë lidershipi politikë e institucional i Kosovës, për neglizhencën totale rreth ngritjes së një Padie penale, kundër shtetit serbë, për gjenocidin dhe etnocidin e kryer në Kosovë.
(***)
Më gjerësisht lexoni këtu:
http://pashtriku.beepworld.de/krimet_kosove_9899.htm












