InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Neveri për deklaratat dhe justifikimet banale të pushtetit për mos hapjen e negociatave

20 Tetor, 2019
in InfoPress, Opinione, Politikë
A A
Paralajmërimi i Luçiano Boçit për shtatorin: ‘Zemërimi do të shpërthejë si vullkan’

Luçiano Boçi

NEVERIA
Është pothuaj e pamundur të mos ndjesh një ndjesi zbrazëstie deri në neveri, tek dëgjon sot deklaratat dhe justifikimet banale të pushtetit për mos hapjen e negociatave.
Të përzihet kaq shumë, sa kërkon vetvetiu të ikësh me vrap, të mbyllësh veshët dhe të verbosh sytë. Popullorçe të vjen me vjellë tek sheh Ramën që pelivançe kërkon ta gjejë fajin si përherë përtej vetes, megjithëse deri më tani ka festuar në mënyrë mashtruese katër herë hapjen e negociatave.
Kësaj rradhe fajin nuk ia kishte opozita. E ka ai pra, “miku i tij i ngushtë” i para pak ditëve më parë, Macron-i, se kështu lavdërohej Rama studiove televizive.
E ka Franca që e katandisi atë “njeriun që zgërdhihet”, nga komandant të Legjionit të (ç)nderit, në turpin më të spikatur të Evropës.
Çfarë cektësie arsyetuese e neveritshme!!!?
Të zë lemeria e neverisë, kur sheh në Lushnje Braçen e vogël në rolin e zv/kryeministrit të madh, që i frymëzuar nga “litari” i kuq në qafë, të anatemojë me patetizëm grarisht “façizmin” që i pengoi atij të hyjë në Evropë nga dera e gjykatës.
Mos pyet më ç’ndodh të dëgjosh sharjet e anatemat e Ngjelës, për “imperializmin” francez, “armikun” e betuar të nacionalizmës evropianiste të shqiptarëve.
Duhet të shtrëngosh fort stomakun me duar, kur merr vesh deklaratën e Mimit, sipas së cilës nga mos hapja e negociatave humb Franca jo Shqipëria, sepse ajo qëndron si shkëmb graniti e del më e fortë.
Të duhet një legen me ujë të ftohtë për këmbët dhe një durim derri të lexosh scribët e neveritshëm mediatikë proramistë që pjellin me penën e tyre të thyer, panegjerizma butaforikë qeveritarë dhe anatema mediokre me referenca gjoja historike, për armikun e rishfaqur në horizont, duke iu dukur vetja se i ngjajnë Fishtës.
Dhe e gjitha kjo është një shfaqe e neveritshme që nuk erdhi për një ditë, por që na është shtruar këmbëkryq mes shqiptarëve, këtu e gjashtë vite më parë.
Dhe vetë personazhi i famshëm Roquentin i romanit “Neveria” të Sartri-t, kërkuesi simbolik më intim i saj, do ta kishte zili një përjetim kaq neveritës që imponon kori qeveritar dhe realiteti që ato kanë mbjellë.
Kjo neveri sot në apogjeun e saj, i është imponuar njerëzve, që përpëliten në luftën e përditshme për mbijetesë për të konfirmuar ekzistencën e tyre, deri në një reagim kolektiv braktisësh, në padurim qëndrimi në këtë vend dhe venitje të çdo shprese për të ardhmen.
Gjithçka ka nisur me blerjen e neveritshme të pushtetit dhe me neverinë që të ngjall gjunjëzimi i politikës para krimit.
Vazhdoi me paraqitjen përtej fantazisë të kanabizimit të vendit si triumf politik dhe u pasua me shpikjen e zbatimin e formulave të neveritshme për të grabitur prona, para dhe favore me mijëra marifete dhe me mijëra kilometra propagandë.
Neveria u thellua me koncesione për të favorizuar individë dhe manjatë artificialë dhe me PPP korruptive.
U shpërnda kudo.
Shëndetësia falas të ngjall krupë.
Arsimi të bën ndjehesh i turpëruar me diplomën që ke marrë.
Drejtësia pa institucione ka pamjen e padrejtësisë së bërë plakë e makiazhuar neveritshëm, brenda së cilës “Proçesi” i Kafkës, ku kalvari për të gjetur gjykim të drejtë është rraskapitës, ngjason si një guidë e bukur turistike.
Të vjen ndot tek sheh njerëz të thjeshtë që katandisen birucave nga “fortësia” e shtetit për të siguruar jetën dhe kriminelë të fortë me papijonë që i bëhen salltanetet me protokoll shtetëror.
Një përmbysje spektakolare kjo vlerash e virtytesh që prodhon tonelata neveri për autorët, në qendër të së cilës qëndron njeriu që dhe humorin e batutës, tashmë e ka të neveritshëm.
E njerëzit duan t’i ikin kësaj ndjesie neverie.
Kërkojnë të shërohen.
E shërimi më i mirë është zhdukja e shkakut, largimi jo nga vendi, por largimi i burimit të neverisë.
Mos prisni që neveria të japë dorëheqje. Ajo duhet shkulur.

Tags: Luçiano Boçi

Të Lidhura

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026

TË FUNDIT

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com