InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Këto shenja tregojnë se jeni helmuar nga ushqimi

24 Maj, 2019
in Artikuj, Shëndetësi
A A
Këto shenja tregojnë se jeni helmuar nga ushqimi

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Bakteret janë të paevitueshëm në çdo ushqim që njerëzit konsumojnë çdo ditë. Megjithatë, nëse njeriu nuk tregon kujdes në përpunimin, gatimin dhe ruajtjen e ushqimeve, këto baktere mund të shumëfishohen në atë masë sa të shkaktojnë sëmundje të ndryshme.

Parazitët, viruset, toksinat dhe kimikatet janë gjithashtu ndër ndotësit më të mëdhenj të ushqimit dhe shkaktarët më të përhapur të sëmundjeve. Sipas të dhënave te AgroWeb.org, një prej problemeve më të zakonshme që has njeriu nga këto baktere është helmimi nga ushqimi. Disa prej simptomave të helmimit nga ushqimi janë:

-Diarea
-Të përzierat
-Dhimbjet e stomakut
-Të vjellat
-Dehidratimi
-Ethet

Dehidratimi si pasojë e helmimit nga ushqimi shoqërohet edhe me:

-Marramendje dhe humbje ekuilibri
-Lodhje
-Etje të tepërt

Helmimi nga ushqimi varet nga organizmi, ekspozimi ndaj baktereve, mosha dhe shëndeti.

Grupet Më Të Rrezikuar Nga Helmimi Janë:
Të Moshuarit

Me kalimin e moshës, sistemi imunitar nuk përgjigjet mjaftueshëm shpejt ndaj organizmave infektues.

Bebet Dhe Të Miturit

Sistemi i tyre imunitar nuk është zhvilluar akoma plotësisht, ndaj sipas informacioneve të AgroWeb.org, ata janë më të prekshëm nga helmimi.

Njerëzit Me Sëmundje Kronike

Njerëzit që i nënshtrohen kimioterapisë dhe ata që vuajnë nga diabeti kanë një sistem imunitar më të dobët.

Gratë Shtatzëna

Shtatzania tjetërson sistemin imunitar dhe vështirëson luftën ndaj infeksioneve që mund të prekin jo vetëm shëndetin e nënës, por edhe të fetusit.

Çfarë Duhet Të Bëni Nëse Helmoheni nga Ushqimi
Pini Lëngje

Uji është i domosdoshëm për të parandaluar dehidratimin. Megjithatë, pirja e shpejtë e lëngjeve mund të përkeqësojë të përzierat dhe të vjellat. Ndaj pini ujë me gllënka të vogla gjatë disa orëve. Nëse mundeni pini ujë të ngrohtë, edhe këtë me gllënga të vogla.

Shmangni Konsumin E Medikamenteve Kundër Diaresë

Këto medikamente ngadalësojnë eliminimin e organizmave ose toksinave nga sistemi, ndaj duhen shmangur.

Kërkoni Ndihmë Mjekësore Nëse:

-E vjella vazhdon për më shumë se dy ditë.
-Diarea vazhdon për disa ditë.
-Temperatura rritet mbi 38 gradë.
-Keni vështirësi në ruajtjen e ekuilibrit.
-Ndiheni konfuzë dhe keni dhimbje të forta stomaku/AgroWeb

Të Lidhura

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026

TË FUNDIT

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset
Aktualitet

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset

28 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com