InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Histeria e sinkronizuar kundër Opozitës

14 Nëntor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Përse bateritë e propagandës janë drejtuar kundër Berishës?

Red VARAKU

Histeria që shpërtheu në mënyrë të sinkronizuar kundër Opozitës ditën kur u sulmuan barbarisht banorët e Astirit , edhe kësaj rradhe shpërtheu nga të njëjtët mercenarë. Ishin po ata që nuk lënë rast pa e sulmuar Opozitën për çdo qëndrim të saj, nga karrige zyrash të pushtetit, apo tavolina luksoze restorantesh dhe kafenesh .Edhe Dhjetorin e shkuar ishin të njëjtët mercenarë, që e sulmuan Opozitën paburrërisht gjatë protestave studentore, duke e akuzuar liderin e saj se kishte marrëveshje me kryeministrin.

Por, kur Opozita doli në rrugë në shkurt dhe dogji mandatet , ku u bë e qartë për të gjithë se nuk ka asnjë marrëveshje, sërish ishin të njëjtët që nisën menjëherë ankesat për strategjinë e ndjekur prej saj. Ndërkohë, ishin po këta individë, që nuk dolën asnjë ditë në protestë, dhe ishin po këta që nuk reshtnin së sulmuari Opozitën nga frëngjitë e tyre, për djegjen e mandateve apo për refuzimin e një marrëveshjeje për zgjedhjet lokale.

Ironikisht, këta që thërrisnin për përmbysje me dhunë në Dhjetor, ishin po ata që kërkonin protesta paqësore dhe qytetare në shkurt. Paradoksalisht, kur kryeministri vendosi të hynte në zgjedhje pa Opozitën në 30 Qershor, sërish këta ‘qytetarët paqësorë’ u shndërruan në rebelë , që kërkonin dhunë, gjakderdhje deri edhe viktima.

Janë po këta mercenarë që e kanë akuzuar Opozitën kur bëri marrëveshje me banorët e Astirit, si një përpjekje për të përfituar aksione politike nga vuajtjet e këtyre njerëzve, dhe janë sërish po këta që e akuzojnë Opozitën, se pse nuk u bë pjesë e skenarit të mazhorancës për të shkaktuar gjakderdhje deri edhe viktima.

Pra, çfarëdo që të bëjë Opozita këta individë do t’i këtë gjithmonë kundër. Të mos jesh dakort me vendimet e Opozitës, kjo nuk e dëmton Opozitën. Por, të sulmosh Opozitën me të njëjtën gjuhë që e sulmon qeveria, me qëllim delegjitimimin e aksionit të saj, kjo do të thotë që je rreshtuar me qeverinë më të korruptuar të historisë shqiptare kundër Opozitës. Kjo kështu është dhe kështu ka qenë.

Opozita ka strategjinë e saj të cilën po e zbaton me përpikmëri që prej shkurtit. Ajo nuk duhet të bjerë prè e skenareve të mazhorancës për të shkaktuar viktima. Ajo nuk ka pse kompleksohet nga armata e sponsorizuar e ‘të paanshmëve’, që e kanë monopolizuar dashurinë për kombin. Opozita ka bërë dhe po bën një ndër betejat më të mëdha që është bërë ndonjëherë nga një Opozitë, që prej 1990, sepse ka përballë një makineri të bërë njësh me krimin.

Për këtë ajo ka ndërmarrë dy nga aktet më të forta të ndodhura ndonjëherë, atë të djegjes së mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale. Të dy aktet janë dëshmi e refuzimit kategorik të një marrëveshjeje me pushtetin , si ai i vitit 2013, pasojat e të cilit po i vuajmë sot. Ata që nuk e kanë kuptuar këtë dhe kanë akoma dyshime janë vetëm naivët dhe armata e mercenarëve të individëve ‘të paanshëm’ të sponsorizuar rëndë nga mazhoranca dhe askush tjetër.

Të Lidhura

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026

TË FUNDIT

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Aktualitet

Nga zhurma te faktet: Terreni dhe institucionet konfirmojnë rolin pozitiv të “Beralb” në Pukë

21 Prill, 2026

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com