InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Edi Rama në ‘fejsbukin’ përçmues të historisë

13 Maj, 2019
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A

Nga Desada Metaj

I zbehtë, i stërzgjatur dhe përsëritës, me imagjinatë të kufizuar dhe fjalorin e kufizuar si të një militanti socialist, Edi Rama u shfaq sot, një ditë pas protestës së opozitës, duke kërkuar që së paku ta besojnë dhe ta mbështesin votuesit e tij besnikë.

Ndërsa kundërshtarët politikë gëzojnë sa herë kryeministri i “rilindjes” shfaqet me taborrin e dobësive të tij në të tilla konferenca, ndërsa mbështetësit e tij e mëshirojnë dhe i përkthejnë dobësitë e tij si shprehje të qytetarisë, Edi Rama vijon të bëjë atë që më së miri ka zhvilluar këto vitet e fundit: të përçajë dhe polarizojë në skaje, duke e çuar ndarjen politike dhe krahinore të shqiptarëve në nivelet e vitit famëkeq 97.

22 vjet më vonë, për të arritur këtë përcarje, nuk ka nevojë as të hapësh depot dhe as të armatosësh njerëzit. Në një vend që varfërohet çdo ditë, ku skandalet qeveritare miliona euroshë zhvlerësohen dhe harrohen në pak ditë, ku drejtuesit e prokurorisë nuk druhen fare të shfaqen publikisht si vartës të Kryeministrit, ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe kriminelët janë në garë force me njëri-tjetrin nuk është fare e vështirë t’i hedhësh benzinë zjarrit të dasive shoqërore e politike, të cilat djegin e dëmtojnë më shumë shishet molotov të opozitës apo gazi i Lleshit.

Në këtë shoqëri të ndarë, mes qytetarëve të acaruar me papërgjegjshmërinë, padrejtësitë dhe propagandën e qeverisë dhe atyre të tjerëve që duan të ruajnë vendin e punës dhe privilegjet e vogla të pushtetit, Kryeministri ka zgjedhur të jetë në anën e këtyre të fundit.

Këta ai i shpalli sot si shoqëria që nuk do dhunën, si qytetarë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm, përballë pjesës tjetër, e cila për shkak se proteston përballë zyrës së tij, nuk është gjë tjetër veçse një turmë vandale, që meriton gazin lotsjellës dhe që duhet të luftojë, siç thotë ai, për karriget e Lulit dhe Monës.

Me këtë mënyrë djallëzore, Edi Rama po përpiqet që pakënaqësinë popullore ndaj tij ta kanalizojë në lumin e dhunës dhe antiqytetarisë, duke rritur hendekun, inatin dhe përplasjet mes atyre që nuk u është prekur (ende) interesi nga qeverisja dhe të tjerëve që u ka shkuar thika në palcë dhe që di dje, edhe sot e nesër do dalin të protestojnë sërish edhe më të mllefosur nga gjuha përçarëse e Kryeministrit.

Është ky njeriu që kur erdhi në pushtet e shpalli veten udhëheqësin e ri, ndryshe, të gatshëm të lëshonte pushtet për të ndërtuar shtet, i cili në dëshirat e tij të fshehta ëndërronte të udhëhiqte të gjithë kombin e bashkuar dhe si i tillë të zinte vend në tryezat e udhëheqësve globalë që diskutojnë probleme mbarëbotërore.

Ky njeri tashmë ja ka dalë të përçajë kombin dhe të polarizojë skajshëm një shoqëri të keqndërtuar dhe keqmësuar përgjatë një epoke të errët komuniste dhe tranzicioni pa fund.

Me këtë sjellje politike, me etiketimin përqeshës “fejsbuki” për veriorët, Kryeministri i Shqipërisë u soll sot si shefi lokal i ndonjë dege periferike të PS, duke treguar përçmim për ata që që nuk flasin shqipen e detyrueshme të partisë së dikurshme mëmë dhe nuk kanë “rafinimin” e elitës së pasuruar me djersën dhe vuajtjet e popullit.

I mbyllur në zyrat dhe sallonet e rezervuara për qeveritarët, Edi Rama përdor ende sistem referimi të keqen e të shkuarës, duke krahasuar çdo protestë të opozitës së sotme me 21 janarin 2011.

Thuajse 7 vjet në pushtet, ai ende nuk ka mundur të prodhojë, madje as të sajojë ndonjë ngjarje më entuziaste apo vepër të dobishme, të cilën ta përdorë si krahasim pozitiv sa herë opozita shkel vijën e kuqe përballë zyrës së tij në Kryeministri.

Sistemi i krahasimit me ditën më të keqe të kundërshtarit, tregon dështimin e një qeverisje që s’ka prodhuar asgjë me të cilën të mburret në ditën e saj të përballjes me revoltën e të pakënaqurve.

Sot, Edi Rama mund të dukej në ditën e tij jo të mirë, mund të ketë shfaqur dobësitë njerëzore dhe politike që dhe paraardhësit e tij nuk i kanë fshehur dot, por as në këtë ditë ai nuk arriti dot të fshehë përbuzjen për ata që protestojnë ndaj tij—për qytetarët që nuk e kanë votuar, nuk e kanë dashur e ndoshta dhe për ata që gjatë rrugës kanë kuptuar se të shkruash, flasësh apo pikturosh (bukur) nuk të mbron dot nga ndikimi i Ndokës, Gjushit apo banditëve që të janë bërë bashkëpunëtorë tê afërt.

Një politikan që ka 21 vjet në politikë dhe një Kryeministër që do të qëndrojë gjatë në majë, duhet ta kishte mësuar se njerëzit falin e justifikojnë shumë gjëra, edhe varfërinë, por jo përçmimin dhe trajtimin si njerëz pa vlerë.

Komentuesit që ankohen në “fejsbukin” e tij janë njerëz të vërtetë dhe përçmimi e shpërfillja ndaj halleve të vërteta të tyre i ka çuar ata tek dera e zyrës së tij dhe shpejt ata mund ta nxjerrin që andej. Ajo ditë do të jetë çasti kur historia do ta fillojë ta përçmojë përgjithmonë.

Të Lidhura

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026
Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026
“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026

TË FUNDIT

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com