InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

“Nje mbret i mirë në kohëra te gabuara”

27 Tetor, 2019
in Artikuj, Histori
A A
“Nje mbret i mirë në kohëra te gabuara”

Nga Arlind Hoxha

Mendje te baltosura e te verbuar nga propaganda e djeshme dhe naiviteti i sotem nuk e marrin dot guximin te lexojne kush ishte Ahmet Zogu dhe cila ishte vepra e tij por me paditurine e tyre nxjerrin vrer nga goja dhe me zhargon popullor e etiketojne me terma qe nuk i shkojne per shtat nje mbreti

“Eshtë kollaj të jesh mbret i 400 milionë skllevërve e robërve, por është tepër e vështirë të jesh mbret i një milion mbretërve, siç jam unë” kështu prezantohej Ahmet Zogu në Arenen Nderkombetare

Arritjet e Mbretit Zog gjate qeverisjes

Eksperimentimi i veshtire dhe i shkurter i Shqiperise ne demokraci nuk dha rezultate per zgjidhjen e problemeve te saj. Disa krijuan pershtypjen se vetem nje qeveri e centralizuar monarkiste mund te jepte nje zgjidhje.Ne vazhden e ketyre ngjarjeve, ne Shtator 1927 Shqiperia u shpall mbreteri e trashegueshme, parlamentare dhe demokratike.Ahmet Zogu u shpall mbret I shqiptareve, e jo mbret I Shqiperise.Titulli dukej mese I pershtatshem, pasi emri Zogu perkonte me shqiponjen e zeze dykrenare te flamurit, dhe Ishte mbret I popullit te vet. Ky dallim duhet te kete qene mese I kuptueshem per Greqine dhe Jugosllavine, te cilet padrejtesisht kishin aneksuar tokat e shqiptareve, bashke me popullsine.

U krijua keshtu mbreteria me e re ne Europe.Kjo u pasua me ndryshime qe I shkonin per shtat nje mbreterie, packa se binte ne kontrast me gjendjen e mjerueshme te Shqiperise.Kostumet formale ishin elegante.Pallati mbreteror ishte I rrethuar me mure te larta dhe festat qe organizoheshin ishin porsi ato te mbreterive te huaja, me gosti, shampanja, akullore nen shandanet me qirinj vezullues.U ngriten ndertesa moderne.Bulevardi “ Zogu I” ne Tirane ishe i gjere dhe i shtruar bukur, mirepo ne te nuk kaloshin vecse karroca te ngarkuara, bicikleta apo gomere.Ai menjehere mbaronte ne nje rrepire, ku niste lagjja e varfer e qytetit.
Mbreti Zog arriti te vinte ligjin dhe rregullat ne nje vend qe nuk i kishte njohur fare ato.Brenda shtate vjetesh xhandarmeria spastroi vendin nga kusaria.U nxorr jashte ligjit zakoni tradicional dhe I prapambetur I gjakmarrjes ne Veri . Ai ia doli mbane atje ku Turqit kishin deshtuar, pasi c’armatosi nje popull i cili se kishte ndare pushken nga vetja.U miratua kodi i pare penal dhe civil qe vlen te theksohet qe edhe sot vazhdojne te zbatohen norma te ketyre kodeve .Struktura shoqerore ishte e vjeteruar.Dalloheshin vetem dy klasa te popullsise.Nderkohe qe motoja e Fan Nolit e kishte udhehequr popullin drejt “Lirise, barazize dhe vellazerise”, Zogu ishte i vendosur per te mos vene dore mbi strukturen e popullsise per shkak te trazirave ne gjirin e popullsise.
Zogu trashegoi nje shoqeri agrare.Metodat bujqesore ishin te prapambetura dhe gjysma e tokave pjellore iu dhane shtete fqinje.Zogu u mor fillimisht me tharjen e kenetave malarike si ajo e Maliqit.Gjithashtu qeveria e ij nxiti futjen e te rinjve ne Shkollen Bujqesore te Kavajes, te themeluar nga nje agjenci amerikane, Fondacioni i Lindjes se Aferme.Askush tjeter ne Shqiperi nu k ishte perpjekur me pare per njohuri bujqesore.Te rinjte u pergatiten rreth permiresimit te farave,pleherat, ujitjen, permiresimin racor etj.
Ne aspektin industrial , Shqiperia ishte nje nder vendet me pak te zhvilluara ne bote.Burimet natyrore ekzistonin por ishin te pashfrytezuara.Per “fat te mire” jetesa e shumices se popullisese ishte fare e thjeshte dhe nevojat ishin te pakta, ndaj dhe sasia e importeve, megjithese shume me e madhe se ajo e eksporteve nuk ishte shume e larte.Qeveria e Zogut ngriti centrale elektrike ne disa qytete te medha.Ne qytetin e elbasanit u be prova e pare e dritave elektrike te rrugeve, nje mbremje te vitit 1934.U ndertua hidrocentrali i pare, ne Vithkuq afer Korces.
Transporti ishte fare u prapambetur; nuk kishte asnje kilometer hekurudhe, kurse lumenjte ishin te palundrueshem.Qeveria ndertoi disa pista te pashtruara per sherbimin ajror postar dhe te pasagjerve.U ndertuan shume ura.Numri I tyre u rrit nga 360 ne vitin 1921 ,ne 2674 ne 1936.Qeveria mundesoi nje system te mire te komunikimit nepermjet sherbimit te poste- telegrafit , mirepo sherbim te pershtatshem telefonik kishte vetem xhandarmeria.
Me 1936 u krijua ne nivel kombetar Enti kombetar I Turizmit per nxitjen e turizmit.Kjo agjenci lehtesoi ceshtjen e pasaportave dhe vizave, u perpoq per permiresimin e rrugeve dhe transportit, per modernizimin e hoteleve, inventarizimin e vendeve historike e piktoreske dhe per pergatitjen e hartave dhe te filmave dokumentare.Numri I turisteve ne vitin 1937 u rrit ne 5936, nga 3742 qe ishte ne 1936.
Ne vend kishte problem serioze ne lidhje me shendetesine.Me huate e Italise, qeveria permiresoi spitalet ne cdo qender prefekture dhe ngriti klinika ne disa qytete te medha.Me 1932, gazeta “New York Herald Tribute” njoftonte se “Spitali I ri me 250 shtreter ne Tirane ka dhoma operacioni dhe sektor radioskopie qe jane fjala e fundit nga Berlini” .Ndihma u dhane dhe nga Kryqi I Kuq Amerikan.U ngriten klinika per femijet dhe nenat, meqense numri I vdekshemerise foshnjore ishte mjaft I larte.
Meqenese ne shumicen e familjeve, te gjithe pjestaret detyroheshin te punon ne ore te zgjatura neper fusha ose ne dyqanet e vogla. Shkollimi I femijeve dukej nje luks I panevojshem.Qeveria u perpoq te eliminonte propaganden shkombetarizuese qe ishte e pashmangshme ne shkollat e agjencive te huaja dhe percarese.Umbyllen shkollat greke,rumune e turke.Per te luftuar analfabetizmin u hapen reth 500 klasa te vecanta qe e rriten numrin e njerezve qe dinin shkrim dhe kendim nga 5 perqind ne 15 perqind.U permiresua Liceu I Korces, Normalja e Elbasanit, shkolla Bujqesore e Kavajes, shkolla Teknike ne Tirane etj.Meqenese arsimi I larte nuk ishte I mundur Brenda vendit, nga shteti u dhane rreth 60 bursa cdo vit per studime jashte vendit.Dialektet e ndryshme I ndanin shqiptaret ne ato te Veriut dhe ato te Jugut.Per bashkimin e popullsise qeveria I beri thirrje te gjithve te perdornin dialektin e Elbasanit.Nisen te botoheshin gazeta si “Ilyria” dhe “Perpjekja shqiptare” . Jeta kulturore nisi te lulezonte.
Ndonese mbreti Zog ishte nje mysliman I mire, nguli kembe qe shteti te ishte asnjanes, pa fe zyrtare, dhe qe ushtrimin e lire te besimit duhet ta gezoshin te gjitha fete.Qeveria dhe sistemi shkollor nuk duhet te mbante anen e asnje besimi.Ata vune si fe shqiptarine, duke I quajtur nenpunesit dhe mesueit si apostuj dhe misionare.Simbolet e shenjta shqiptare nuk ishin kryqi dhe gjysmehena, por flamuri dhe mbreti.Himnet qe idealizonin kombin, Skenderbeun, heronjte e luftes mbizoteronin oret e muzikes neper shkolla.Pjesa e pare e leximit ne shkollat filore niste me fjaline :“Une jam shqiptar.Vendi im eshte Shqiperia”
Ne mars 1937 u mor nje hap gjigand drejt emancipimit te gruas.Parlamenti I tij I reformuar ndaloi poligamine dhe percen tradicionale per grate muslimane.U organizuan kurse mesimore vecanerisht per grate, ku vihej theksi te higjena familjare, punet shtepiake dhe rritja e femijeve me nje fryme te re lirie.
Lordi Donogal I Britanise beri nje udhetim neper Shqiperi ne vitin 1938. Ne shkrimin e tij ne gazeten “Sunday Dispatch” ai shprehu habine e madhe qe kushtet e jeteses ishin shume me te mira se ajo qe ishin raportuar me pare.Rruget ishin me te gjera se te Jugosllavise.Qytetaret ishin te veshur mire dhe te sjellshem.Ne Tirane, kishte hotele te klasit te pare, ushqim te mire, dyqane me parfume, filma per aparatin e tij fotografik Laika dhe orendreqes te mire.Ai u shpreh pozitivisht per aeroportin e Tiranes, per grate e cliruara nga percja, per qytetin- port te Durresit dhe se fundmi per sjelljen dashamirese te njerezve.
Shume mbreter , ashtu si male, mund te vleresohen me mire nese shihen nga larg.Ne mendimin tim, qeverisja e Zogut perben nje periudhe me rendesi te madhe per historine e Shqiperise.Ne katermbedhjete vjetet e qeverise se tij kombetare u arrit shume.Ne menyre te permbledhur them se u arrit zhdukja e percarjes dhe konsolidimi i popullsise se copezuar.U zhvillua ndergjegja kombetare per identitetin shqiptar.U hodhen themelet e ingranazhit qeveritar dhe vendi u pershkua nga nje fryme e re zhvillimi.Hartimi I reformave ne leter, vertete nuk eshte dicka e lehte, por venia ne zbatim e tyre eshte akoma me e veshtire.Edhe pse Zogu u veteshpall mbret, ai nuk u tregua asnjehere mizor.Ai I shtypi rivalet e sfiduesit politike, por me se shumti me ane te internimit, jo ekzekutimit. Mbreteria e tij pati nje karakter demokratik dhe per mendimin tim ka plotesuar nje kapitull te ndritur te historise shqiptare.

Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë për njeri të tillë

Të Lidhura

Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)
Artikuj

Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)

30 Prill, 2025
27 prill 1938, në ditën e kurorëzimit të Mbretit Zog I me Konteshën, Géraldine Apponyi
Histori

27 prill 1938, në ditën e kurorëzimit të Mbretit Zog I me Konteshën, Géraldine Apponyi

27 Prill, 2025
“Shtet elektoral”/ Rama nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore
Artikuj

“Shtet elektoral”/ Rama nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore

17 Prill, 2025
Der Standard”: Meloni dërgon kriminelë në Shqipëri
Artikuj

Der Standard”: Meloni dërgon kriminelë në Shqipëri

14 Prill, 2025
Berlini mbyll dyert për Ballkanin Perëndimor, asnjë vend në BE pa u rregulluar problemet brenda unionit
Artikuj

Berlini mbyll dyert për Ballkanin Perëndimor, asnjë vend në BE pa u rregulluar problemet brenda unionit

13 Prill, 2025
Kush e financon fushatën e Ramës në Europë?
Artikuj

Kush e financon fushatën e Ramës në Europë?

12 Prill, 2025

TË FUNDIT

Pas sherrit me anëtarët e KAS Dogjani nxirret jashtë me forcë nga Policia, akuza Ramës
Aktualitet

Pas sherrit me anëtarët e KAS Dogjani nxirret jashtë me forcë nga Policia, akuza Ramës

23 Qershor, 2025

HOROSKOPI I DITËS: E hënë 23 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS: E hënë 23 qershor 2025

23 Qershor, 2025

Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje nga Irani, do përballet me forcë të madhe!
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje nga Irani, do përballet me forcë të madhe!

22 Qershor, 2025

Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com