InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Roli i funksionimit dhe bashkëpunimit të mësimdhënësit me nxënës dhe prind

7 Dhjetor, 2019
in Artikuj, InfoPress, Të ndryshme
A A
Roli i funksionimit dhe bashkëpunimit të mësimdhënësit me nxënës dhe prind

NGA: PH.D: XHEVAHIRE KRASNIQI PODVORICA

Secili mësimdhënës, qoftë ky i angazhuar në shkollimin fillor apo të mesëm dhe sado pak përvojë të ketë në këtë proces, së paku një herë është ballafaquar me situata problematike dhe vështirë të kontrollueshme me ndonjërin prej nxënësve të saj/tij. Në të kaluarën, kanë qenë disa faktorë të cilët kanë pasë një ndikim më të madh që situata të këtilla të sillen brenda parametrave deri diku të lejueshëm. Aktualisht, janë disa faktorë tjerë të cilët po ndikojnë negativisht në sjelljen e pa hijshme dhe devijante të nxënësve gjatë qëndrimit ose gjatë vajtje ardhjeve të tyre në shkollë. Me zhvillimin e teknologjive të reja, posaçërisht të telefonisë celulare, qasjeve në internet dhe të rrejteve socilae, edhe sjellja e nxënësve ka ndryshuar dukshëm, duke i bërë ata më pak të vëmendshëm ndaj shkollës, arsimit dhe arsimtarëve. Nga ana tjetër, edhe raportet  brenda familjes, posaçërisht për shkak të angazhimit tërë ditor të prindërve në vendin e punës, kanë bërë që ata t’iu nënshtrohen më lehtë dhe më shpejt ndikimeve të rrethit, shpesh herë problematik si dhe rënies së fëmijëve nën ndikimin e individëve e grupeve me sjellje asociale e devijante në mjedis.

Shikuar nga një aspekt tjetër, më i specializuar dhe duke konsultuar literaturën profesionale, konstatojmë se nxënës të ndryshëm, në situata të caktuara, ndryshe reagojnë ndaj situatave me të cilat ballafaqohen ose ndaj mjedisit ku zakonisht veprojnë. Zakonisht, një tip i caktuar i nxënësve, të cilët me vështirësi më të madhe ballafaqohen me emocione të caktuara, të cilat në disa raste krijojnë komplekse të caktuara të vlerës së ultë të cilat pastaj i rëndojnë edhe më shumë situatën e përgjithshme. Nga ana tjetër, tipa tjerë  të nxënsve, me karakere dhe natyra  të ndryshme, duke manifestuar sjellje herë herë edhe të papranueshme nga mjedisi, në këtë rast shkolla dhe arsimtarët si janë; aktiviteti i shtuar, pengim në zhvillimin e procesit arsimor, pengim për përqëndrimin e shokëve për të përcjellë mësimet, mungesë të njohurive elementare dhe të njësive mësimore, veprime të dhunshme dhe të ngjajshme, imponojnë nevojen e gjetjes së një zgjidhje të menjëhershme dhe të qëndrueshme.  Në situata të këtilla, shpeshherë edhe arsimtarët  nuk gjejnë mënyra si të dalin prej këtyre situatave, duke krijuar mundësi edhe të krijimit të momenteve konfliktuoze. Ata ndonjëherë e humbin kontrollin dhe qetësinë e tyre, nuk gjejnë mundësi mirëkuptimi për situatat e krijuara me nxënësit të cilët i krijojnë ato si dhe të gjetjes së mundësisë për të kërkuar mënyra të zgjidhjes së këtyre momenteve të pahijshme. Me qëllim të parandalimit të këtyre situatave dhe sidomos të dales paqësore prej tyre pasi ato të kenë ndodhur, po ju sjellim disa prej mënyrave të përshtatshme si duhet vepruar.

Ndër mënyrat e preferuara dhe të këshillueshme që një nxënës me sjellje problematike të futet brenda kornizave të sjelljeve të cilësuara të përshtatshme dhe sociale është që ai të motivohet nëpërmjet të lavdatave të cilat do ti drejtohen, herë herë edhe pa meritë: për përparimet e dukshme që po bënë në mësime, për sjelljet të cilat po vlerësohen më mirë, për raportet ndaj shokëve dhe arsimtarëve, për ardhjen me rregull dhe me kohë në shkollë e tjera. Konsideroj se jo gjithmonë kriritkat dhe denimet eventuale do të ndikojnë në ndryshimin e sjelljeve të tij. Në raport me nxënës të këtillë duhet vepruar me qetësi dhe maturi, duke e këshilluar atë për mënyrën që duhet ndjekë për të qenë i dashur në mjediset shkollore. Në raste kur nxënësi i caktuar ka penguar në orën e mësimit, me të duhet biseduar shtruar pas përfundimit të orës, në ambiente të mbyllura dhe pa prezencen e të tjerëve me qëllim që ai mos të ndjehet keq para shokëve dhe mos të ndjehet i ofenduar. Një qortim ose vrejtje ndaj nxënësit problematik para të gjithë klasës, mund të krijojë efekte të kundërta nga ajo që dëshirojmë dhe do ta acarojë edhe më shumë situatën. Gjatë kësaj bisede arsimtari duhet të jetë i drejtë dhe miqësor por në të njejten kohë të demostrojë autoritetin e tij prej arsimtari.

Është shumë me rëndësi që gjatë bisedës me nxënës të cilët manifestojnë sjellje ndryshe nga të tjerët të përdoret fjalori adekuat, profesional por i kuptueshëm për nxënësin. Gjithashtu, deklaratat ekstreme dhe kërcënuese nuk janë të preferueshme. Gjatë këtyre bisedave arsimtari duhet të përdorë fjalë inkurajimi për veprime pozitive ngase fjalime të këtilla te disa nxënës kanë veprim pozitiv. Në raste të këtilla ne te ata ngjallim ndjenjen e përkatësisë, të vlerave të tij pozitive dhe e bindim atë se puna e tij është e vlerësuar drejt prej të gjithëve. Në këtë mënyrë nxënësi do të ndjehet si pjesë e rëndësishme dhe e vlefshme e bashkësisë dhe në këtë mënyrë do të fitojë vetbesim duke e motivuar kështu për të ecë përpara. Në raste të këtilla, fjalët: sot  ishe i mirë , falemnedrit për angazhimin tënd, shpresoj të vazhdosh kështu, jam krenar me punën tënde, sot kemi bashkëpunuar mirë, urime, o, sa mirë etj.

Një numër i caktuar i nxënësve, nuk e ka të lehtë që sjelljen e tij ta përmirësojë, pas një periudhe sa ka manifestuar sjellje të pahijshme si mungesa nga shkolla, pengim në orë të mësimit a nota të dobta. Ata, ndonjëherë, poçese nuk trajtohen drejt dhe në mënyrë profesionale, mund të devijojnë edhe më keq dhe sjelljet e tyre të këqia ti radikalizojnë. Në raste të këtilla duhet evituar veprimet radikale nga arsimtari a shërbimi pedagogjik. Deklaratat e llojit “më ke zhgënjyer”, “nuk po sillesh sipas rregullave të shkollës”, “do të mirren masa” etj. mund të jenë jo produktive dhe të radikalizojnë sjelljet e nxënësit.   Nxënësit të cilët mundohen të përmirësojnë sjelljet e tyre duhet ndihmuar duke i trajtuar drejt dhe në mënyrë adekuate, pa i dalluar prej nxënësve tjerë. Atyre  nuk duhet përmend masat ndëshkuese dhe nuk duhet krahasuar me nxënës tjerë të cilët nuk kanë pasë ndonjëherë problem të natyrës disiplinore a të notave negative. Ata duhet dëgjuar me kujdes për problemet që kanë ose për situatat në të cilat janë përfshirë. Nxënësit me sjellje ndryshe nuk duhet dalluar prej të tjerëve me qëllim që mos të ndjehen të diferencuar.

Sikur  që të gjithë fëmijët nuk janë të njetë, edhe prindërit nuk janë të njejtë. E përbashkëta e të gjithë prindërve, ose e gati të gjithëve, është se ata dëshirojnë të informohen drejt për mbarëvajtjen në shkollë të fëmijëve të tyre. Ata gjithmonë e kanë dronë se sa dhe si fëmijët e tyre po avansojnë dhe çfarë edukimi e arsimimi po marrin. Në këtë drejtim, arsimtari gjithmonë prindëritt duhet informuar drejt për mësimin dhe sjelljet e fëmijës së tyre në shkollë. Por, poçese një nxënës i caktuar nuk arrinë rezultate të mira në shkollë dhe nuk ka sjellje shembullore me shokët e  arsimtarët a nuk respekton normat dhe rendin shtëpiak të shkollës, arsimtari nuk duhet dekurajuar ata por duhet inkurajuar, duke iu dhënë shpresë se fëmija i tyre megjithatë po mundohet dhe se shpreson se do të arrijë rezultate të mira. Në raste të këtilla arsimtari duhet të demostrojë qasje bashkëpunimi dhe bashkëveprimi me nxënësin, duke ndikuar kështu edhe te vetë prindërit, që edhe ata të përfshihen në procesin e shkollimit dhe edukimit të nxënsve.

Të Lidhura

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D
Të ndryshme

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D

8 Nëntor, 2025
Denada Isa: Është e lehtë të duash dikë për atë që duket, por duhet zemër e madhe për ta dashur për atë që është
Të ndryshme

Denada Isa: Është e lehtë të duash dikë për atë që duket, por duhet zemër e madhe për ta dashur për atë që është

6 Nëntor, 2025
Frutat dhe perimet, që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor
Të ndryshme

Frutat dhe perimet, që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor

6 Nëntor, 2025
A duhet ngrënë bananja në mëngjes?
Të ndryshme

A duhet ngrënë bananja në mëngjes?

5 Nëntor, 2025
RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë
Të ndryshme

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë

23 Tetor, 2025
Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri
Të ndryshme

Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri

21 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Parashqevi Simaku në gjendje të vështirë, zbulohet çfarë ka ndodhur me këngëtaren, rrezikon të mbetet…
Show Biz

Parashqevi Simaku në gjendje të vështirë, zbulohet çfarë ka ndodhur me këngëtaren, rrezikon të mbetet…

16 Nëntor, 2025

Dita nis me kthjellime dhe vranësira nê disa zona, parashikimi i MOTIT për këtë të diel
Aktualitet

Dita nis me kthjellime dhe vranësira nê disa zona, parashikimi i MOTIT për këtë të diel

16 Nëntor, 2025

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

Mediet Ruse zbulojnë të dashurën sekrete të Vladimir Putin
Bota

Mediet Ruse zbulojnë të dashurën sekrete të Vladimir Putin

16 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com