Shumëkush e ka njohur përmes angazhimit të tij në politikë, por në të vërtetë, Eduart Ndocaj, ose “kaubosji” sic e thërrasin, është më së shumti një emër i respektuar dhe i mirënjohur në vendin fqinj të Apenineve, si një biznesmen në fushën e ndërtimeve, ku me përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar ka dëshmuar, se Eduarti përvecse një njohës i mirë i inxhinerisë ndërtimore, është dhe një njeri korrekt në cdo detaj të kësaj fushe, duke mos bërë kompromis me asnjë element që cënon sigurinë dhe cilësinë ndërtimore apo është në kundërshtim me rregullat e parashikuara, sic ndodh rëndom me ndërtuesit shqiptarë.
Në një vështrim sipërfaqësor, të yshtur nga interesimi pas opinioneve që z. Ndocaj dha gjatë këtyre ditëve në media të ndryshme në lidhje me tërmetin dhe pasojat e tij, ne, mënjëherë kuptuam, se ai zotëron një kompetencë dhe aftësi bindëse në argumentet e parashtruara, të cilat vijnë si rezultat i punës, përkushtimit dhe ushtrimit të tij në fushën e ndërtimeve në Itali, ku objektet e ndërtuara nga kompania që ai administron, janë të shumta dhe i përkasin sferave të ndryshme, duke e bërë Ndocajn dhe kompaninë e tij, një emër të nderuar dhe mjaft të vlerësuar në sektorin ndërtimor.
Falë kësaj pune, përkushtimi, porfesionalizmi dhe aftësie të dëshmuar, Ndocaj, me kompaninë e tij janë certifikuar dhe kanë marrë vlerësime të shumta, duke fituar admirimin e instancave qeveritare të Italisë.
Më poshtë, ne po japim përmes fotove disa nga veprat e ndërtuara nga kompania e tij:











