InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Retë e zymta të Mini Jugosllavisë mbi kombin shqiptar

11 Nëntor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Bashkimi Ballkanik sipas Aleksandar Vučić dhe Edi Rama

Red VARAKU

Vendimi për të marrë pjesë në një aleancë anti-shqiptare të udhëhequr nga Beogradi, menjëherë pas bllokimit të integrimit, si presion i hapur ndaj Perëndimit, është një sinjal i zymtë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen perëndimore të saj.

Ky është një projekt, që nga pikëpamja ekonomike nuk sjell asnjë gjë të re për Shqipërinë, përkundrazi sjell vetëm humbje të rolit të saj në rajon. Ai thjesht fuqizon dhe faktorizon Beogradin , duke i dhënë atij rolin e paracaktuar në projektin kinez të “Rrugës së Mendafshit”, si porta kryesore e mallrave kineze në Europë.

Për këtë projekt është dakort vetëm Moska dhe asnjë faktor serioz perëndimor, sepse nëpërmjet këtij projekti fuqizohet dhe faktorizohet aleati i saj historik, vëllai i saj i vogël në Ballkan, Serbia. Ndërsa, nga pikëpamja politike sjell qartësisht defaktorizimin e shqiptarëve, rikthimin e tyre në vasalë të Beogradit dhe rifaktorizimin e Serbisë në Ballkan, sepse e kurorëzon Beogradin kryeqytet të Ballkanit Perëndimor.

Ky proces, është njëkohësisht edhe një thikë pas shpine për Kosovën, sepse është themeluar vetëm në kurriz të interesave të Kosovës, kryesisht për të shantazhuar Kosovën për një marrëveshje humbëse me Serbinë. Jo rastësisht kjo nismë përkon edhe me ardhjen në pushtet të dy partive, që as nuk e çojnë ndër mend ndryshimin e kufijve me Serbinë.

Është një nismë kryekëput kundër Kosovës dhe synon rrethimin e saj nga Serbia, por tashmë njëlloj si në vitin 1946 edhe nga Shqipëria. Pas kësaj tradhtie Kosova ndjehet jo vetëm e izoluar, por ajo ndjehet e tradhtuar bash nga vëllezërit e saj, të cilët kanë zgjedhur të bashkëpunojnë me ‘hasmin ‘e saj, kundër vetë asaj. Reagimi i menjëhershëm i të gjithë faktorëve politikë në Kosovë kundër kësaj iniciative është prova që kjo aleancë e re shkon drejtpërdrejtë kundër interesave të saj .

Thjesht nisja e këtij procesi e ka dekurajuar tashmë ëndrrën perëndimore të shqiptarëve, duke rikthyer në rajon retë e zymta të izolimit nga Perëndimi. Ky projekt hedh në kosh të plehrave të gjithë investimin 30 vjeçar perëndimor në projektin për faktorizimin e shqiptarëve në Ballkan, si aleatë kryesorë të Perëndimit, hedh poshtë gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës dhe njohjen e pavarësisë së saj dhe çfarë shkon kundër Kosovës shkon kundër shqiptarëve.

Vetëm nisja e këtij procesi, i përçau menjëherë shqiptarët brenda dhe jashtë kufirit, duke i garantuar kështu Serbisë rolin kryesor në Ballkanin Perëndimor. I tregon Perëndimit si të gabuar investimin e tij për Ballkanin, dëshmorët për pavarësinë e Kosovës, si dhe fut në lojë faktorët e tjerë gjeopolitikë antiperëndimorë, si Rusia dhe Kina, duke rrezikuar kështu edhe stabilitetin në Ballkan.

Mini Jugosllavia, gjithashtu është edhe një opreacion piari për të tre liderët Vuçiç, Zaev dhe Rama. Sepse, ushqen justfikimin, që fajin për mosintegrimin e këtij rajoni në BE deri tani e ka vetë BE, dhe jo korrupsioni kapilar që gëlon në këto vende.

Zaev përfaqëson një vend po aq të korruptuar sa Shqipëria, por që nuk e konsideron integrimin në Perëndim si zgjidhje të vetme, ndaj një aleancë e tillë në sytë e popullit të tij, jo vetëm nuk i kushton asgjë, por e faktorizon rolin e Maqedonisë në rajon. Ndërkohë, edhe Vuçiç ashtu si Zaev është përfaqësues i një kombi, që ndjehet i tradhtuar nga Perëndimi, për shkak të Kosovës . Në fakt , ai është më i fituari, sepse jo vetëm e rikthen Beogradin si qendër të Ballkanit Perëndimor, por vërteton se investimi i Perëndimit për shqiptarët ishte i gabuar, dhe këtë tashmë e ka të konfirmuar edhe nga Tirana zyrtare.

Ndërsa, Rama po përfiton nga kjo protagonizmin e munguar, që e ndihmon të riciklohet si politikan, jo vetëm në lojën ballkanike, me qëllim zgjatjen e pushtetit të tij.

Asnjë politikan shqiptar nuk e kam parë të jetë kaq i verbër për pushtet sa ky kryeministër dhe kurrë në botë nuk mund të gjesh një burrë kaq të vogël ose një politikan kaq hipokrit, që pretendon, që e do Bashkimin Kombëtar, ndërsa angazhohet botërisht të bëhet shërbëtor i armiqve më të mëdhenj të shqiptarëve në rajon, duke përçarë kështu vetë shqiptarët.

Ai duhet ta ketë të qartë, që akte të tilla janë të një rëndësie historike për shqiptarët, ndaj askush nuk ka të drejtë ta trajtojë këtë vendim si vendim personal, por si detyrim kombëtar, në kuptimin që vendimi për pjesëmarrjen në këtë aleancë nuk mund të jetë kurrë vetëm i një njeriu apo një force politike, por për të duhet të vendosin vetë shqiptarët.

Është kjo arsyeja që shqiptarët dhe Perëndimi ndjehen të tradhtuar nga ky proces , edhe pse ndonjë zyrtar në Bruksel apo SHBA, që e ka harruar investimin e madh të Perëndimit për fuqizimin e faktorit shqiptar bashkë me gjakun e derdhur për Kosovën dhe bën lojën e Moskës, mund ta sodisë dhe japë mbështetjen i pashqetësuar për këtë proces.

Por, të gjithë duhet ta dinë se shqiptarët nuk kanë dy apo tre alternativa të tjera, siç fjala vjen ka Serbia apo dhe Maqedonia. Shqiptarët nuk kanë alternativë tjetër përveç Perëndimit dhe çdokush që është përpjekur për ta devijuar rrugën e shqiptarëve, ka përfunduar i tërhequr zvarrë në koshin e plehrave të këtij kombi.

Të Lidhura

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com