InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Troja e lashtë, një qytet real apo thjesht një legjendë? Nga rrëmbimi i Helenës tek ngjarjet pas luftës 10 vjeçare …

25 Nëntor, 2019
in Artikuj, Histori, Të ndryshme
A A
Troja e lashtë, një qytet real apo thjesht një legjendë? Nga rrëmbimi i Helenës tek ngjarjet pas luftës 10 vjeçare …

*Emri Troja, i referohet një vendi legjendar, por edhe një siti arkeologjik real. Në legjendë, Troja prezantohet si qyteti që u rrethua për 10 vjet, dhe në fund u pushtua nga një ushtri greke e udhëhequr nga Mbreti Agamemnon. Arsyeja e luftës ishte sipas “Iliadës” së Homerit, rrëmbimi i Helenës, mbretëreshës së Spartës.

Rrëmbimi u krye nga Parisi, djali i mbretit të Trojës, Priamit. Tek “Iliada”, Zotat ndërhyjnë vazhdimisht në mbështetje të personazheve, në të dyja anët e konfliktit. Ndërkohë, Troja është një qytet i vërtetë antik, që ndodhet në bregdetin veriperëndimor të Turqisë, dhe që nga antikiteti, është identifikuar nga shumë njerëz si Troja për të cilën flitet në legjendë.

Nëse Lufta e Trojës ka ndodhur apo jo vërtet, dhe nëse siti arkeologjik në veri-perëndim të Turqisë është Troja në fjalë, kjo është ende objekt debatesh. Emri turk për sitin arkeologjik është Hisarlik. Ideja që ky qytet është në fakt Troja legjendare, qarkullon prej të paktën 2.700 vjetësh, kur grekët e lashtë po kolonizonin bregun perëndimor të Turqisë.

Në shekullin XIX-të, ideja u bë sërish shumë popullore, kur biznesmeni dhe arkeologu gjerman, Hajnrih Shliman, kreu disa gërmime në Hisarlik, duke zbuluar thesare që ai pretendoi se i përkisnin mbretit trojan Priam. Lufta e Trojës, mendohet të ketë ndodhur afër fundit të Epokës së Bronzit, ose rreth vitit 1200 Para Krishtit.

Ajo ndodhi rreth kohës së lulëzimit të një civilizimi, që ne e njohin si Mikena në Greqi. Mikenasit ndërtuan pallate të shkëlqyera, dhe zhvilluan një sistem shkrimi. Rrëfimet më të hershme mbi këtë luftë vijnë nga Homeri, që jetoi rreth shekullit VIII Para Krishtit, pra disa shekuj pasi ndodhën ngjarjet.

Lufta hyri shpejt në një ngërç, me grekët që ishin të paaftë të pushtonin qytetin, dhe trojanët po aq të paaftë për t’i hedhur ata në det. Në poemë, përshkruhen disa nga ngjarjet kryesore, përfshirë një duel midis Menelaut, mbretit të Spartës, burrit zyrtar të Helenës dhe Parisit që e rrëmbeu.

Fituesi të merrte Helenën si çmim, duke i dhënë fund luftës. Sidoqoftë, Zotat ndërhynë për të prishur duelin para se ai të përfundonte, dhe për pasojë vazhdoi lufta. Përkundër besimit popullor, “Iliada” nuk përfundon me shkatërrimin e Trojës, por me një armëpushim të përkohshëm, pas së cilit supozohet se vazhdojnë luftimet.

Një tjetër vepër homerike, “Odisea” përshkruan ngjarjet pas shkatërrimit të qytetit, dhe ku protagonisti kryesor Odiseu, tenton të kthehet në shtëpi. Siti i Hisarlikut, në veri-perëndim të Turqisë, është identifikuar si Troja që nga kohërat e lashta. Hulumtimet arkeologjike, tregojnë se ai ishte i banuar për gati 4.000 vjet, duke filluar rreth vitit 3000 Para Krishtit.

“Nuk ka një Trojë të vetme. Ka të paktën 10 të tilla, të shtrira mbi njëra-tjetrën”- shkruan studiuesi i Universitetit të Amsterdamit, Gert Jan van Vijngarden në një kapitull të librit të tij “Troja: Qyteti, Homeri dhe Turqia. Ai pretendon se arkeologët duhet të gërmojnë më thellë, për të gjetur mbetjet e vendbanimit të parë.

Sipas tij, Troja u ngrit pas vitit 2550 Para Krishtit. Qyteti “u zgjerua dhe u pajis me një mur të madh mbrojtës, të përbërë nga blloqe guri drejtkëndëshe”, shkruan van Vijngarden. Kur Shliman gërmoi në këtë nivel të Trojës në vitin 1873, ai zbuloi një arkë thesari, të cilin ai besonte se i përkiste mbretit Priam.

Por më vonë, disa studiues kanë spekuluar se këto thesare nuk u gjetën të gjitha në një depo, por ishin objekte mjaft të çmuara, të nxjerra nga i gjithë siti. Në dekadat që pasuan, u bë e qartë se këto objekte i përkasin një mijëvjeçari më herët sesa koha kur jetoi Priami. Edhe madhësia e saktë e qytetit, është objekti diskutimesh.

Arkeologu Manfred Korfman, që ka drejtur gërmimet në këtë sit, shkruan në një libër të vitit 2007, se ka pasur një “qytet më të ulët” përtej kështjellës, duke e llogaritur madhësinë e tij totale në rreth 30 hektarë. Një nga problemet kryesore, në identifikimin e këtij qyteti si Troja e Homerit, është mënyra se si u shkatërrua ai.

Të çarat në mure, sugjerojnë se u godit nga një tërmet rreth vitit 1300 Para Krishtit, i pasuar ndoshta nga një kryengritje ose sulm armik. Të dhënat tregojnë se qyteti ishte braktisur rreth vitit 1000 Para Krishtit, dhe u ripërdor në shekullin VIII Para Krishtit, pikërisht rreth kohës kur jetoi Homeri.

Grekët e quajtën “Ilion” qytetin e ripushtuar. Ndërsa shumë studiues besojnë se njerëzit që u rivendosën në Trojë pas vitit 1000 Para Krishtit ishin kolonët grekë, kjo ide së fundmi është sfiduar nga gjetje të reja. Në vitin 2014, studimi i publikuar i një ekipi studiuesish në “Oxford Journal of Arkeology”, zbuloi se amfora e gjetur në Trojë, dhe që mendohej se ishte importuar nga Greqia, ishte prodhuar në fakt në Trojë.

Kjo bëri që ekipi të sugjeronte që shumica e njerëzve që e ringritën Trojën, ishin njerëz që jetonin tashmë përreth zonës. Kserksi, mbreti i Persisë që shkoi të pushtonte Greqinë, u ndal për të bërë homazhe ndaj Trojës.

Të njëjtën gjë do të bënte Aleksandri i Madh në shekullin IV Para Krishtit, duke i dhënë asaj një status të veçantë brenda perandorisë së tij të madhe. Por pyetja kryesore me të cilin përballen studiuesit është:A ka pasur ndonjëherë një Luftë të Trojës? Nëse po, a është Hisarlik, Troja  vërtetë? Studiuesit kanë vërejtur se topografia e Trojës, përputhet në përgjithësi me atë të qytetit real. Por mbeten ende shumë dilema./Livescience.com/ Përshtatur nga CNA.al

Të Lidhura

Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!
Të ndryshme

Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!

12 Tetor, 2025
Zbuloni çfarë i ndodh organizmit nëse hani dy kivi në ditë
Të ndryshme

Zbuloni çfarë i ndodh organizmit nëse hani dy kivi në ditë

8 Tetor, 2025
Fruti që lufton kancerin dhe plakjen, përfitimet e konsumimit të shegës
Të ndryshme

Fruti që lufton kancerin dhe plakjen, përfitimet e konsumimit të shegës

5 Tetor, 2025
Rëndësia dhe zbatimi i elementeve socialë në zhvillimin e empatisë në shkolla
Artikuj

Rëndësia dhe zbatimi i elementeve socialë në zhvillimin e empatisë në shkolla

2 Tetor, 2025
A është Putin i sëmurë? Misteret që “rrethojnë” shëndetin e presidentit rus
Artikuj

A është Putin i sëmurë? Misteret që “rrethojnë” shëndetin e presidentit rus

28 Shtator, 2025
Facebook dhe Messenger me rregulla të reja për përdoruesit!
Të ndryshme

Facebook dhe Messenger me rregulla të reja për përdoruesit!

27 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese
Politikë

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

16 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 16 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 16 Tetor 2025

16 Tetor, 2025

Çfarë bën Luizi kur Kiara Tito është në Portokalli dhe kush kujdeset për Lunën? Ja si përgjigjet moderatoja
Show Biz

Çfarë bën Luizi kur Kiara Tito është në Portokalli dhe kush kujdeset për Lunën? Ja si përgjigjet moderatoja

15 Tetor, 2025

Trump komplimenton Melonin: Je e re dhe e bukur, nuk do të guxoja ta thoja këtë në Amerikë
Bota

Trump komplimenton Melonin: Je e re dhe e bukur, nuk do të guxoja ta thoja këtë në Amerikë

14 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com