InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

NËNTË KUSHTE PËR RAMËN, DËSHMI TË NJË SHTETI TË FALIMENTUAR

27 Shtator, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
NËNTË KUSHTE PËR RAMËN, DËSHMI TË NJË SHTETI TË FALIMENTUAR

Ermal XHELILAJ

Si asnjëherë më parë gjatë këtyre dekadave të tranzicionit demokratik shqiptar, procesi i miratimit të celjes së negociatave me Shqiperinë nga shtetet anëtare të BE-së, e gjen vendin në një krizë të thellë politike, sociale, ekonomike dhe në një anarki të paprecendentë institucionale, ndërsa sistemin politik shqiptar në një situatë kaotike e konfliktuale, ku aktori kryesor, Qeveria Rama, në kundërshtim me të gjitha parimet themelore kushtetuese të demokracisë e pluralizmit politik është karakterizuar me shumë si një faktor destabilizues sesa po luan rolin e saj kushtetues të rregullatorit bazë të këtij sistemi.

Sikurse është evidentuar nga opinioni mbarëkombëtar, media ndërkombëtare, aksioni politik i opozitës së bashkuar, si dhe nga organizmat e ndryshme ndërkombëtar, niveli i demokracisë në vend gjate kësaj periudhe ka pësuar një rënie të konsiderueshme si pasojë e problematikave serioze që kanë karakterizuar sistemin e drejtësise, konfliktualitetit ndërinstitucional, deformimit të sistemit politik, nivelit galopant të korrupsionit qeveritar, kapjes së pushtetit legjislativ, ekzekutiv e gjyqësor, cedimit të vlerave demokratike e pluralizmit politik, vjedhjes e manipulimin e votave, shkeljes të së drejtave e lirive themelore të njeriut, shkatërrimit të parimeve e vlerave bazë që përfaqësojnë lirinë e mediave, etj.

Parë në këtë optikë, shtetet kryesore të BE,-së duke marrë në konsideratë mungesën e evidentuar të progresit të Shqipërisë përsa i përket prioriteteve themelore lidhur me konsolidimin e sistemit demokratik e qeverisjes, sumdimin e ligjit e të drejtave themelore, luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës e korrpusionit, cedimin e standartit të lirisë së mediave, bashkëpunimin dhe dialogun ndërpartiak, eficencës së reformës në drejtësi si dhe rolin kontroversal e të dyshimtë të politikës së jashtme të Qeverisë Rama në rajon lidhur me Kosovën e më tej, janë karakterizuar nga një dilemë serioze nëse duhet t’i japin dritën jeshile Shqipërisë për celjen e negociatave me BE-në apo jo.

Pavarësisht regresit të konsiderushëm përsa i përket reformave kryesore në vend dhe problematikave të shumta që pasqyron Shqiperia lidhur me projekt-progresin e prioritetet e përcaktuar nga BE për t’u përmbushur, duke marrë në konsideratë edhe dhënien e një sinjali shpresdhënës për shqiptarët të cilët po braktisin vendin në mënyrë masive, konstruktivitetin e eficencën e politikave të Partisë Demokratike, e cila ka lobuar e mbështetur fort hapjen e negociatave, si dhe për të mos krijuar përshtypjen negative të një ndarje të rrugëtimit drejt Europës të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, Bundestagu gjerman vendosi që t’i jepte një “jo” të fortë informale Qeverisë Rama dhe një “po” të vendosur të ardhmes së shqiptarëve dhe Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Në thelb, demokracia më e konsoliduar e Europës, me vendimin e saj, inkurajoi shqiptarët dhe klasën politike progresiste në vend, por nga ana tjtetër i dha një shuplake të fortë shtetit të Ramës, të cilin Gjermania në mënyrë indirekte (qëllimisht jo shume diplomatike), me anë të parashtrimit të kushteve përjashtuese për celjen e negociatave, e konsideron të inkriminuar e të falimentuar njëkohësisht.

Në këtë këndvështrim, natyrshëm lind pyetja se perse sipas kësaj analize Bundestagu mund ta konsideroj Qeverinë Rama të inkriminuar e për më tepër një shtet të falimentuar. Në rast se fokusohemi qartë dhe i analizojme politikisht drejtë kushtet e përcaktuara nga Bundestagu mbi celjen e negociatave për Shqipërinë, evidentohet në mënyrë të pakontestueshme se kriteret konkrete përfaqsojnë jo vetëm kolonat themelore politike, juridike e sociale ku mbështetet “tempulli rilindas” i Qeverisë Rama, por këto kushte diktojnë thellësisht vetë ekzistencën e shtetit të Ramës, duke pasqyruar elementë esencial kushtetues në mungesë të së cilave veprimtaria e një shteti pushon së ekzistuari. Në terminologjinë kontekstuale të marrëdhenieve ndërkombëtare këto shtete konsiderohen “failed states”.

Rrjedhimisht, po të marrim në analizë kushtet e përcaktuara nga Bundestagu kuptohet qartë se ato përfaqësojnë fushat themelore jetike ku shteti shqiptar ushtron veprimtarinë e tij bazë. Kushti i parë saknsionon qartësisht domozdoshmërinë për të ringritur dy komponentët thelbësor të sistemit të drejtësisë, konkretisht Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë. Nuk mund të ketë mirëfunksionim të një shteti të së drejtës e demokratik në mungesë të këtyre institucioneve të larta të drejtësisë, të cilat me veprimtarine e tyre rregullojnë thellësisht marrëdhëniet ndërinstitucionale dhe sigurohen që shteti ushtron funksionet e tij brenda binarëve ligjor e kushtetues. Nga ana tjetër, kushte të tjera diktojnë nevojën e miratimit e konsolidimit të reformës zgjedhore, si dhe implementimit të saj në praktike.

Sipas parimeve e vlerave demokratike të pasqyruara në të drejtën kushtetuese, korniza ligjore kushtetuese përfaqëson një komponent kardinal të patjetërsueshëm lidhur me të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur një qeveri legjitime e demokratike e cila shreh vullnetin e shumices së elektoratit sipas standarteve demokratike, e cila gjatë procesit të votimive të këtyre viteve të fundit ka munguar.

Një kusht tjetër esencial ka të bej me ndjekjen penale të gjykatësve e të prokurorëve të cilët nuk kanë kaluar vetingun, si dhe të të akuzuarve për manipulim, shantazh dhe shitblerje votash. Nuk mund të ketë kurrsesi një shtet normal e aq më tepër një shtet të së drejtës, demokratik e pluralist bazuar në të drejtën kushtetuese, e në respekt të se drejtave e lirive themelore të njeriut, në rast se sistemi i drejtësisë drejtohet e ushtron veprimtarinë e tij nga njerëz të cilët kanë abuzuar e dëmtuar rëndë të drejtën e qytetarëve për drejtësi apo kanë favorizuar pushtetarë e funksionar shtetëror për t’i shpetuar drejtësisë. Dhe sigurisht një sistem drejtësie i kalbur nuk mund të ushtroj drejtësi për të penalizuar pushtetarët, deputetët apo funksionarë të larte shtetëror, të cilat kanë abuzuar e deformuar votën e lirë të qytetarëve shqiptarë, sikurse Qeveria Rama ka bërë gjatë kësaj periudhe. Dosja e Shijakut, Dosja e Dibrës dhe “denimi” qesharak i ish minitrit të brendshëm nga gjykatat shqiptare janë shëmbëlltyra më e keqe e kësaj qeverie të inkriminuar me sistemin e saj të kapur të drejtësisë.

Formimi e funksionimi i SPAK-ut, në kuadër të sistemit të drejtësisë, të cilin kjo qeveri po e zvarrit qëllimisht duke marrë në konsideratë frikën e pushtetarëve të sotëm për t’i shpetuar drejtësisë, është një tjetër kusht themelor i përcaktuar sakte e qartë nga ligjvënësit gjermanë. Kjo tregon se Qeveria Rama, tashmë rreth 7 vite në pushtet, mund të shihet nga vendet e BE-së si një strukturë shtetërore që nuk ka objektiv kryesor reformimin e sistemit të drejtësisë por bazohet në një propagandë e fallsitet që më shumë pengon reformën e drejtësisë sesa kontribon në konsolidimin e saj. Kushti tjetër për rezultate konkrete në luften kundër korrupsionit e krimit të organizuar është evidence se në sytë e ndërkombetarëve Qeveria Rama nuk ka bërë asgjë lidhur me penalizimin e mega-korrupsionit qeveritar dhe krimit e trafikut të drogës, që tashmë mund të konsiderohet i lidhur ngushtë me shtetin.

Për më tepër, kushti që Gjykata Kushtetuese në vijim të formimit të saj të shprehet lidhur me ligjshmërinë e procesit të vitimeve të 30 qershorit, është një tjetër indicie se Bundestagu ka rezerva serioze me votimet moniste konkrete. Një shtet, sikurse Shqipëria, i cili nuk mund të zhvilloj një proces elektoral legjitim bazuar në normat demoktarike të shprehura në standartet ndërkombëtare dhe të drejtën kushtetuese, kurresesi nuk mund të konsiderohet një shtet funksional demokratik e aq më tepër shtet i së drejtës. Në fund kushti tjetër përjashtues nuk mund të ishte përvecse i lidhur me reformën në administratën publike, e cila në Qeverinë Rama është thjesht një fasadë e propagandë, ku mungon meritokracia, ku korrpusioni është kthyer tashmë në një normë zakonore, ku administrata është mbushur me militant të paaftë e njerëz mediokër të komanduar nga qeveria parti dhe Rilindja.

Bazuar sa më sipër, është qartësisht e konceptueshme përse kjo Qeveri në këndvështrimin e shteteve të BE –së jo vetëm që nuk përmbush normat më elementare për t’u bërë pjesë e celjes së negociatave me BE-në por mund të konsiderohet një Qeveri e falimentuar. Vendimi pozitiv i Bundestagut është një konfirmim i mbështetjes që populli shqiptar dhe jo qeveria ka nga shtetet e BE-së. Por njëkohësisht është përgjithësisht edhe një konfirmim i delegjitimitetit që Qeveria Rama përfaqëson në kontekstin e marrëdhënieve ndërshtetërore brenda BE-së.

Dalja nga kjo krizë e rëndë politike e institucionale që ka mbërthyer vendin, dikton domozdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme të cilat do t’i kthejnë legjitimitetin procesit të demokratizimit të vendit si dhe të drejtën qytetarëve shqiptar për të shprehur vullnetin e tyre të lirë për një qeveri legjitime dhe shtet të së drejtës.

Tags: Ermal Xhelilaj

Të Lidhura

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë
Të ndryshme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

31 Mars, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e martë 31 mars 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 31 mars 2026

31 Mars, 2026

Mateo pranon krizën me Brikenën: “Jemi ftohur, por dua ta rregullojmë”
Show Biz

Mateo pranon krizën me Brikenën: “Jemi ftohur, por dua ta rregullojmë”

30 Mars, 2026

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com