InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“I am Negan” dhe Lucille e Edi Ramës

21 Shtator, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
“I am Negan” dhe Lucille e Edi Ramës

Nga Erl Kodra

Kur prokurorët e Krimeve të Rënda u përballën me lakejt e Edi Ramës në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin (20 Tetor 2017) me kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit, opinioni publik u përball me një lloj çmendurie dhe dyzimi të madh. Për herë të parë tre prokurorë të Krimeve të Rënda po akuzonin direkt, as më pak e as më shumë se sa ish-Ministrin e Brendshëm të Edi Ramës, njëriun më luftarak dhe mediatik të Rilindjes. Akuzat ishin aq serioze sa ç’ishte gjendja reale në territorin e mbytur nga plantacionet e drogës. Skafe, anije, makina, kamiona dhe aviona po përmbytnin Bashkimin Europian, kryesisht Italinë dhe Greqinë fqinje me tonelata droge.

At’botë, Edi Rama reagoi siç di ai, me njëlloj paniku në fillim, pastaj duke u hedhur në kundërsulm përmes lubisë së tij mediatike. Duhet pranuar se Kryeministri i Shqipërisë në vetvete është njëlloj llahtarie mediatike, që i veshur me pushtet politik dhe fuqi ekonomike, është kthyer në përbindësh të papërballueshëm, sidomos për një shoqëri të drobitur si e jona.

Komedia përfundoi mbrëmë vonë në dyert e Gjykatës së Krimeve të Rënda, me rrapaçukun Saimir Tahiri, teksa belbëzonte para kamerave fjalë të përziera me emocione; njësoj si ai njeriu që nuk e di nëse Shefi i Madh e ka megjithmend verdinktin, apo i vlen lëkura akoma.

***

Pushteti i Edi Ramës nuk është i ri, por një pushtet absolut 20 vjeçar. Që prej ditës kur braktisi Parisin pas thirrjes së Fatos Nanos e deri më sot, ai është në krye, duke u dhënë drejtim punëve sipas mënyrës së tij; një formë origjinale kjo për të kontrolluar gjithçka përmes forcës, dhunës, injorimit, mashtrimit dhe propagandës, sidomos propagandës.

Është një “rastësi” genuine lindja dhe rritja e Top Media-s njëherësh me katapultimin i Edi Ramës në krye të pushtetit. Një njeri bohem dhe ekscentrik, me “thonjë të paprerë” siç do ta cilësonte bamirësi i tij Fatos Nano, i përvishet karrierës politike me metoda të pazakonta. Njëherësh, në Tiranë fillon emetimet një media e re, që më vonë do të kthehej në një lloj sygjestioni për mbarë shqiptarët. Me gjasë, Dritan Hoxha dhe Edi Rama nisën bashkëpunimin për projektin më ambicioz që është ndërmarrë ndonjëherë, por Vini Re! i ideuar dhe projektuar nga bota e nëndheshme. Top Albania Radio, Top Channel dhe më vonë edhe Digitalb, shumë shpejt do të ktheheshin në gjigandin mediatik me shikueshmërinë më të lartë dhe ndikimin më të fortë në publik. Edhe sot e kësaj dite, pavarësisht se themeluesit nuk janë ndër të gjallët e kësaj bote, Top Media i qëndron fortë linjës që u themelua, besnike e bohemit ekscentrik Edi Rama. Historia e Top Medias (dhe jo vetëm) është tipike në llojin e saj, pavarësisht formës së përkryer që i serviret publikut. Këtu duhet bërë një paprashtrim tjetër, për të kuptuar thelbin se çfarë përfaqson simbioza unikale shqiptare, Top & Edi Rama.

Si një vend i vogël me karakteristika të veçanta, Shqipëria rrotullohet rreth Sheshit Skënderbej dhe Bllokut. Institucionet kryesore të shtetit shqiptar gjenden në një hapësirë prej 3 kilometrash katrorë, ku në të njëjtën vend rrotullohen të gjithë. Kjo gjendje fizike atipike ka sjellë bashkëjetesën e kriminelëve, trafikantëve dhe vrasësve me zyrtarët më të lartë të shtetit. Aty gatuhen punët e pista në formën e të bërit biznes. Kështu, mafia shqiptare prej kohësh ndanë të njëjtën hapësirë me zyrtarët e qeverisë, Gjykatësit e Republikës, Prokurorët dhe Drejtorët e Policisë së Shtetit. Edhe vrasjet më të bujshme të disa protagonistëve publik dhe mediatik kanë ndodhur pikërisht në atë hapësirë. Për dreq, të njëjtët pesonazhe kanë zgjedhur edhe të jetojnë në të njëjtën vend, prej ku mund të arrihen të gjitha; zyrat e qeverisë, qendrat e biznesit, bankat, hotelet e shtrenjta, kafenetë dhe restorantet chic. Kjo është vërtetë mbreslënëse!

Ardhja e Edi Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës përkoi me kërkesën e lartë për ndërtime të reja, sepse Tirana është qendra e gravitetit politik dhe ekonomik të vendit. Për ndërtimin e një pallati mjaftonin dy kushte; 20 % për Edi Ramën dhe para të mjaftueshme sa për të rrethuar një gropë me llamarina. Shqiptarët e çartur e përbinin ajrin mbi gropat e zeza duke paguar euro pa fund. Kështu, gjithkush që rrotullohej në këtë teatër absurd “bënte prokopi” me Kryetarin e gjatë. Rregulli dihej; Mister Njëzetpërqindëshi ishte një burrë serioz që gjithmonë të mbaron punë.

Çdo vit në Tiranë ndodhin vrasje të bujshme. Të gjitha me begraund mafioz. Me pak vëmendje mund të identifikohen disa pika kyçe prej ku mund të krijohet profili i njeriut që i lidhë të gjitha së fijet së bashku. Megjithse qëllimi i këtij shkrimi nuk është për të lënduar ata që kanë ikur nga kjo botë, lexuesi i vëmendshëm e di se hapësira rreth Bulevardit Dëshmorët e Kombit është e larë me gjak “për larje hesapesh”. Vetëm njeriu me pushtetin më të gjatë në atë Bulevard mbijeton akoma. Sigurisht, edhe ekipi i tij qeverisës që sillet në të njëjtën hapësirë.

Sot Edi Rama zotëron Shqipërinë në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Shikojeni me vëmendje se çfarë ka ndodhur përgjatë 20 viteve;
1998 – pushtet në njërën prej Ndërtesave Qeveritare,
2000 – 2011 pushtet absolut mbi Tiranën, e cila i nënshtrohet një terrori urbanistik, i mjaftushëm për 100 vitet e ardhëshme,
2005 – në mënyrë të habitshme, brenda një nate rrëmben Partinë Socialiste, e zotëron plotësisht atë, duke mbytur çdo gjë dhe gjallesë me një fije morali në atë parti,
2013 – e në vazhdim pushtet mbi qeverinë shqiptare si Kryeministër ku fillon bashkëqeverisjen me mafian shqiptare
2013 – fillon zbatimin e disa operacione njëherësh; kanabizimin e Shqipërisë, konçensionimin dhe kriminalizimin e saj,
2014 -2015 vazhdon zbatimi i projekteve; propagandë shfrenuese, blerje masive e mediave, vrasje me eksploziv, projekt-pilot për vjedhjen e zgjedhjeve, ndërtimi i fabrikave të drogave të forta, eksporti i hashashit nga toka, deti dhe ajri,
2015-2017 propagandë çmerituese, vjedhje masive e çdo projekti (rilindja urbane) , plaçkitje dhe terror mbi popullsinë, vjedhje masive votash, shpopullim i vendit, kapje e të gjitha pushteteve,
2017 – terror psikologjik mbi shtresat më të varfëra të popullsisë dhe blerje masive votash, rikonfirmohet si Kryeministër
2017 – 2019 Shqipëria nën këmbët e Tij

***ë

Në një farë kuptimi shkrimi që u nis me Saimir Tahirin, në të vërtetë nuk ishte për Saimir Tahirin. Sepse Saimir Tahiri nuk është ai vet, por është Edi Rama. Njësoj si tek “The Walking Dead” të gjithë janë kthyer në Edi Rama, e gjithë Shqipëria mërmëritë me vete “I am Edi Rama”.

“Lucille” është emri i një shkopi bejzbolli të lidhur me tela me gjëmba, që psikopati Negan, personazhi kontravers i filmit post apokaliptik “The Walking Dead”, e mban si të dashurën e tij. Pushteti i Lucille në të vërtetë ishte pushteti i tij, ku të gjithë antarët e bandës identifikoheshin si Negan. “I am Negan” është refreni i të gjithë të gjallëve në “The Walking Dead”.

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”

27 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com