InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Perëndimi e ka braktisur Edi Ramën

21 Maj, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
40 sekondat e videos që mundën Edi Ramën

Nga, Red Varaku

Edi Rama po përpiqet të japë imazhin e një njeriu të pakompleksuar dhe madje shpesh shfaqet cinik me situatën ku ndodhet vendi. Sipas tij, vendi vazhdon i qetë rrugën drejt integrimit evropian dhe as që bëhet fjalë për një krizë. E vetmja që po kalon krizë, deklaron ai, është opozita e bashkuar.

E vërteta është se, kriza është ulur këmbëkryq në çdo familje shqiptare prej 2017 dhe që nga momenti i djegjes së mandateve, vendi po shkon drejt një përplasjeje të sigurtë. Kjo e ka transformuar Ramën tërësisht, sepse e lidh atë pikërisht me atë që nuk do të donte kurrë të lidhej. E lidh me njeriun që është gati të djegë Shqipërinë për pushtet. E bën të ngjashëm pikërisht me mitin e sajuar mjeshtërisht prej tij kundër njeriut, që është përpjekur të sfidojë fort gjatë gjithë jetës së tij, Sali Berishën. Por, që kurrë nuk mundi as t’i afrohet sadopak .

Tashmë çdo ditë që po kalon , gjithmonë e më shumë, në sytë e shqiptarëve, po i ngjan portretit të ’Berishës’, që me aq djallëzi e kishte pikturuar në mendjet e njerëzve. Kjo e kompromenton shumë figurën e tij në sytë e socialistëve, opinionit publik dhe atij ndërkombëtar. Karma.

Në çdo konferencë ai nuk ngurron ta fshehë zemërimin dhe cinizmin për Lulzim Bashën. Ai dinakërisht përpiqet ta shoqërojë emrin e Lulzim Bashës me Monika Kryemadhin, ( për shkak seLSI kishte qenë pjesë e koalicionit qeverisës) për ta delegjitimuar sado pak misionin e kryetarit të opozitës në sytë e opinionit publik.

Por, pas çdo përpjekjeje ai nuk arrin ta fshehë dot nervozizmin e tij, me djaloshin që e mundi kur ai ishte në kulmin e lavdisë së tij, madje edhe në vitin kur në bulevard, si pasojë e papërgjegjshmërisë së tij, mbetën të vrarë katër njerëz, gjakun e të cilëve e përdori për të firmosur kapitullimin e tij përballë LSI në vitin 2013.

Ndërkohë, mesazherët perëndimorë me ç’ duket kanë filluar të trokasin në zyrën e Ramës. Ata tashmë e konsiderojnë atë përgjegjësin kryesor për situatën e krijuar si dhe përgjegjësin kryesor për mbajtjen e vendit në një krizë permanente prej zgjedhjeve të vitit 2017. Dështimi i hapjes së negociatave për të disatën herë është një tregues i qartë i qëndrimit kokëfortë të evropianëve.

Ajo që është me e dukshme, janë konferencat e njëpasnjëshme për shtyp, takimet e stisura me kandidatët për bashkinë që duam,me të cilat sikur kërkon të shfajësohet para shqiptarëve duke ia hedhur gjithmonë fajin opozitës dhe Lulzim Bashës, për greminën ku po shkon vendi, a thua se ai si kryeministër i vendit është krejt i pastër dhe nuk ka asnjë përgjegjësi.

Pas publikimeve të njëpasnjëshme të mediave më në zë të botës si Zëri i Amerikës, Bild etj presioni i Perëndimit është shtuar ndjeshëm. Ai ka filluar të japë efektet e tij. Edhe më naivët e kanë të qartë se kush qëndron pas tyre. Vëzhguesit e kujdesshëm të sjelljes së Ramës e kanë vënë re ndryshimin e menjëhershëm në qëndrimin e Ramës, sidomos pas dy protestave madhështore të 11 dhe 13 Majit.

Problemi më i madh i Ramës është se miti që Rama ka mbështetjen e perëndimorëve po bie. Berlini, Parisi, Amsterdami vazhdojnë të godasin pamëshirshëm në fytyrën plastike të qeverisë shqiptare. Është në fakt hera e parë që Berlini ka dalë kaq hapur dhe vendosmërisht kundër qeverisë socialiste.

Nëpërmjet delfinëve të tij, ai po kërkon një marrëveshje tjetër me Bashën ashtu si në vitin 2017, por kësaj rradhe ai e ka të qartë që presioni ndërkombëtar, do të bjerë mbi të. Sepse, tashmë edhe ndëkombëtarët e kanë të qartë që ai është një partner i pabesueshëm. Ai është në kërkim të një ‘pazari’, por kësaj here jo më për të ruajtur karrigen e tij, por për të ruajtur ‘kokën’ e tij.

Të Lidhura

Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale
Opinione

Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale

15 Dhjetor, 2025
PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri
Opinione

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri

14 Dhjetor, 2025
Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite

28 Nëntor, 2025
Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”
Opinione

Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”

26 Nëntor, 2025
Opinion/ Kur bien maskat…!
Opinione

Opinion/ Kur bien maskat…!

24 Nëntor, 2025
A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 16 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 16 dhjetor 2025

16 Dhjetor, 2025

Horoskopi, 16 dhjetor 2025
Horoskopi

Horoskopi, 16 dhjetor 2025

16 Dhjetor, 2025

Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale
Opinione

Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale

15 Dhjetor, 2025

Horoskopi i ditës, e hënë, 15 dhjetor 2025
Horoskopi

Horoskopi i ditës, e hënë, 15 dhjetor 2025

15 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com