Nga Basir ÇOLLAKU
Kandidati Olsian Çela, i renditur i pari në garën për Prokuror të Përgjithshëm, saktësoi mjergullën nëse ishte nipi i Aranit Çelës, Prokurorit vrasës të diktaturës..Bëri mirë.
Nuk është. I dha përgjigje këtij rasti delikat, media paska nxituar..!!
Por ajo çka nuk shtoi në saktësimet moralo-profesionale Prokurori, ishin dy detaje të rëndësishme.
Së pari, dosja “Xibraka” mosankimimin nga ana e tij, si përfaqësuesi i akuzës, pas vendimit të harkuar e zbutur të Gjykatës, Ankimim i bërë nga të pandehurit, të cilët e ulën sërish dënimin. Akuzat publike e mediatike rreth kësaj dosje, ku u prangos dhe dënua nipi i diktatorit Hoxha, kanë folur për Olsi Ramën si të përfshirë në këtë aferë kriminale të trafikut.
Asnjë anëtar i KLP, nuk pyeti kandidatin Çela, në seancën dëgjimore, në intervistën e tij, rreth kësaj ngjarjeje domethënëse për pavarësinë e Prokurorit dhe interesin e lartë publik!!! As për shkëmbimet e banesave në shitje-blerje mes tij dhe nënës duke nxjerrë fitim të çuditshëm!!
Këto nuk janë detaje të parëndësishme. Mosmarrja në konsideratë dhe lënia në asgjë si periferi pakujdesie, apo aftësi llogarie, është një shkujdesje dashamirëse, e cila ngjason me tepri nga një vëmendje jo fort anonime. Këtu është rasti ku Kokaina reflekton veten aqartë si drogë e fortë..
Dhe së dyti
Pretendimi deri më tëni mediatik për një doktoraturë. E ka kryer këtë kualifikim kandidati Çela?
Në Shqipëri, Bullgari siç është përmendur në media sociale apo kund tjetër??!!
Nëse po, e ka bërë prezent më herët gjatë karrierës për efekte financiare dhe konkurimesh?
Nëse jo ta shuajë dhe këtë dyshim jo tërësisht rastësor, rreth CV së tij.!!!
Në faqen e KLP ka zero informacion për jetëshkrimin e tre garuesve për drejtues të Prokurorisë!!!
Thua kaq keq me fonde është Këshilli i Prokurorisë, apo siklete të tjera në këto për të mbajtur në hije. Transparencë e kompleksuar apo regji e organizuar.
Çfarë është??!
Nuk kanë ndodhur të gjitha rastësisht…