InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Nga Lirim Gashi: Përgjigje për disa pohime të gabuara Fatmir Limajt

13 Qershor, 2019
in Artikuj, Opinione
A A
Nga Lirim Gashi: Përgjigje për disa pohime të gabuara Fatmir Limajt

”Ndihma e NATO-s nuk e zbeh lirinë e Kosovës, liria i ka rrënjët në Prekaz.
Lufta dhe sakrifica jonë e drejtë për liri ka krijuar aleanca solidare të vlerave humane perëndimore të cilat kanë rezultuar me mbështetje ushtarake për çlirimin tonë nga robëria. Asnjë popull në histori përveç rusëve dhe britanikëve nuk ka arritur t’a çliroj vetveten pa ndihmën e dikujt tjetër”
. (Fatmir Limaj)

Lirim Gashi :

Nuk është e vërtetë që asnjë popull në histori përveç britanikëve dhe rusëve nuk ka arritur të çlirohet me forcen vetanake nga robëria dhe kjo gjysmë e vërtetë mund të demantohet lehtë përmes shumë shembujve historik që e dëshmojnë të kundërtën.

Hindusit e tubuar rreth Ghandit arriten të çlirohen nga britanezet madje edhe pa rezistencë të organizuar ushtarake, ndërsa ekzistojnë dhjetëra shembuj të tjerë në histori që e dëshmojnë të kundërtën e asaj që thua.

Është e vërtetë që ndihma e NATO-s nuk e zbeh luftën dhe sakrificën tonë të drejtë për liri dhe shtet të pavarur, mirëpo lirinë tonë të merituar dhe ekzistencen e shtetit tonë gjysmë të pavarur e të brishtë si djathi i dhies, jo vetëm që e zbeh, por edhe e rrezikon deri në themel zelli primitiv i komandantëve djersë dhe gjakpirës për sundim të përjetshëm, krim dhe plaçkë permanente, vrasje të kundërshtarëve politik, shtet rrënim të përsosur, korrupsion ekstrem dhe hajni të pandalshme.

Shumë popuj kanë bërë luftë dhe sakrificë të drejtë për liri që s’ka rezultuar madje as me kritikë verbale politike ndaj okupatorëve të tyre, e lëre më me bashkim të vlerave humane dhe demokratike perëndimore për përkrahje ushtarake.

Lufta dhe sakrifica e drejtë e popullit kurd për çlirim nga pis miletizmi tiranik, politik, policor dhe ushtarak turk, nuk ka rezultuar madje as me mbështetje verbale politike, e lëre më me përkrahje ushtarake nga Aleanca Euroatlantike, sepse perëndimit aq human, i ka mjaftuar ngjyrosja ideologjike marksiste e luftës së tyre të drejtë për liri, për të qënë indiferent dhe për të qëndruar duarkryqur para gjenocidit policor dhe ushtarak turk ndaj fëmijëve, grave dhe pleqve të pafajshëm kurd.

Kaq për vlerat selektive humane të perëndimit.

I nderuar Fatmir :

Natyrisht që sinonim i sakrificës dhe vetmohimit të pakrahasueshëm për liri është familja Jashari dhe Jerusalem i vuajteve shekullore të shqiptarëve në robëri Prekazi.

Mirëpo, ndihma e shpejtë e NATO-s për popullin e Kosovës ndërlidhet para së gjithash me :

A. Ndryshimin e kursit politik ideologjik, diplomatik dhe gjeostrategjik të rezistencës për liri në kohën e Ibrahim Rugoves, kurs ky që përshtatej me konceptin gjeopolitik dhe gjostrategjik të Aleancës Euroatlantike.

B. Me rrethanat e volitshme, apo të favorshme ndërkombëtare diplomatike, gjeopolitike dhe gjeostrategjike për Kosovën, pas rrënimit të murit të Berlinit, shthurjes së Bashkimit Sovjetik dhe gjenocideve të hordhive gjenocidale serbe që vepronin nën ombrellen e pushtetit nazist të Millosheviqit në Vukovar, Pakrac, Srebrenicë, Gorazhdë, Bjelinë dhe shumë qytete dhe fshatra të tjera anembanë ish Jugosllavisë.

C. Me krimin në Raçak dhe katastrofën humanitare biblike të popullit të pambrojtur shqiptar.

dhe

D. Me nevojën arsyetimit politik të ekzistencës së NATO-s, këtij përbindëshi të buxhetit euroatlantik, në kohën kur te shumica e taksapaguesve euroatlantik ishte rritur pakënaqësia për sasinë marramendëse të lekëve që përfundonin në buxhetin e Aleancës Ushtarake, prandaj mbizotëronte opinioni se ekzistenca e saj ishte bërë e panevojshme pas shthurjes së Bashkimit Sovjetik, Paktit të Varshaves dhe përfundimit të garës për armatim, gjegjësisht luftës së ftohtë ndërmjet armiqve ideologjik dhe klasor.

I nderuar Fatmir:

E vërteta gjysmake që e potencon vetëm heroizmin individual, familjar, farefisnor, klanor dhe regjional është egoiste, primitive, e padrejtë, neveritëse, anti njerëzore, anti humane, anti civilizatore dhe anti kombëtare.

Kjo gjysmë e vërtetë, nuk i ndihmon as familjes së nderuar Jashari, as popullit të Kosovës dhe as ruajtjes dhe zgjerimit të miqësisë së nevojshme me aleatet euroatlantik, sepse flet vetëm për anën pozitive dhe egoiste të medaljes.

Përkundrazi kjo e vërtetë gjysmake i ndihmon vetëm anës së errët të medaljes dhe e mshef mitin për lavdinë e rrejshme që ia kanë qëndisur vetvetes komandantat supermena, të cilët për shkak të meritave kinse superiore për çlirim, besojnë se kanë të drejtë me jetu në luksoz të përhershëm dhe marramendës si Lepa Brena, za sva vremena.

I ndihmon mitit për kumanirat që besojnë se kanë të drejtë me izolu dhe dënu popullin e tyre në karantinën e ebolles deri sa t’a ngopin me politikë korrupte, mafioze, diletante dhe anti kombëtare.

Me politikë e cila j’u lejon atyre gjithçka, e madje edhe vjedhje të votës së elektoratit.

A ka krim më të rëndë se sa vrasja dhe dhunimi i vullnetit të popullit?

Bëhet fjalë për kumanirat që për ” kaq pak merita ” në luftën për çlirimin e familjeve dhe popullit të tyre, besojnë se kanë të drejtë me shpërbly vetveten, me çdo dhuratë të mundshme dhe pamundshme dhe me çdo pasuri publike të tundshme dhe patundshme.

Populli i Kosovës është ngopur nga gjelat kekerez që krekosen dhe rrahin gjoks pa ndalur, për kinse heroizmin e tyre të pashoq, t’u i dhi pantollat n’ kallamoq.

Sikur kumanirat t’a respektonin dhe admironin me të vërtetë familjen e nderuar Jashari, ashtu siç gënjejnë sa herë që e marrin nëpër gojë, atëherë s’do e kishin vizituar asnjë herë memorialin përkujtimor në Prekaz, nga turpi për rezultatet nëntokësore të politikës së tyre mafioze, primitive, korrupte, diletante, plaçkitëse, anti emancipatore, anti njerëzore, anti kombëtare dhe shtet rrënuese, sepse pasojat e kësaj politike kanë krijuar varfëri, mjerim dhe egzod biblik.

Falë politikes dekadente të kumanirave të diplomuar nëpër kiosqe, shqiptarët janë shndërruar në nomadë dhe skllevër të Perëndimit, ndërsa jo vetëm kumanirat dhe familjet e tyre, por edhe shoferat e kumanirave janë shndërruar në milionerë të shumëfishtë, nga uzurpim i shtetit, korrupsioni marramendës, plaçka e prones publike, buxhetit, donacioneve, taksave, diplomave, tenderëve dhe aseteve të privatizuara shtetërore.

Nëse në këtë mënyrë çohet në vend amaneti i Shaban, Hamz dhe Adem Jasharit, atëherë kumanirat pis mileta nuk e meritojnë me qenë në pushtet, as në Bashkësinë Lokale të Gjylekarit.

Të Lidhura

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve
Artikuj

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve

12 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025
Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje
Artikuj

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje

3 Gusht, 2025

TË FUNDIT

”New York Times” zbulon bisedën e Trump me liderët e BE
Bota

”New York Times” zbulon bisedën e Trump me liderët e BE

17 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 17 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 17 Gusht 2025

17 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 16 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 16 Gusht 2025

16 Gusht, 2025

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu
Aktualitet

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu

15 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com