InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nga, Elona Caslli: Jemi edhe ne Z. Bochard!

22 Maj, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Nga, Elona Caslli: Jemi edhe ne Z. Bochard!

I nderuar Z. Bochard Në cilësinë e një qytetareje në Republikën e Shqipërisë, pasi lexova deklaratën tuaj, e cila trajton qartazi historikun dhe cilësinë e protestave në vend, krejt natyrshëm më duhet të nënvizoj faktin se në pasqyrimin tuaj mbi protestat në vend, mungonte një protestë, e cila ka më shumë se një vit që zhvillohet dhe kjo është protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në deklaratën tuaj, ju nënvizoni faktin se ka një ndryshim të qartë mes një fushate të vazhdueshme protestash paqësore, aktive, të sinqerta e vërtet popullore dhe një numri relativisht të vogël njerëzish, që sulmojnë policinë me kokteje molotovi dhe dëmtojnë pronën publike dhe private. Në optikën tuaj Z. Bochard , protestat e vazhdueshme dhe paqësore janë të denja për respekt dhe për vëmendje.

Do të kisha dashur, që të njëjtën optikë të kish patur edhe Kryeministri apo Kryebashkiaku i vendit tim. Protesta e Teatrit Kombëtar Z. Bochard zhvillohet çdo mbrëmje në sheshin e Teatrit. Në atë shesh të vogël, fjala takohet me fjalën dhe mendimi shkëmbehet me mendimin. Kushdo është i lirë të flasë në atë shesh. Ai shesh është i gjithkujt dhe i askujt njëkohësisht.

Kjo protestë e vazhdueshme dhe paqësore- siç do të shpreheshit ju Z. Bochard, nuk e ka penguar aspak Kryeministrin e vendit tim të krijojë një ligj të posaçëm për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ky ligj u rrëzua dy herë nga Presidenti Z. Ilir Meta pasi binte ndesh me Kushtetutën e vendit dhe nuk u votua dy herë nga opozita që asokohe gjendej në parlament. Deputetët e pozitës, ngritën kartonin për votimin e këtij ligji në parlament dhe plot dy herë shkelën Kushtetutën në vend.

Kjo protestë e vazhdueshme dhe paqësore- siç do të shpreheshit ju Z. Bochard nuk e ka penguar aspak Kryebashkiakun në detyrë të grabisë shkronjat mbi Teatrin Kombëtar. Artistët dhe qytetarët, që mbrojnë Teatrin Kombëtar, mblodhën shumën e nevojshme të të hollave për t’i rivendosur këto shkronja dhe falë kontributit të tyre, shkronjat sot gjenden mbi atë godinë.

Kjo protestë e vazhdueshme dhe paqësore- siç do të shpreheshit ju Z. Bochard – nuk e ka penguar aspak Kryeministrin dhe Kryebashkiakun në detyrë, të nënvizojnë vullnetin e tyre të hekurt për të shembur jo vetëm godinën e Teatrit Kombëtar, por edhe shumë godina të tjera në qytet, të cilat kanë një rëndësi historike.

Së fundmi Z. Bochard ju vini theksin tek fakti se- Demokracia është më e mirë nëse qeveria kontrollohet dhe sfidohet vazhdimisht nga një ekip i plotë lojtarësh legjitimë: organizata dhe aktivistë të shoqërisë civile; media vërtet të lira dhe dinamike; institucione të pavarura; komisione parlamentare. Do të isha krejt hipokrite nëse nuk do të mbështesja përcaktimin tuaj të saktë mbi demokracinë e shëndetshme në vend dhe mbi të gjitha elementin e lirisë së mediave.

Protesta e vazhdueshme dhe paqësore e Teatrit Kombëtar- siç do të shpreheshit ju Z. Bochard , e cila ka më shumë se një vit që zhvillohet, për një “ rastësi të mbrapshtë” nuk konsiderohet e denjë për hapësirë dhe vëmendje nga mediat shqiptare.

Duke e vlerësuar paraprakisht leksionin tuaj të vlefshëm lidhur me demokracinë e shëndetshme në vend, mendoj se ky leksion duhet të përcillet fillimisht në vëmendjen e Kryeministrit, i cili në ndryshim nga ju, nuk kultivon një ndjeshmëri kaq të lavdërueshme ndaj protestave qytetare dhe të vazhdueshme.

Post Scriptum- Ju falënderoj! Sinqerisht Elona Caslli

Të Lidhura

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026

TË FUNDIT

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Aktualitet

Nga zhurma te faktet: Terreni dhe institucionet konfirmojnë rolin pozitiv të “Beralb” në Pukë

21 Prill, 2026

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com