Një grua rreth 40 vjeçe është shumë konfuze për zgjedhjen e jetës së saj. Ajo u njoh me një burrë dhe e tradhtoi bashkëshortin prej 18 vitesh. Ndonëse e gjithë e vërteta u zbulua, gruaja nuk arriti të bënte një zgjedhje mes dashnorit të divorcuar e aventurier dhe babait të djalit të saj.
Për këtë, i ka dërguar në letër psikologes Deidre që ta këshillojë rreth vendimit, i cili mund ti ndryshojë jetën.
Letra: Marrëdhënia seksuale me dashnorin tim është aventurë e çmendur dhe shumë eksituese, kudo dhe kurdo. Nuk mund të heq dorë nga ai, por as nuk ndahem dot nga bashkëshorti im.
Unë jam 39 vjeçe dhe kam 18 vite e martuar me bashkëshortin tim. Ai është 44 vjeç dhe kemi një djalë 15 vjeç.
Ne jemi të lumtur dhe kemi një biznes bashkë. Por unë ndihem se jemi më shumë si miq bashkë. Seksi është bërë i mërzitshëm. Jam ndjerë kështu prej disa kohësh. U njoha me dashnorin tim një vit më parë gjatë një fundjave me shoqet e mia. Ai është i mrekullueshëm dhe mes nesh kishte kimi që në fillim.
Zbulova se ai ka qenë i martuar prej 15 vitesh dhe ishte lidhje e tmerrshme. Çuditërisht, ai jetonte vetëm një orë e gjysmë larg meje, kështu që ne nisëm të takoheshim. Brenda disa muajsh, ai tha se gruaja e tij do të largohej, ai do nxirrte shtëpinë në shitje dhe e gjitha kjo ishte një çmenduri.
Unë e lashë burrin 3 herë por u ktheva sepse ai nuk e përjetoi mirë. Biznesi ynë i komplikoi më shumë gjërat. Hoqa dorë nga justifikimet dhe i tregova për lidhjen time. Ai u tregua i kuptueshëm dhe tha që mendonte se unë kisha njohur dikë tjetër. Nuk donte të dinte detajet, por kërkoi ta harrojmë dhe të vazhdojmë bashkë.
Dashnori im është 42 vjeç dhe më ka thënë se nuk do të takohet më me mua nëse nuk ndahem nga bashkëshorti. Ai thotë se është aq i stresuar sa gati po sëmuret. As unë nuk jam më mirë. Nuk mund të ha, të fle apo përqendrohet dhe kam filluar të kem kriza paniku. Ose duhet të ndahem nga bashkëshorti ose të “fik” veten. Mua më mungon shumë dashnori im, jemi shpirtra binjakë.
Ndihem sikur një pjesë e imja mungon vetëm sepse ai nuk është në jetën time. A duhet të qëndroj në opsionin e sigurtë dhe të vazhdoj jetën që kam apo të rrezikoj për mashkullin që dua, pork am vetëm një vit që e njoh?
Deidre: Ti dhe dashnori yt nuk jeni në të njëjtën faqe. Ai ka vendosur shumë shpejt të ndahet nga gruaja, ndërsa ti nuk kuptoje cfarë doje të bëje. Edhe nëse do të ishit e gatshme për të vazhduar lidhje, dashnori yt të do të gjithën ose fare.
Si fillim, bëni një përpjekje të vërtetë me martesën tuaj. I detyroheni kaq bashkëshortit dhe djalit. Fakti që punoni bashkë, keni shumë punë dhe nuk keni kohë të luani mund të ketë shkaktuar jetë seksuale të mërzitshme.
Ndoshta edhe ti je fajtore në këtë mes. Mendo se si rreziqet mund të shkaktojnë pasoja më vonë.
/Ora News.tv/