Genc Sejko ose i njohur ndryshe si ‘njeriu i memeve’, lajmëroi pak ditë më parë se ai dhe miqtë e tij do të ktheheshin në Shqipëri për të protestuar. Pak minuta më parë ai ka publikuar edhe datat e protestës organizuar nga shqiptarët e diasporës.
Me anë të një postimi në facebook, Sejko fton të gjithë shqiptarët që të bëhen pjesë e protestës në datat 28-29 dhe 30 Dhjetor ora 14:00.
Vetëm ka ditë më parë Sejko në një lidhje me ‘Skype’ ai tha se shqiptarët kanë me mijëra arsye për të protestuar, ndërsa theksoi se askush nuk duhet të largohet më nga vendi, por të bashkohen dhe të largojnë politikanët nga pushteti.
Ja postimi i Sejkos: