InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Nga Sokol Gjoni: Timonieri fluturak

17 Nëntor, 2018
in Artikuj, Featured, InfoPress, Opinione, Politikë
A A
Nga Sokol Gjoni: Timonieri fluturak

Pasi ia arriti të merrte i vetëm “timonin” qeverisës, përmes mekanizmave kriminalë të shitblerjes së votës dhe të deformimit masiv të vullnetit të zgjedhësve shqiptarë, kryeministri Rama në sintoni të plotë me degradencën e tij karakteriale, ka organizuar të ashtuquajturat “dëgjesa publike” si formën më të shëmtuar të cinizmit dhe butaforisë që ofron qeverisja e tij.

Kjo platformë e komunikimit me qytetarët, përveçse produkt dhe stil i një deliranti që me populizma kërkon të ushqejë qytetarin e varfëruar skajshëm, është dhe këmbanë alarmi për premisat autoritariste që përpiqet t’i japë modelit qeverisës. Artifici i “dëgjesave”, në thelb është përpjekja për të fshehur krimin e shitblerjes së votave që përpiu standardin e zgjedhjeve, si dhe një lloj makijazhi që i bëhet fitores së 25 qershorit, e cila e damkos botërisht Ramën dhe shpurën e tij si zullumqarët e procesit zgjedhor.

Paçavuret që publikohen si “raporte dhe konkluzione të nevojave të qytetarëve të dala nga dëgjesat me publikun…”, janë akoma më shumë një tregues i krimit zgjedhor të kryer, çka nënkupton fushatën e kryeministrit, i cili nuk i adresohej qytetarëve me bilance qeverisëse, apo me nevojat e investimeve, por insistonte në marrjen i vetëm të “timonit”, duke orientuar falangat e tij në shërbim të qëllimit.

Kryeministri e ka kuptuar tashmë, se fitorja e tij me rezultat të paparashikueshëm, e ka dëmtuar në arenën botërore, duke zbehur ndjeshëm raportin e tij me kancelaritë e vendeve demokratike, të cilat gjithnjë kanë nënvizuar standardin zgjedhor si premisën e patjetërsueshme të çeljes së negociatave për në BE. Këtë definicion që sanksionohej në çdo tryezë, në takime bilaterale apo multilaterale, me qasje integruese për vendin, Rama e sfumoi në funksion të pushtetit të tij, duke rënduar pozitat e Shqipërisë në raport me kohën e çeljes së negociatave.

Fitorja e zgjedhjeve të 25 qershorit, në kushtet e manipulimit dhe deformimit substancial të vullnetit të qytetarëve, nuk e vë aspak në pozita të rehatshme kryeministrin, i cili, tashmë duhet të rropatet qytet më qytet për t’u mbushur mendjen qytetarëve se kanë bërë zgjedhjen e duhur.

I sforcuar dhe i kondicionuar nga delegjimiteti i garës së ndershme, Rama në turravrapin e tij prej kllouni, përmes “dëgjesave” me anëtarë dhe simpatizantë të PS-së, (të cilat për kozmetikë mediatike i emërton si publike), po jep një shfaqje kllouniade të mbështetur në filozofinë: “Çdo partia-e thotë populli, çdo populli-e bën partia”. Kësaj fraze reminishente, padyshim shqiptarët ia njohin konotacionet dhe nuk kanë pranuar të bëhen spektatorë të butaforisë së palaçomanëve, por në shpërfilljen e tyre lexohet pendesa e votës së dhënë në kushtet e joshjes financiare.

Rama, i cili udhëhoqi operacionin e shitblerjes së votës dhe, që me bekimin e tij u përdorën paratë e pista të kanabisit që e shndërroi Shqipërinë në prodhuesin kryesor të Evropës, ka tashmë mbi supe peshën dhe përgjegjësinë e zhbërjes së proceseve integruese të vendit, si dhe të zbehjes së ndjeshme të rolit të Shqipërisë në organizmat ndërkombëtare dhe në paktet strategjike. Të mendosh se kryeministri i vendit, me fluturime orgazmike, me retorika patetike, me klishe pa sens e logjikë qeverisëse, me cirkuistikë takimesh e përrallisjesh mund të fshehë krimin e blerjes së votave, është më shumë se një naivitet sehirxhinjsh, por provokim i paqëmtuar ndaj inteligjencës dhe integritetit të qytetarëve shqiptarë.

Kryeministri i vendit duhet ta lexojë me përgjegjshmëri të lartë rrënimin që i bëri standardit të zgjedhjeve, duke ofruar në bashkëpunim me opozitën garancitë e duhura kushtetuese për moscënimin e institucioneve demokratike të vendit, si dhe të konsolidojë mjetet e dialogut politik si premisat e duhura për kapërcimin e kësaj fshikullime që do të marrë nga institucionet ndërkombëtare që monitoruan dhe asistuan në zgjedhjet e 25 qershorit.

Të Lidhura

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve
Artikuj

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve

12 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025
Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje
Artikuj

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje

3 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Pamja e jashtme e presidentit të SHBA-së, ja pse Trump është gjithmonë kaq portokalli
Bota

Pamja e jashtme e presidentit të SHBA-së, ja pse Trump është gjithmonë kaq portokalli

21 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 21 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 21 gusht 2025

21 Gusht, 2025

Meriton Mjekiqi lirohet nga arresti, reagon për herë të parë pas skandalit
Show Biz

Meriton Mjekiqi lirohet nga arresti, reagon për herë të parë pas skandalit

20 Gusht, 2025

Netanyahu akuzon Macron-in: Po nxit antisemitizmin me njohjen e Palestinës
Bota

Netanyahu akuzon Macron-in: Po nxit antisemitizmin me njohjen e Palestinës

20 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com