InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Pashkët, kuriozitete lidhur me festën e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë

21 Prill, 2019
in Artikuj, Kuriozitete, Lifestyle
A A
Pashkët, kuriozitete lidhur me festën e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë

Pashkët janë festat në të cilat të krishterët festojnë Ringjalljen e Jezusit: është një festë “e lëvizshme”, do të thotë që bie në ditë të ndryshme në varësi të vitit dhe me dallime mes kalendarit katolik, ortodoks dhe hebre.

Me rastin e këtyre festave, që janë gjtihmonë në pranverë, zhvillohen rituale shoqëruese, zakone fetare dhe popullore, disa të përhapura, të tjera më të rralla dhe më kureshtare, për të cilat ne shpesh nuk e kujtojmë më kuptimin dhe origjinën: le të rishikojmë traditat më të afërta me ne dhe ato më të veçanta .

DATA – Data e Pashkëve llogaritet në bazë të kalendarit hënor dhe kjo ndryshon sipas viteve. Për katolikët gjithmonë bie të dielën, sepse, sipas ungjijve, Jezu Krishti u ngrit ditën e parë pas të shtunës. Në veçanti, Pashkët bien të dielën e parë pas hënës së parë të plotë të pranverës: duke qenë se pranvera fillon me ekuinoksin, më 21 mars, festa mund të bjerë midis 21 marsit dhe 25 prillit, varësisht nga viti.

Pashkët ortodokse dhe ajo e kishave orientale është llogaritur sipas kalendarit Julian dhe jo sipas kalendarit gregorian të përdorur nga katolikët, kështu që dy datat pothuajse nuk përkojnë kurrë. Pashka feston kalimin e popullit të Izraelit nga skllavëria e Egjiptit në lirinë e Tokës së Premtuar: fjala hebraike Pesach do të thotë “kalim”.

VEZËT- Janë simbol i lindjes dhe rrjedhimisht i kalimit në një jetë të re. Sipas traditës, zogu që del nga lëvozhga është një metaforë që përshkruan Jezusin në aktin e zbulimit të Varrit në kohën e Ringjalljes. Vezët që nga kohët e lashta, me formën e tyre të përsosur, janë simbol i bashkimit të tokës dhe qiellit ose të katër elementeve (ujë, ajër, tokë, zjarr). Si një guaskë që mishëron jetën, janë shenjë e rilindjes së pranverës: vezët rishfaqen në tryezë në ditën e Pashkëve pas periudhës së pendesës Kreshmore. Zakoni i sjelljes së vezëve artificiale si një dhuratë daton në Mesjetë dhe në klasat fisnike: përdoreshin materiale të çmuara si ari dhe argjendi, ndërsa vezët e para me surpriza brenda janë krijuar nga argjendi francez Peter Carl Fabergé në fund të shekulli të XIX të porositura nga carët të Rusisë.

Vezët e çokollatës u shpikën në vend në mes të shekullit të XVIII nga shefët e çokollatave të Francës dhe Gjermanisë. Në fillim vezët ishin plot, me përpunimin e teknikës së përpunimit, u bënë të zbrazura, për të fshehur brenda një surprize.

QENGJI DHE KECI- Zakoni i ngrënies së qengjit dhe mishit të kecit vjen nga spiritualiteti hebre. Me rastin e Pashkëve, populli i Izraelit, në skllavëri në Egjipt, morën urdhrin nga Zoti për t’u mbledhur në familje dhe për t’u mbyllur në shtëpi, pasi kishin shënuar derën me gjakun e një qengji ose një keci të ofruar në sakrificë dhe të konsumuar për darkë. Në natën, Engjëlli i Zotit vrau të gjithë fëmijët e lindur të parët në mbretërinë e Egjiptit, njerëz ose kafshë, përveç atyre që strehoheshin në shtëpitë e shënuara me gjakun sakrifikues. Të nesërmen faraoni, gjithashtu i privuar nga djali i tij i madh, i dha Moisiut leje për t’u larguar me njerëzit e tij në Tokën e Premtuar.

LEPURI I PASHKËS– Është një simbol i lashtë i pranverës me origjinë pagane, që i përket kulturave anglo-saksone dhe gjermane. Tradita ka lindur në shekullin e XV dhe nga Europa u zhvendos në Shtetet e Bashkuara, ku është e përhapur. Kjo kafshë fantastike dhe disi e vogël, simboli i pranverës dhe pjellorisë, tradicionalisht sjell një dhuratë për fëmijët si një shportë me vezë të ngjyrosura, por i përhap në të gjithë kopshtin, duke i fshehur pak kudo. Është detyrë e fëmijëve, në mëngjes të Pashkëve, që të shkojnë në gjueti dhe t’i marrin ato. Është e njohur “Gara e vezëve të Pashkëve” që festohet të hënën në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë në Uashington në shoqëri të Presidentit dhe Zonjës e Parë.

TRADITA KURESHTARE- Në Gjermani dhe Alsazia, krijohen pemë të vërteta të Pashkëve, të zbukuruara me vezë të pikturuara, ashtu si në Krishtlindje ne përdorim sfera të shkëlqyera./atsh/

Të Lidhura

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi
Lifestyle

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

16 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026
Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?
Artikuj

Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?

12 Mars, 2026

TË FUNDIT

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026

Horoskopi ditor, e Diel 22 Mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, e Diel 22 Mars 2026

22 Mars, 2026

“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!
Bota

“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!

22 Mars, 2026

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë
Show Biz

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë

21 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com