InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Nga, Elona Caslli: Idividualiteti nuk e njeh përkatësinë

14 Maj, 2019
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A

Individiualiteti, ajo terësi e veçorive karakteristike dhe e tipareve të veçanta, që e shquan një individ nga një tjetër, apo një grupim individësh nga në një grupim tjetër, nuk e njeh përkatësinë.

Individualiteti nuk i përket kujt, veçse brendisë së tij.

Kryetari i Opozitës, në fjalimin e tij, në protestën përballë Kryeministrisë, u tregua tejet i kujdesshëm për ta nënvizuar individualitetin e Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit duke mos e paraqitur si pjesë përbërëse të opozitës, por si grupim që i bashkohet protestës së Opozitës.

Duket se ky kod etik, nuk respektohet nga një shumicë njerëzish, të cilët duan domosdoshmërisht ta brendësojnë Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit në strukturën e Opozitës, duke anashkaluar faktin se sheshi i Teatrit Kombëtar ka mirëpritur këdo dhe kurdo dhe mendimin ndryshe e ka parë si motiv për t’u bashkuar dhe jo si motiv për t’u ndarë.

Djegien e mandateve nga Kryetari i Opozitës, personalisht e kam parë si akt shprese dhe aspak si akt dëshpërimi.

Ligji mbi Teatrin Kombëtar nuk u votua dy herë nga Opozita dhe u rrëzua dy herë nga Presidenti i vendit.

Ndonëse ky ligj binte ndesh me Kushtetutën e Vendit, ai u votua dy herë nga Deputetetët e Partisë Socialiste.
Përballë një Kryeministri që argument të së drejtës ka vetëm numrat, qëndrimi i opozitës në Parlament, do të ishte veçse një bashkëpunim për të zyrtarizuar një diktaturë moderne, e cila përmbush çdo ëndërr të Kryeministrit dhe të Kryebashkiakut në detyrë.

Pas mesnate, vidhen shkronjat mbi Godinën e Teatrit Kombëtar, ku u pa qartazi se ishte pikërisht dora e Kryebashkiakut që kishte kryer një veprim të tillë.
Ndërkohë përballemi me dy deklarata kontradiktore me njëra-tjetrën. 
Drejtori i Teatrit Kombëtar deklaron se shkronjat nuk ishin vjedhur.
Ministrja e Kulturës deklaron se shkronjat mbi godinën e Teatrit Kombëtar ishin hequr sepse mund të krijonin dëme në njerëz.
Kushdo që ka një minimum kulture institucionale, e di fort mirë se para se të ndërmerret një hap konkret në një institucion, dërgohet një shkresë zyrtare, ku institucioni qeverisës informon institucionin vartës për hapin në fjalë.
Ndërkohë nuk ekziston asnjë shkresë e tillë zyrtare për sa kohë Drejtori i Teatrit Kombëtar e mohon heqjen e shkronjave.

Shkronjat mbi godinën e Teatrit Kombëtar u rivunë me kontributin e artistëve dhe të qytetarëve, të cilët mbështesin Kauzën e Teatrit Kombëtar.

Z. Arben Malaj ka qenë një nga qytetarët që dha kontributin e tij për rivendosjen e shkronjave. U mirëprit prania e tij dhe fjala e tij në Sheshin e Teatrit Kombëtar. Ish deputetë të opozitës ishin të pranishëm ditën kur u vendosën shkronjat.

Ndërkohë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka menduar edhe instalimin e kamerave pranë Godinës së Teatrit Kombëtar, në mënyrë që heqja e shkronjave mos të përsëritet më.

Situata është kthyer së prapthi – Nëse dikur Shteti kishte nën vëzhgim qytetarin që të mos vidhte, tani një qytetar do të ketë nën vëzhgim Kryebashkiakun që të mos vjedhë.

Nuk duhet domosdoshmërisht t’i përkasësh Opozitës, për të protestuar përballë Kryeministrisë.
Duhet t’i përkasësh veçse dëshirës dhe vullnetit për përgjegjësi dhe dinjitet qytetar.

Nuk duhet domosdoshmërisht t’i përkasësh Opozitës për të vizituar në spital një njeri që dhunohet barbarisht nga policia se proteston.
Shkopinjtë e gomës mbi Z. Dollapi nuk janë veçse dhuna e ushtruar mbi një individ të vetëm.

Kush e ka ende të gjallë shqisën e gjykimit , është i ndërgjegjshëm se shkopinjtë e gomës janë të pranishëm në të përditshmen e çdo shqiptari të ndershëm.

Shkopinjtë e gomës janë të pranishëm tek çdo njeri që dhunohet sistematikisht nga Policia Bashkiake vetëm se shet buzë një trotuari.

Shkopinjtë e gomës janë të pranishëm tek çdo shqiptar që rreket të gjejë apo të kërkojë të drejtën e tij.
Shkopinjtë e gomës janë të pranishëm tek faturat që çdo shqiptar paguan në fund të muajit.

Shkopinjtë e gomës janë të pranishëm në kurrizin e gjithë qyetarëve të Tiranës, teksa Kryebashkiaku mbjell një kullë çdo muaj në qytet.

Ndaj kur të gjykoni, shkoni përtej një emri dhe një situate të caktuar dhe mbërrini tek fenomeni që ky emër apo kjo situatë përfaqëson.

Të heshtësh përballë një situate të tillë do të thotë që me vullnet të plotë të firmosësh dënimin me vdekje të demokracisë në vend.

Post Scriptum- Përgjegjësia dhe dinjiteti qytetar nuk janë përkatësi, përkundrazi janë individualitet .

Fotografia e Elona Caslli
Fotografia e Elona Caslli

Të Lidhura

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026
Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026
“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026

TË FUNDIT

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com