InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Taksisti zbret Ramën nga taksia

4 Nëntor, 2018
in Artikuj, Opinione, Politikë
A A
Taksisti zbret Ramën nga taksia

Nga Basir Çollaku

Duket se kryeminsitri Edi Rama nuk po konsultohet më me taksistin e tij të përhershëm, se si venë punët politiko-ekonomike të Shqipërisë e më pas të bëjë kolaudimin e ngjarjeve të shtrembëruara dhe pa dobi. Koha e bejteve ka mbaruar. Timoni nuk pret më si më parë dhe servisi ka marrë ujë. Rënia e proporzimit të tij kreut të qeverisë për ministër të brendshëm, e gjeneralit Sandër Lleshi, ka kthyer Ramën në një udhëtar këmbësor drejt presidencës, në përpjekje të gjejë një zgjidhje përpara se të mbërrijë në zgjedhje. Tahiri, Xhafa, Balla, Rrahja, Dako, Sejdini, Gjiknuri, Ahmetaj, Ndoka, Nikolla, Rroshi, janë skandale të rënda ende të pambyllura, ende nëpër dosje hetimore, ndaj Rama nuk di nga të mbajë. Tashmë ai vetëm sa bëhet sehirxhi me kohë të pjesëshme. Dalja e eminences së tij Endri Fugës në terrenin e manipulimit së paku mediatik të opinionit, sa e ka rënduar situatën, duke e sheqerosur në vend të kripës. Ilir Meta në sjelljen e tij si institucionale, ndoshta do të sjellë arsye bindëse për publikun, për refuzimin e Ramës në zgjedhjen e tij të tretë për rendin. Rënia e lleshit, do të rezultojë si jë argument apo një dosje, një histori me shërbime apo shërbimesh, këtë nuk mundemi ta hamendësojmë pa një trasnparencë presidencale si detyrim publik. Kjo edhe për ndërkombëtarët, të cilët duhet të dinë mirë përse i lakuari si perëndimor ngeci në lindje, në Tiranë. Kreu i opozitës Lulzim Basha një ditë para se të mësohej refuzimi presidencial për gjeneralin, deklaroi se nuk merrej me zgjedhjet e Ramës dhe dosjet e këtyre të zgjedhurve, duke lënë shtegun hapur se në këtë kandidaturë ka diçka të pakapërdishme zyrtarisht. Duket se takimi 90 minutësh i së dielës mes kryeminsitrit Rama dhe presidentit Meta, ka marrë shumë kohë bisede për të mos përsëritur rastin, por edhe shmangur vetminë e qeverisë. Në mazhorancë tashmë krisja është një thellim ngjarjesh. Të plagosurit nuk kanë me çfarë të mjekohen tjetër vetëm me dështimet e shpeshta të ndëshkuesit të tyre, Edi Ramës. Rilindja dhe PS, janë tani fakt, si dy parti brenda një selie, në luftën e përditshme për ti marrë zyra njëra tjetrës, e për ti shkurtuar ditë gjithashtu secilës. Ditën e dytë pas shkarkimit Fatmir Xhafa doli në krah të Erion Veliajt dhe shpalli kandidaturën e këtij të fundit për një mandate të dytë për Tiranën. Erdhi reagimi nga Rama nëpërmjet Arben Ahmetajt, duke iu përgjigjur Xhafës se largimi ndodhi pasi ai cënoi autoritetin e padiskutueshëm të të parit. Në lëkundjet sizmike për karriket Ahmetaj dhe Gjiknuri janë ende një skedinë e hapur 1X2, kur hapen vende të reja pune si ministra, Erion Braçe ofrohet zellshëm të lexojë tekstin e Ramës kundër Ilir Metës, pas refuzimit të Sandër Lleshit. Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj, Senida mesi, shenjestrat e mundëshme femërore të Ramës, pasi u shkërmoq Taulant Balla, shpresojnë mos janë zgjedhje si pasuese të Xhafës, i cili mbetet ende ministër në detyrë, ndonëse nuk janë fort. Me opozitën gjithnjë e më radikale, denoncuese, asgjësuese e kandidaturave të shpeshte, kallzuese e përditshme e skandaleve të minsitrave, Rama mundohet të lëshojë pushtetin e të tjerëve edhe dukë lëshuar kurdo ti dalë rasti shtetin, thjesht të mbijetojë pushtetin e vet. Bandat nëpër burgje dhe nëpër qarqe janë gati ta shesin për pazaret e përbashkëta teksa shohin se ai u ka kthyer kurrizin për hall të funshpinës së tij. Taksisti i Ramës nuk di se çfarë ti sugjerojjë klientit të tij, pasi brenda Rilindjes dhe PS, lufta është e përditshëm dhe mazhoranca e fjetur dikur po ha vetvetën pa marrë aspak leje nga askund. Ndërkombëtarët e dashuruar me qerasjet e Ramës, pasi kanë marrë këstet e deritanishme, të gjendur keqasi të ekspozuar në mbrojtje të absurdit, kanë nisur të fshihen dhe bëjnë parimorin me turne. Presidenti e detyron të ecë në këmbë për të bërë ndonjë marrëveshje të re. Kështu taksisti habitur më shumë se klienti, ka vetëm një zgjidhje në punën e tij këshillimore, të kontraktuar para tre vitesh. Ai thjesht po i thotë Ramës: O shoku zbrit nga makina, si dua as lekët e xhiros së fundit, bli ndonjë makinë e mëso ti japësh, megjithëse moshën e harkuar që ke.. Taksisti ka punë plot, sepse fundja siç thotë Rama, është profesionist…

Të Lidhura

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Rëndësia dhe zbatimi i elementeve socialë në zhvillimin e empatisë në shkolla
Artikuj

Rëndësia dhe zbatimi i elementeve socialë në zhvillimin e empatisë në shkolla

2 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Gara për Bashkinë e Tiranës, Noka: Opozita po gjen një përfaqësues dinjitoz, ndryshe nga regjimi
Politikë

Gara për Bashkinë e Tiranës, Noka: Opozita po gjen një përfaqësues dinjitoz, ndryshe nga regjimi

28 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Hoxha: Menduam se gjyqtarët do t’i vriste mafia, ndodhi e kundërta
Aktualitet

Hoxha: Menduam se gjyqtarët do t’i vriste mafia, ndodhi e kundërta

11 Tetor, 2025

EMRAT/ PD zyrtarizon Vlorën dhe Beratin, ja 6 kandidatët për zgjedhjet lokale
Aktualitet

EMRAT/ PD zyrtarizon Vlorën dhe Beratin, ja 6 kandidatët për zgjedhjet lokale

11 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 11 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 11 Tetor 2025

11 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 10 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 10 Tetor 2025

10 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com