InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Rrëfente rojtari i Fishtës, Ded Gjok Lleshi: Më ka tregu sa herë, vetë Pader Gjergj Fishta, se është nga Domgjoni i Mirditës, familja Paci

10 Dhjetor, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A

Dr. Rovena VATA

-Më ka tregu sa herë, vetë Pader Gjergj Fishta, se është nga Domgjoni i Mirditës, familja Paci, e trojet e të parëve, i ka rrëzë Malit të Munelles, në krah të Gurrës së Domgjonit, ku i ka lind gjyshi, Simoni i Ndoc Paci.
Plaku i urtë Ded Gjok Lleshi do rrëfente deri në momentin e fundit të jetës së tij, se:
-Pader Gjergj Fishta më mori me shërbye pranë tij disa vite, e me ndihmoi shumë, vetëm se isha nga Fani i Mirditës, nga krahina që ishte vete Pader Gjergji dhe këtë ia kishte tregu e konfirmu vete disa herë vetë Pader Gjergj Fishta, se është nga Domgjoni i Mirditës, familja Paci, e trojet e të parëve, ku i ka lind gjyshi Simon Ndoc Paci, i ka rrëzë Malit të Munelles, në krah të Gurrës të Domgjonit.
Pader Gjergj Fishta, i dërgonte të fala familjarëve të tij në Domgjon, përmes Ded Gjok Lleshit, sa herë që Ded Gjok Lleshi shkonte me leje me pa familjen e tij në Fanë të Mirditës, e Deda shkonte e takonte pleqtë e Pacit në Domgjon, Kol Pacin e vjetër, (që ka dhanë intervistë në vitin 1941, te Monsinjor Zef Oroshi,, “Fisi jonë në Fishtë, u themelue prej dy djemve të Shpisë teme”) dhe plakun e urtë e të mençur Pren Pacin, (i ati i Mark Pacit që ka mbajtur lidhjet e gjakut Domgjon-Fishtë, me stërnipin e Fishtës, Nik Tomen), pra Rojtari i Fishtës, Ded Gjok Lleshi nga Fani, iu dërgonte të fala, nga Pader Gjergj Fishta, pleqve të familjes Paci, me në krye Kol Pacin e Pren Pacin, të cilët edhe këta i dërgonin të falat e gjakut Pader Gjergj Fishtës, përmes Ded Gjok Lleshit.
E një jetë nuk u ndal plaku i urtë e i mençur, Ded Gjok Lleshi, nuk u ndal duke i tregu miqve e shokëve të tij nga Fani e çdo Mirditori,, që Fishta është nga Domgjoni i Mirditës, i Pacit, me ka thanë vete Pader Gjergji dhe sa here shkoja me leje të tij, me pa familjen në Fanë, Pader Gjergji, më thoshte, të shkosh e t’i takosh robtë e mi në Domgjon, e ju kam shku në derë të gjithëve, Kol Pacit të vjetër e Prenit të Pacit, e ju kam çu të falat e Pader Gjergjit,, ku dhe ata, Kol Paci e Preni i Pacit i dërgonin të fala Pader Gjergjit, rrëfente rojtari i Fishtës, Dede Gjok Lleshi, deri në momentet e fundit të jetës së tij..!!

Pak sipër Gurrës të Domgjonit janë trojet e të parëve, ku me ka le gjyshi i Fishtës Simoni i Ndoc Pacit, m’ka thanë vet Pader Gjergji, rrëfente në çdo kuvend Ded Gjok Lleshi.
Ded Gjok Lleshi ishte i përzgjedhur nga vete i Pader Gjergji, që te shërbente pranë tij disa vite, për të vetmen arsye, se Deda ishte nga Mirdita e origjinës së Fishtës, e këtë ia kishte konfirmuar disa herë vete Pader Gjergji..!!!
Dede Gjok Lleshi shërbeu 3-4 vite pranë Pader Gjergjit Fishtës e 11 vite pranë Pader Anton Harapi në Shkodër, i cili ishte mik dhe bashkudhëtar i Gjergj Fishtës.
Nga familja e Ded Gjok Lleshi është aktorja e mirënjohur Roza Xhuxha-Anagnosti, (i ati i Dedës, vëllai i gjyshit të Roza Xhuxhes).
Ded Gjok Lleshi, në kohën e regjimit mbante librat e Fishtës, të fshehura nën dhé, në dijeni ishin vetëm persona të besueshëm te tij..!
Dede Gjoke Lleshi ka vdekur në vitin 2004, në moshën 97 vjeçare., me kujtime për Fishtën, që i tregonte deri në momentin e fundit të jetës së tij..!!!!
Ded Gjok Lleshi, në Kujtimet e tij me Fishtën, i tregoj familjes, shokëve, miqve në krahinën e Fanit e kudo në Mirditë, se si vete Pader Gjergj Fishta, i kish konfirmu origjinën e tij, nga Domgjoni i Mirditës, familja Paci..!
Ded Gjok Lleshi, ishte mik i ngushtë i Kol Pacit, që është marr në intervistë nga Monsinjor Dr. Zef Oroshi në vitin 1941, i cili e boton në “Shêjzat” në Romë: “Fisi i im-tha-Kol Paci-u themelue në Fishtë nga dy djem prej shtëpijës s’ime, (gjyshi i Fishtës, Simon Ndoc Paci dhe kushëriri i tij Llesh Paci), të cilët ranë s’pari n’atë vend tue kërkue vrri për gjatë. Disa vjet erdhe për verime, por dikur e këputne. E pra këtu i kanë trojet e vjetra e as nji send nuk e kanë shitë as t’egër as të butë”.
Të njëjtin konfirmim me Kol Pacin, për origjinën nga Mirdita, kishte dhënë edhe vetë At Gjergj Fishta, në vitin 1939, para Monsinjor Zef Oroshit, i cili kur i tregon At Gjergj Fishtës se është nga Mirdita, Fishta i deklaron se është edhe ai nga Mirdita e trojet e të parëve, nuk i ka shitë, as fal” edhe kjo dëshmi e At Gjergj Fishtës, është botuar në revistën “Shêjzat” e Ernest Koliqit e Martin Camajt, në Romë.
Në foto: Dede Gjok Lleshi nga Fani i Mirditës (Zalle Xhuxha, Sholth), me fëmije të familjes së Fishtës, gjatë kohës kur shërbente, pranë Pader Gjergj Fishtës, këtë foto Ded Gjok Lleshi, ia la me amanet mbesës së tij Nusha Dedaj, (me amanet ketë foto, që kam dal me fëmijët e familjes të Pader Gjergj Fishtës).

Të Lidhura

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026
Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?
Artikuj

Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?

12 Mars, 2026
Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve
Artikuj

Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve

11 Mars, 2026

TË FUNDIT

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026

Horoskopi ditor, e Diel 22 Mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, e Diel 22 Mars 2026

22 Mars, 2026

“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!
Bota

“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!

22 Mars, 2026

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë
Show Biz

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë

21 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com