InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Kim Mehmeti: Edi Rama si Linda Morina

17 Nëntor, 2018
in Artikuj, InfoPress, Lajme, Lifestyle, Politikë, Të ndryshme
A A

Shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti ndodhet në Tiranë për të promovuar veprën e plotë të tij të publikuar në 4 vëllime në panairin e librit.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Beti Njuma, Kim Mehmeti tha se shqiptarët në Maqedoni shpesh herë ndihen si popull pa atdhe. Ai u shpreh kritik ndaj kryeministrit Edi Rama të cilin e krahasoi me Linda Morinën, ndërsa politikanët e BDI-së i quajti kokëtula.

Kim Mehmeti:  Shqiptarët në Maqedoni nuk mund të pretendojnë kurrë më shumë se kaq përderisa kemi një Shqipëri si kjo dhe një Kosovë si ajo. Çdo pushtetar në Maqedoni e di se të faktorizohen shqiptarët në Maqedoni u duhet të kenë një mëmëdhe të etabluar. Sepse shqiptarët në Maqedoni shpesh herë ndihen si popull pa atdhe. Ndodhi Kumanova, rasti i “Mostrës”. Ambasadori i Shqipërisë është i fundit që reagon. Tirana nuk ka reaguar. Si reagoi Greqia kur ndodhi vrasja e Kacifas, u çuan në këmbë të gjithë. Erdhën këtu e varrosën.

Si reagoi Tirana kur ndodhi Mostra, apo vrasja e shqiptarëve atje?!

Që të jesh i fortë duhet të jesh i pastër, nuk është i fortë çdo njeri. Duhet të kesh çfarë të thuash.  Duhet të të mos të mbyllin gojën. Ty të rrëzohen aeroplanët që marrin drogën dhe më shet parime e demokraci. Kryeministri i mëdhëeut tonë është Linda Morina sepse më të rëndësishme ka spektaklin, veshjen, të merret me kazanin që edhe ai është gatim i atij kazani, se nuk don të shtrohen pyetjet e vërteta që janë: Ku shkon kjo shqiptari?! Pse kjo shqiptari ec e copëtuar. Unë e di që shqiptaria nuk mund të bëjë Shqipëri të madhe..

 

Por dhe faktori shqiptar brenda maqedonisë nuk është se e ka ndihmuar kauzën shqiptare?

Kur vjen kryeministri i Shqipërisë në Maqedoni shkon takohet me kryetarin e BDI-së e PDSH-së. Hanë një drekë në Shkup, një drekë në Tetovë dhe kthehet në Shqipëri se shqiptarët janë në rregull. Kur vjen Kryetari i Serbisë në Kosovë, takohet me zyrtarët që është rregull, takohet me një prift me intelektualët. Kur kryeministri i Shqipërisë ka ardhur në Maqedoni dhe është takuar edhe me ndonjë intelektual shqiptar që të informohet?

Maqedonia për kryetarin e BDI-së është vërtet parajsë. Nëse kërkon të punësohen 100 vetë ia punëson. Se Maqedonia më mirë paguan shtrenjtë 200 shqiptarë sesa 700 mijë shqiptarëve tu japësh hisen e vet. E kjo këtyre kokëtulave nuk u shkon ndër mend. E shohin ata jetojnë të gjithë mirë, kryesuesit e BDI-së dhe nuk shkojnë për tej nuk dalin në pjesën e shqiptarëve të Shkupit, rrinë në restorante ku është bukuria e Shkupit.  Të dalin ata ku jetojnë shqiptarët tronditen.

Kryesia e BDI-së janë aq të mençur sa kurrë nuk i çojnë atje, por në pjesën e bukur ku ushqimi është ushqim dhe çdo gjë është  shdërruar tek ne një spektakël të madh. Është duke u mbuluar e vërteta aq mirë sa më në fund edhe popullin e hutuam dhe ata nuk e dinë se ku qëndron e vërteta. A janë mushkonja apo aeroplana”

 

  

 

Të Lidhura

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026
Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026
Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026
Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.
Artikuj

Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.

16 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com