InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

BE e ka rrëzuar Ramën, tani është radha e opozitës

7 Qershor, 2019
in Artikuj, Opinione
A A

Gjatë gjithë muajve të krizës politike qeveria ka pasur një argument që e hidhte në tavolinë sa herë diskutohej largimi i saj. Logjika e qeverisë lidhej me faktin se pavarësisht atyre që thotë opozita, Bashkimi Europian mbështet qeverinë dhe reformat e saj. Vendimi i Komisionit Europian ishte mbështetja personale më e madhe që mori Edi Rama, duke arritur që të fshijë nga faqet e raportit krizën politike në Tiranë.

Sado e që një propagandë e tillë ishte jashtë realitetit, qeveria arriti të bindë një pjesë të opinionit se ndërkombëtarët madje janë kundër kësaj opozite që kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama. Argumente të tilla mund të vlenin disa muaj më parë, por jo sot.

Kancelarja Angela Merkel, sipas mediave gjermane, e ka rrëzuar përfundimisht çeljen e negociatave me Shqipërinë. Pavarësisht se nuk janë dhënë arsyet konkrete, mesazhi nga Berlini është i qartë, qeveria “Rama” nuk ka realizuar reformat për t’u afruar me Bashkimin Europian.

Vendimi i Gjermanisë vjen pas një deklarate të fortë të kreut të diplomacisë së Holandës,  Stef Blok, i cili tha dy ditë më parë se qeveria e këtij vendi nuk do të votojë çeljen e negociatave me Shqipërinë. Por jo vetëm që Holanda ka bllokuar integrimin, por në një vendim të paprecedentë ka kërkuar nga Komisioni Europian rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë. Mesazhi që i jepet qeverisë “Rama” është i qartë; s’ka realizuar kërkesat e BE dhe ka bërë hapa pas.

Veç Gjermanisë dhe Holandës, një kundërshtare e heshtur e integrimit të Shqipërisë është dhe qeveria franceze. Edhe pse nuk ka qëndrim zyrtar nominal për Shqipërinë, qeveria franceze dhe partitë kryesore të këtij vendi e kanë dhënë mesazhin se nuk do të hapen negociatat me Shqipërinë. Listës së këtyre vendeve i shtohen edhe Belgjika.

Janë të paktën pesë shtete që tashmë e kanë marrë vendimin dhe rrëzimi i çeljes se negociatave është vetëm çështje proceduriale. Franca dhe Gjermania janë dy shtetet që praktikisht drejtojnë unionin europian dhe nëse vota e tyre është jo, praktikisht qeveria “Rama” e ka rrëzuar gjithë Bashkimi Europian.

Qëndrimet që vijnë nga kryeqytetet e vendeve të BE këto ditë vlejnë më shumë se raporti i Komisionit Europian. Vlejnë më shumë edhe se deklaratat e ambasadorëve që bëhen në Tiranë ku i kërkohet qeverisë të shkojë në zgjedhje pa opozitën, duke e nxirë përfundimisht imazhin e një vendi ku qeveria vet voton, vet numëron dhe sigurisht vet fiton.

Por sado mbështetje që diplomatë të veçantë t’i japin qeverisë “Rama” duke e inkurajuar edhe në çmendurinë e zgjedhjeve pa opozitën, fakti është se politika zyrtare e këtyre shteteve e ka rrëzuar mazhorancën në Shqipëri. Dhe e ka rrëzuar për të gjitha ato arsye që opozita në Tiranë ka muaj dhe vite që proteston.

Me qëndrimin e  fundit të Gjermanisë, çdo mbështetje që i vjen nga zyrat e kancelarive dhe ambasadorë të veçantë Edi Ramës duhet parë vetëm si lobim personal Ramës dhe PS, por jo si qëndrime zyrtare. Sepse praktikisht gjithë vendet e BE e kanë rrëzuar “Rama” për të njëjtat probleme që opozita ka dalë në rrugë. Tani është radha e opozitës ta rrëzojë.

Të Lidhura

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”
Aktualitet

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”

5 Gusht, 2026

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve
Aktualitet

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve

2 Gusht, 2026

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”
Aktualitet

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”

1 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com