InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

FOTO/ Çfarë ndodhi në ditën e fundit të fushatës elektorale në Kosovë

4 Tetor, 2019
in Artikuj, InfoPress, Politikë
A A
FOTO/ Çfarë ndodhi në ditën e fundit të fushatës elektorale në Kosovë

Mesnata e së premtes shënon mbylljen zyrtare të fushatës elektorale në Kosovë. Të shtunën është heshtje elektorale pasi të dielën janë zgjedhjet.

Para mijëra qytetarëve në Gjilan, në tubimin përmbyllës të fushatës së LDK-së, kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani tha se Kosova ka vendosur ta lidhë fatin e vet politik me LDK-në, prandaj me fitoren në zgjedhje, të hënën të gjithë qytetarët e Kosovës do të zgjohen të lirë dhe të barabartë në shtetin që ata meritojnë.

Tubimi i LDK

“Së bashku do ta bëjmë shtetin tonë të lirë dhe të barabartë për të gjithë, një shtet të zhvilluar ekonomikisht, ku fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe të moshuarit e gjejnë perspektivën e tyre, në një shtet që është pjesë e familjes euroatlantike”, – tha Osmani, citon lapsi.al.

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin përmbyllës të kësaj fushate elektorale në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Në tubim u panë shumë flamuj kombëtarë, por nuk munguan këtë herë as flamujt shtetërorë të Kosovës, SHBA dhe Gjermanisë.

Tubimi i “Vetëvendosjes”

“Teksa presim me padurim ditën e zgjedhjeve unë dëshiroj që të u kushtoj një falënderim aktivistëve të Lëvizjes. Qindra qytetarë dhe aktivistë edhe nëpër shtetet perëndimore janë gurët dhe shtyllat e Lëvizjes. Ata duan ta shohin Kosovën të zhvilluar dhe të bukur”, – tha kryetari Albin Kurti.

Edhe PDK-ja e mbajti tubimin përmbyllës në Prishtinë ku kryetari Kadri Veseli tha se kundërshtarët politikë u morën me mesazhe kundër tyre, ndërsa ata premtuan luftë kundër krimit e korrupsionit.

Résultat de recherche d'images pour "tubim pdk prishtine"
Tubimi i PDK

“Po iu them me vendosmëri se e di se çfarë i duhet Kosovës, e di çfarë duhet bërë për të riun dhe të moshuarin, për nxënësin, studentin. PDK gjithmonë ka ditur ta çoj Kosovën përpara edhe sot do të dimë si ta bëjmë” – tha Veseli, citon lapsi.al.

AAK-ja e Ramush Haradinajt e mbylli fushatën elektorale në Gjakovë. Ish-kryeministri tha se koalicioni i tij me PSD-në e Shpend Ahmetit është e vetmja siguri për Kosovën sovrane në tërësinë e saj territoriale.

Tubimi i koalicionit AAK-PSD

“Kosova tradicionalisht për ta ruajtur qenien e saj, sovranitetin dhe lirinë, e ka pyetur Gjakovën dhe i ka ra mirë gjithmonë. Gjakova dhe Kosova pa u lëkundur i thonë jo nivelit të tretë të pushtetit, duke ruajtur tërësinë territoriale të shtetit, me taksë deri në njohje reciproke. Këtë herë Kosova e di se Gjakova ka vendosur për konceptin 100% shtet. Një vend që kurrë nuk është nënshtruar, është dëshmi se vullneti i sovranit gjithmonë ngadhënjen dhe Gjakova po e di qysh sonte fituesin e 6 tetorit, koalicionin 100% shtet”- tha Haradinaj.

Tubimi i koalicionit NISMA-AKR-PD

Ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD e mbylli fushatën me një tubim në Prizren. Kreu i NISMA, Fatmir Limaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të votojnë për projektin e bashkimit të shtetit, pasi sipas tij pas zgjedhjeve të 6 tetorit kjo do të jetë zgjidhja më e mirë për shtetin.

Të Lidhura

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026
Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026
Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik
Artikuj

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik

8 Qershor, 2026
Artikuj

Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmetin

4 Qershor, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026

TË FUNDIT

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com